FOTOT/ “Bulevardi i Ri” hapet në maj, Erion Veliaj premton një surprizë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës tha se me ritmin me të cilin po ecën puna, segmenti i parë prej afro 500 metrash do jetë gati në maj.

“Kemi ecur shumë me punimet në Bulevardin e Ri, duhen edhe pak javë derisa të hapet parkingu i madh nëntokësor. Duke filluar nga maji, do të hapim për përdorimrreth 400-500 metrat e para të Bulevardit, për të siguruar edhe hyrjen në parkim për ata që kanë punë në zonën e ish Stacionit të Trenit”, tha Veliaj. Ai ndoqi nga afër punën për vendosjen e ndriçimit në Bulevard, si dhe të shesheve, duke theksuar se do krijojë një ambient të qetë dhe komod për qytetarët.

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për ndriçimin. Akset kryesore do të ndriçohen me një ndriçim të përshtatshëm për makinat, e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Do të kemi një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga sheshi kryesor që është tek ish Stacioni i Trenit, pra aty ku kryqëzohet Bulevardi i Ri me të vjetrin dhe me Unazën, dhe mandej të dyja shëtitoret”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë tha se po punohet në mënyrë të veçantë me gjelbërimin në dy krahët e segmentit. Sipas tij, puna e kryer deri më tani me mbjelljen e pemëve do të jetë një surprizë e bukur për të gjithë qytetarët në momentin e hapjes së kësaj pjese të Bulevardit. “Ndërkohë që gjithë muaji mars ka qenë një muaj i pyllëzimit të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tiranës dhe kryesisht pyllëzimi më i madh, bimësia më e madhe është mbjellë në bulevardin e ri. Kur të hapet perdja te ish Stacioni i Trenit, besoj se do të jetë një surprizë shumë e këndshme për qytetarët, teksa do të shohin që mijëra pemë, tashmë të rritura, i kanë dhënë shumë hir Bulevardit të Ri”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bulevardi i Ri do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të ecin me makina, si dhe kalimtarët apo edhe ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon. “Është konceptuar shumë i ngjashëm me bulevardet ndoshta më të mira sot në Europë, si Champs-Elysee, etj, ku pjesa qendrore i kushtohet makinave, ndërsa po aq hapësirë i kushtohet këmbësorëve, kryesisht për korsi biçikletash dhe për të gjithë ata që do të duan të shëtisin e të shijojnë gjelbërimin që është konturuar në formë lulishtesh lineare, gjatë gjithë gjatësisë së bulevardit”, përfundoi kreu i bashkisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-3.jpg","attachment_id":"657833"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-1-1.jpg","attachment_id":"657834"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-2-1.jpg","attachment_id":"657835"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-3-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-3-1.jpg","attachment_id":"657836"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-4.jpg","attachment_id":"657837"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-5.jpg","attachment_id":"657838"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/bulevard-6.jpg","attachment_id":"657839"}]
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT/ “Bulevardi i Ri” hapet në maj, Erion Veliaj premton një surprizë”

  1. ToniTR says:

    This iz a mirakell of fridem. Kjo gjeja me hapsira per makinat dhe “lulishte lineare” i bie te jete parku qendror i Tiranes. Nga Central Park ne Champs-Elysee! Kur te realizohet mos na dali si bulevardi blu i Mziut!

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Eeeee mor Lulush gjumashi, ty zoti me ti pas dhane ymer edhe 1000 vjet nuk kishe ba pune sa ka ba Erioni per nje kohe fare te shkurter..!
    Te lumte zoti kryetar i kryeqytetit..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *