Doshi shpërthen ndaj ILDKPKI: Jeni të korruptuar, çdo vit shorti më bie mua

29 Mars 2017, 13:45Politika TEMA

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme ndërsa deputeti Tom Doshi ka akuzuar rëndë institucionin e kontrollit të pasurive.

Doshi tha sot se ILDKPKI është një institucion i korruptuar që akuzën më parë ia ka shpërndarë mediave sesa ia ka komunikuar atij vetë.

Këto deklarata vijnë pasi deputeti socialist është nën hetim për fshehje të pasurisë.

“Kreu i ILDKPKI është njëriu më i korruptuar. Jeni të gjithë mashtruesa nga i pari tek i fundit.

Mua çdo vit më bie shorti për t’u hetuar. Ju më parë ia keni çuar akuzat ndaj meje mediave sesa mua” – mësohet të ketë thënë Tom Doshi në Kuvend.

2 komente në “Doshi shpërthen ndaj ILDKPKI: Jeni të korruptuar, çdo vit shorti më bie mua”

  1. Edi says:

    Ca shansi ke mer Tom Doci!!!

  2. LORA says:

    Heu,s’paska te mbaruar telenovela,-“dosh kodoshi ,me shoket e tij” !!!!
    E paska marre free nje kredencial marxhinal ILDKPKI,,,nga dosh kodoshi,dora vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje