“Çmenduria: Fevziu dhe TV Klan kërkojnë të ndalohen filmat shqiptarë, ndërkohë që gjithë ditën japin telenovela turke. Dhe dy fjalë për babain e Fevizut”

29 Mars 2017, 17:10Sociale TEMA
“Çmenduria: Fevziu dhe TV Klan kërkojnë të ndalohen

Fevziu me te atin

Regjisori i njohur Piro Milkani ka vijuar replikën e tij me Blendi Fevziun dhe emisionin e tij, që një javë më parë u morën me ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e komunizmit.

Milkani iu jep nga një këshilltë të gjithë të pranishmëve në atë emision, ndërkohë që ndalet veçanërisht tek Fevziu, duke i kujtuar edhe një histori me të atin.

“Nuk e di a të ka thënë babai yt i mirë Hektor Bregasi, apo Torka, se si e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij në Korçë në shoqëri me Nesti Gurin, Piro Milkanin e shumë të tjerë?

E dinim që ishte i pafat. Që ishte “i deklasuar”, po kurrë nuk u ndamë prej tij.

Jeta na ndau. Nesti Guri u bë agronom i shkëlqyer dhe me meritë u bë hero i punës socialiste dhe deputet në Kuvendin Popullor, Piro studioi në një ndër shkollat më të mira të Europës, ndërsa Torka i mirë veç mësues i mirë fshati.

Po nuk e prishëm asnjëherë.

Se Torka i mençur e dinte se nuk kishim faj ne që nuk shkoi më lart.

Kur një mëngjes herët e pashë te Zogu i Zi, ndalova makinën dhe u çmallëm së bashku rrugës për në Dushk të Lushnjës ku jepte mësim, ndërsa unë vazhdova deri në Sarandë për një xhirim filmi.

Në panelin e fundit e kuptova se ti u jepje fjalën më shumë atyre në krahun tënd të majtë me mendime të djathta.

Po ti e kishe një argument të fortë dhe nuk e përdore.

Ti mund t’u thoshe atyre se atë që ata kërkojnë, ti edhe Sandër Frangaj keni më shumë se dhjetë vjet që e bëni  me Televizionin Kombëtar Klan.

Po a ke parë ndonjë nga ne që të ankohet se pse nuk shfaqni një film shqiptar?

As keni për ta dëgjuar ndonjëherë. E drejta juaj.

Kur në vitin 2012, në postin e presidentit të Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Aleksandri, i dorëzova producentit turk Ali Arsllan çmimin e madh për filmin më të mirë, u bëmë miq.

Arsllani, me ka premtuar se një ditë do të vijë për vizitë në Shqipëri.

E nëse vjen, përveç të tjerash do ta fiksoj vetëm kanalin e TV Klan.

E ai duke parë vetëm seriale turke kur të iki, me siguri do të më thotë:

– Faleminderit shumë. E ndjeva veten si në Turqi!

Duke besuar se nuk do të më keqkuptosh, se jam shok i Torkës, dëgjoje këshillen time.

Ke përpara dhe shumë vjet që të shkruash e moderosh.

Sa më në qendër të qëndrosh aq më i suksesshëm do jesh. As majtas, as djathtas. Në s’të pëlqen këshilla ime, atëherë ndërroji titullin programit tënd. Nga “OPINION” quaje “OPINIONI IM”.

Dhe e fundit: ta mbyllim me kaq. Mjaft më me këto diskutime për filmat.

Koha do t’i seleksionojë vetë pa ndërhyrjen e askujt. E mira do mbetet e keqja do harrohet.

Ah, se desh harrova!

Kur u ndërruan regjimet, babai yt, Torka, mori atë që i takonte, një detyrë të rëndësishme.

Por ai kurrë nuk i harroi shokët e tij të vjetër. Sidomos Nesti Gurin, heroin e punës socialiste, të cilin regjimi i ri e la pa punë…”, shkruan Milkani per DITA.

21 komente në ““Çmenduria: Fevziu dhe TV Klan kërkojnë të ndalohen filmat shqiptarë, ndërkohë që gjithë ditën japin telenovela turke. Dhe dy fjalë për babain e Fevizut””

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    dicka normale ne nje vend me 90% turkoshqipfoles,gjaku uje nuk behet…………………allah uakbar!

    1. denis says:

      Ne jemi shqip foles. Kurse ti je rrace serbe e greke ndryshe injorant i skajshem.

    2. neda says:

      Filmat e asaj kohe nuk duhet te ndalohen, askush nuk mund te marre autoresin e diktatorit per ti ndaluar ato, ato jane historia jone,brezat e asaj kohe ashtu u pelqente,ca problemi ka ketu? Ne diktature kane mbizoteruar ne pergjithesi filma dhe leteria artistike e kontrolluar deri diku nga regjimi,me mendimin se duhej te degjohej vetem partia e asaj kohe. Po cili ishte rezultati ketyre filmave dhe leterise per ta vene popullin ne gjume?Asgje. Bijet e komunistave ne vitet 90-te bene ndryshimin e madh,duke aplikuar nje sistem tjeter shoqeror,pluralizmin. Ata jo vetem qe injoruan filmat,letersine por nuk iu binden edhe eterve te tyre. RRegullat e sistemit komunist nuk mund e nuk duhet te aplikohen ne sistemin demokratike. Ne se ndonje ka mendimin se po u hoqen nga qarkullimi njerzit do degjojne vetem cfare thote partia sote tregon ne menyren me te qarte se eshte injorant ,mendime dhe tendenca te tilla vijne nga indoktrinimi i botekuptimit te socializmit qe lam pas.

    3. greece is shit says:

      Jemi Shqiptar qe flasim gjuhen me te vjeter te botes, qe kemi gjak Shqiptar dhe jemi krenar, qe e dime se ka ca plehra qe ju eshte bere gjaku uje dhe qe nuk kursejne trurin e tyre te shpelare per te vjelle vrer per nje kauze qe ka filluar te vdese e qe funeralin do ja beje ky brez qe flet gjuhen e nenes tani. te “fala” janulles

  2. Pali says:

    Z. Pirro na hutove fare, po pse quhet Blendi Fevziu e jo Blendi Bregasi atehere?? Apo edhe ky Si Henri Cili?

    1. Alban says:

      O pal e ka patur blendi faqeziu e ktheu fevziu. ……
      Antishqiptaret bertasin jo filma, jo artistet e medhenj qe nuk vine me , e ctu bejme qe linden para 90 Tinka kurti, margarita, sander Prosi ,etj etj etj

    2. Celo Mezani says:

      Blendi ka qene femije i adoptuar, dhe ka dy pale prinder e kater pale gjysher. I qelluan te gjithe me ish-prona dhe ky fale lidhjeve te forta qe kishte me Berishen, i mori te gjitha pronat me kuc e me mac dhe u be nje nga njerezit qe ka marre me shume toka dhe kompensime ne Shqiperi.

  3. Ronin says:

    Po ky injoranti ç’e ka kete mbiemer?!…Nuk mbaka mbiemrin e te atit ky idiot?!
    Hajde koqe hajde!!

  4. Pis arnaut says:

    Po patjeter per arnautet qe flasin shqip ose qe kane harruar gjuhen e te pareve duhet te jepen ertrugulat qe te mesojn historin dhe gjuhen e stergjysheve ae luftuan skenderbeun. Te gjitha tv mbushur me telenovela turke dhe te duket vetja si ne turqi. Pas telenovvelave fevzot kthejne sumen perpjet.

    1. Arjani says:

      “Pis arrnaut”
      …telenovelat turke ne gerqi thyejn rekorde shikushmerie…krejt normale…u kujton stergjysherit.

      Sa per filmat…perse behet ky “kuvente”(kuvende=vendi ku vendoset fjala.…edhe ne greqishten e lashte kuvend i thone “fjales” apo jo mo” pis arrnaut”?
      Populi do vendosi…e der me tani populli i shikon me RESPEKT.

    2. AVNI RUSTEMI says:

      Ti Opxavos Pampukidis, te rekomandoj te shikosh telenovelat turke tek Mega, Antena, Star etj . Do te te duket vetja sikur je jo ne Greqi por ne Turqi ndaj mos e kruaj me shqiptaret.

  5. blendi si linda says:

    Kepucet e gruas ka marre borxh ky Fevziu ne kete foto? Jo per gje po pervec ironise se censures, duket sikur paska kriza edhe me identitetin gjinor. Apo dava TV Klan thuaj, telenovela turke dhe LGBT qe shtiren si hetero.

  6. Teuta says:

    Ju te rinje e te reja ! Me mire shikoni filmat e realizmit socialist ,apo filmat e kohes se Enverit se sa ata filmat me porno, me vrasje, me hajdutlleqe ,apo disa filma qe vetem filma njerzor nuk mund te jene. Po ua rthem une qe filmat e asaj kohe nuk jane propagande si thot nje Agron Tufa apo nje Fevso atje te klani. Filmat kane nje tematike te caktuar,sigurisht tema e ngritur ne arte e qe jep nje mesazh edukimi,pavarsishte ndonje dobsie ne anen artistike si psh filmi Furtuna ,i cili ka dobsi ne audion e tij . Ku eshte propaganda te filmi ” Nentori i dyte”? Ku eshte propaganda te filmi “: “Komisari i drites” ? Pse , i thoni Agron Tufes e Agroneve te tjere : a nuk i hapi Ndrec Ndue Gjoka 50 shkolla ne Mirdite, ashtu kasolle me kashte e nga keto kasolle femijet Matjan u arsimuan ? U vjen keq per priftin se donte te kapte Rudinen? Po more ka patur shume raste ku kleriket kane shfrytezuar grate e te tjereve . Pse a nuk foli edhe papa keto dite per poshtersite e prifterinjeve? Me thoni : eshte propagande ,apo edukim filmi ” Beni ecen vet” Pse propagande eshte se femijet mdihmonin ne punet e kooperatives? Aty u edukua edhe Beni i vogel qe te donte punen,shkollen e jo rruget e hashashin. Ku eshte propaganda te filmi ” Koncert ne vitin 1936″ Po more te rinje e te reja,ajo ishte gjendje ekonomike e kulturore ne kohen e Zokut. Duam s;duam ne ajo ishte. Me thoni ku eshte propoganda te filmi ” Si gjithe te tjeret” Pse del ne pah puna e mbrekullueshme e edukatoreve te shtepia e femijes? Pa degjojeni intervisten e nenes ( ne mos gabofsha ) te Zhani Cikos e mesoni se si i trajtonte ajo femijet e jetimores. Pa me thoni cili film nuk ka qellimin edukativ? Pse propogande eshte filmi : ” Yjet e neteve te gjata”? Kini degjuar ju per nene pashakon ? Shkoni e pyesini aktoren e madhe Tinka Kurtin,se ajo fjeti me muaj me nene pashakon qe te realizonte filmin. Aaaa ne qoftese quani propagande se nene pashakua nuk fliste rrjedhshem si Tinka , athere eshte tjeter gje e duhet lexuar me shume per rolin e kinemase …..ne edukinim e gjuhes se folur ….. Pse propogande jane dokumentaret qe tregojne autokombajnat ne fushen e Myzeqese? Jo mor ! Eshte realitet se prodhimi i drithrave te bukes u rrit. Nga 10-12 kv per hektar arriti ne mbi 50-60 kv mesatarisht. Po per kete te flasinme mire atra qe punuan e drejtuan ne bujqesi. Ndaj te falenderoj ,o Piro Milkani per sqarimin qe ke bere. Po mire more ,derdimen ,kur thot nje batute Sander Prosi ….. po You tuben e censuroni dot JU ? Misionin qe ka marre AgronTufa ,qe per popullin eshte nje hic,nje ,do te mohoje ate kohe,e cila dum apo nuk duam ne eshte reale. Po pse filmi ” Mesonjtorja ” eshte propagande ? Po dokumentaret per Hekurudhat eshte propogande ,apo nje realitet? Po ” Gjeneral gramafoni ” eshte propogande? po filmi “Debatiku eshte propogande ,apo edhe filmi Parrullat? Jo mor kane ndodhur . Mbase nuk jane ngritur 100 parrulla ,po 10-15 jane ngritur? PO pse mos kujtoni ju se ai filmi “Parrullat ” tregon realitetin ? Si tematik qendron,per eshte egzagjeruar…. pra o Agron Tufa ky filme nuk eshte propagande kunder atij sistemi ? Po pse filmi ” Vdekja e kalit ” nuk eshte propagande e nuk ka egzagjirime nga realiteti ? Por duhet ta pranojme se ngjarja ka egzistuar…… Faleminderit Piro Milkani.

    1. lola says:

      te lumte.Me se e sakte.

    2. nipi i Komandantit te fermes se kuajve te Ushtrise says:

      Ne fakt “vdekja e kalit” eshte nje trillim fund e krye dhe ngjarja as qe ka ndodhur. Ajo qe ka ekzistuar ka qene vetem ferma e kuajve dhe ministri i Mbrojtjes,cdo gje tjeter eshte thjesh GENJESHTER!

  7. FevziTurkoshaku says:

    Mbeturine sunite alla Turke .cfare pret me shume.

    Filmave Shqiptare te komunizmit ti merrni te keqen o kafshe moderne ato jane vepra te paarritshme arti o kafshe turke anadolli.


    vetem flaken dini te vini, te shkaterroni dhe rrenoni por jo te ruani e ndertoni

    1. Janulla nga durresi says:

      Une Janullatosi jam nga Durresi por shpirtin e kam te lagja e zeze fanari e stambollit

  8. populli says:

    Gjithmone me bente pershtypje se pse Fevzo dhe B.Haxhiu shkojne vetem ne Afrike.sic duket gjaku s’behet uje,se Fevzo di pak italisht neper kembe dhe asnjr gjuhet te huaj.Plasari e ndihmon shume me perkthime dhe redaktime por “Topazi” ngelet topaz,pordhac dhe qeros.

  9. LORA says:

    Respekt per Piro Milkanin.
    A thua ka fevzo-kellira do mend per te kuptuar mesazhin e Piros ? Jam e sigurt qe nuk ka as mend e as moral,,,,,
    po aq sa jam e sigurt qe mesazhin konstruktiv te Milkanit e rrokin shqiptaret ne shumice te cilesuar.

  10. Vesa says:

    Keta njohin vetem lekun dhe Jane te panginjur.

  11. D. Didani says:

    Respekte pa fund per Hektor Bregasin Ne ne Lushnje i therrisnim Tori.Nje shok brilant.Bashke kemi ponuar per 10 vjet.Kurre nuk foli per veten. Ishim te gjithe njesoj,Ai shef plani une veteriner,Rezi mesuese ne Dushke..Atehere ne ishim shoke dhe vetem shok.Hektori ta impononte shoqerine nuk dalloheshim nga njeri tjetri..Ishim… 3milion baskhkevuajtes…! Hektori kishte vetem miq.Une kurre nuk e pyeta se pse ishte ne ferme dhe jo mesues,dhe ai kurre nuk me tha>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje