Batha para Skënderbeut. Nuk vendos titullin

29 Mars 2017, 18:04Sport TEMA

Partizani – Skënderbeu, një supesfidë titulli ku vlerësohet në maksimumim cdo detaj. Shqetësimi i vetëm në kampin e të kuqve i përket mungesës së Mentor Mazrekajt  për tretën ditë radhazi në stërvitje për shkak të dhimbjeve në këmbë, por rikthehen në dispozicion të Starovës Gëzim Krasniqi dhe Idriz Batha, që për arsye dëmtimi munguan në fitoret  me Flamurtarin dhe Korabin. Më shumë muskuj në fushë, aq të vlefshëm përballë një ekipi me cilësi si Skënderbeu. Edhe pse e ka patur të paumndur të japë kontribut në fushë në dy takime radhazi, mesfushori 25-vjecar ndien se ka thënë kontribut edhe si tifoz i zjarrtë i Partizanit.

“Dëshirën e kam patur të madhe për të qenë në fushë, por kam qenë në krah të skuadrës si tifoz. Emocionet janë të forta si kur luan ashtu edhe kur i jep zemër skuadrës në tribunë.”

Ndaj kampionëve në fuqi, fitorja vlenë më shumë se tri pikë, sepse i jep moral skuadrën për fazën e tretë, por Batha largon presionin nga të kuqtë, duke theksuar se nuk vendos titullin.

“Ndeshja është shumë e rëndësishme, sepse të jep qetësi ne fazën e fundit të sezonit. Megjithatë nuk do të jetë fundi i botës edhe nëse do  të humbasim. Do të jemi aty për të luftuar deri në fund për titullin.”

Skënderbeu apo Kukësi? E vështirë për Bathën të bëjë dallime mes dy rivalëve. Për një gjë është i sigurtë mesfushor energjik. Gara do të jetë e fortë mes tri skuadrabve të kreut deri ën fund të sezonit.

“Nuk mund t’i ndaj, të dy janë rivalë shumë të fortë. Cila skuadër do të gabojë më pak, ajo do ta marrë në fund titullin. Sigurisht që rezultatet direkte mund të vendosin shumë.”

Partizanit i rikthehen tifozët kundër korcarëve, pasi klubi vendosi të konvertojë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit. Batha në këtë rast, i bindur për praninë në masë të gjerë të mbvështetësve të kuq, vë theksin te uniteti mes skuadrës dhe tifozëve.

“Jam i sigurtë se tifozët do të jenë të shumtë në “Selman Stërmasi”. Ne nuk mund të bëjmë pa ata dhe anasjelltas.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje