Andi Bushati: LSI po bën lojë qesharake me PS-në, që të shkojë me qetësi dhe dashuri në zgjedhje

29 Mars 2017, 18:04Politika TEMA

Andi Bushati e sheh me skepticizëm lojën që sipas tij, po bën aleati i Edi Ramës në qeveri, Ilir Meta, kur e ndajnë pak kohë nga dita kur duhet të vendosë për koalicionin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Bushati thotë se kjo parti është bërë qesharake me deklaratat e saj kontradiktore.

“Këtej regjistrohet që të futet në zgjedhe, nga ana tjetër bën sikur nuk do futet në proces pa opozitën.

Kemi një deputet të LSI që thotë do shkojmë me Ramën dhe tjetri do dalim më vete.

Pra vazhdojnë një lojë, një farsë jo vetëm që po bëhet qesharake, por edhe ne që e komentojmë rrezikojmë të kthehemi në qesharakë”, tha ai.

Sipas tij, çfarëdo vendimi të marrë kjo forcë për koalicionin, qëndrimet e saj shpeshherë kundër Ramës tregojnë se janë të kundërt.

“Problemi është që as vendimi i 18 prillit nuk i shpëlan gjithë zigzaget që ka pasur gjatë kësaj periudhe.

Ka thënë reforma në arsim ka dështuar, vendi është mbushur me kanabis, ka bllokuar ligjin e plehrave.

Pra ka treguar që është kundër Ramës.

Pikëpyetja që ngrihet është pse duhet të jenë bashkë kur qenkëshin kaq të kundërt?

Sido që të vendosë është vonë 18 prilli që LSI të bëjë të virgjërën”, sqaroi analisti.

Bushati shtoi se, mesazhet e fundit të LSI-së askush nuk është gjendje t’i dekriptojë.

“Duke qenë parti klienteliste, qëndron mes dy të mëdhenjve, LSI nuk do nga pikëpamja politike të marrë goditje të forta as nga njeri krah, as nga tjetri, ndaj bën këtë lojën njëherë e shkel syrin majtas, njëherë djathtas, që të shkojë me qetësi dhe dashuri në zgjedhje”, shton analisti.

7 komente në “Andi Bushati: LSI po bën lojë qesharake me PS-në, që të shkojë me qetësi dhe dashuri në zgjedhje”

  1. Drejtësia says:

    Plasët o bajgë e ndyrë që ta prishni koalicjonin.Mendo për një çast o ndyrësirë që të kthehet ai krimineli në pushtet,Ti dhe shokët e tu në Vain të Lezhës do përfundonit e sdo dilnit të gjall më andej.
    Ptuuuuu rrac endyrë.

  2. LORA says:

    Bushat ,me dhimbseni vertet qe nuk e dekriptoni dot nahijen LSI-ste.
    Une e quaj kete (konstatimi I juaj eshte I sakte ) nje pasoje te lezetshme per publikun,shkaktuar nga trokitjet in advance te Vetting-ut.
    Do te kete edhe shume pirueta te reja kurvlliku te integruar ,qe do t’i paraprijne dites se nisjes se produktit te besueshem dhe te matshem te Vetting-ut dhe procesit te reformimit qilizme ne drejtesi.
    Keshtu Andush,edhe juve u duhet nje stervitje ekstra per dekriptimin e hudhjeve pupthi (me qetesi,,,por pa dashuri ) ne nahijen LSI-ste.
    Tung Andi.

  3. Suzana says:

    E vetmja here qe me je dukur serioz dhe Objektiv Bushat. Keshtu duhet te jesh. Bravo…!!!!

  4. fida says:

    Ministri i bujqesise i LSI,ministri i pyjeve dhe ambientit i LSI,ministri i Transportit i LSI.Bile prej 8 vjetesh.Zv.minister i arsimit i LSI.Atehere kush eshte pergjegjes per kanabizimin transportimin dhe perdorimin e ketij kanabisi,vec LSI.Mund te na e thote kokmadhi dhe kryemadhja kush eshte pergjegjes vec atyre

  5. Kris says:

    O Bushat ! Po kush ju mbeshtet pervec Bashes dhe Berishes! Kellira! Qesharake jeni edhe pa analizuar! Kush ju ka dhene juve te drejten te analizoni! News24 apo Berisha?! Apo “Romeo Zeni”?

  6. timo says:

    O Bushat ti ke kohë që je bërë qesharak por ti po e kupton me vonesë.

  7. Treviso says:

    Zoti Bushati, Partia prostitute ka henger me dy luge dhe tani do haje me tre luge. Sa simpatizante i ka marre PS duke i ofruar vende pune te rendesishme. Ajo shkelja e syrit te prostitutes eshte qe te marre votat e simpatizanteve te partise Demokratike. Simpatizantet e partise Demokratike duke pare partine e tyre te shkaterruar dhe pa prespektive do votojne per prostituten, duke menduar se do perfitojne diçka. Partia Socialiste ka punuar keq me simpatizantet e saje dhe nuk ka mbajtur qendrim ndaj prostitutes kur ka qene nevoja. Partine Socialiste e ka helmuar aq shume Prostituta sa ka per ta pare me 18 Qershor rezultatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje