FOTOT/ Franca nderon Ramën: Komandant i Legjionit të Nderit

29 Mars 2017, 10:10Politika TEMA

Kyeministri Edi Rama është nderuar në Francë nga presidenti francez.

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit!

Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit.

Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Faleminderit Francë????”, shkruan Rama.

Nderimi u be dje gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Paris.

Legjioni i Nderit është urdhri më i lartë për merita civile dhe ushtarake në Francë.

Ky urdhër daton që nga viti 1802 dhe autor i tij është Napoleon Bonaparti.

Motoja e urdhrit është “Nder dhe atdhe”.

Urdhri ndahet në pesë shkallë në nivel rritës: Kalorës, Oficer, Komandant, Oficer i Lartë dhe Kryqi i Madh.

Fillimisht Rama dje u takua me kryeministrin francez Francez Cazeneuve, takimi nga i cili Rama ka postuar edhe disa foto.

Në Paris me kryeministrin Francez Cazeneuve ku u konfirmuan marrëdhënia speciale midis Shqipërisë e Francës dhe rëndësia e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë përmes nënshkrimit të deklaratës së partneritetit strategjik midis dy qeverive.

Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe vlerëson rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit, progresin e vendit dhe ecurinë e reformave tona në fushën e sundimit të së drejtës, si edhe përpjekjet e sukseshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U veçua njëkohësisht rëndësia e trefishtë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe impakti i saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi.

I lartë dhe interesi i sipërmarrjeve franceze për të rritur prezencën me investime te reja në Shqipëri në një klimë të re e cila ofron më shumë lehtësira dhe një potencial edhe më të madh për t’u shfrytëzuar sidomos në energji, infrastrukturë dhe në tregjet financiare“, shkruan Rama.

23 komente në “FOTOT/ Franca nderon Ramën: Komandant i Legjionit të Nderit”

  1. Shqiptari nga Kosova says:

    Oboboooo, cfar do te thote plaku Mere..!

  2. beni says:

    Urimet me te mira per z. Edi Rama. Krenaria e SHQIPERISE EUROPIANE
    hahahaha Andi Bushati mire je?! Po Tosi, Tos Lubonja mire eshte? Sali ziu dhe Lul konia nuk dine cfare tebthone tani. pas gjithe shuplakave qe Amerika dhe BE I DHANE PER CADREN , KY NDER I FRANCES PER EDI RAMEN ESHTE NOKOUT PER KETONKRIMINELE E GENJESHTARE QE VETEN KETE MUAJ E KANE BERE EDIN ME LLOJ LLOJ SHPIFJESH E GENJESHTRASH SIKUR TE JETE ME I KEQI I BOTES.
    O Andi se harrova po cim peka mire eshte hahahahahahaha.

  3. Alban Hamzai says:

    Mjere Franca ku e ka denigruar dekoraten e saj me te larte. Per cfare meritash e mori z.Rama dekoraten? Cili eshte motivacioni ?Pse nuk e shkruajne qe te kuptojne edhe shqiptaret meritat e kryeministrit te tyre? Sepse ne raportet e BE, SHBA dhe me ato qe shohim vete ne Shqiperi ne jemi Kaloresit e Droges,Krimit,Plehrave,Prostitutave ,Rryshfeteve ,Talljeve,Korupsionit ,Emigrimit dhe dicka e rralle: e Batutave .Per keto po:mund te jepet titulli I Kaloresit dhe Kryekaloresit . Mjere Franca.Ne syte tane ky titull perfaqesonte dicka te madherishme,por qenkemi gabuar .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. tomi says:

      Mos u cudit zoti Alban. Ate dekorate disa shkalle me te larte se kjo, e ka marre edhe Jean Bedel Bocassa dhe nje grup kanibalesh te tjere afrikane. Franca i jep si teneqe per kedo qe i vjen pas fijes. Madje edhe Noriega e ka nje te tille

    2. Mjere Evropa says:

      Shume dakort Alban,

      Edhe une mendoj qe kjo eshte dita kur te gjithe duhet t’ja qajme hallin Frances.

      Ps: plus Kukan-it, Fleckensteineri-it, CDU-se, Gjermani-se, Lu-se, Amerikes qe pefaqsohet nga Lu-ja, Vlahutin-it, Mogherini-t, Kroaci-se, Itali-se the EU-se qe perqasohen nga keto te dyja, etc etc etc etc

    3. beni says:

      Ka shume merita si politikani me i mire qe i ka ardhur ndinjehere ketij vendi. po te permend ca prej tyre.Merita eshte berja e shtetit, qe ju me Berishen ne kry e shkaterruat dhe e bete sic jeni vete rrumpalle, Merita tjeter eshte qe po lufton Drogen si asnje here me pare, Drogen qe ju me Berishen ne krye e prute ne Shqiperi (rama ka vetem 4 vjet ne pushtet APO jo dhe e nisi me zhdukjen e mitit te Lazaratit). Merita tjeter eshte qe po ben reformen ne drejtesi (pa permendur gjithe reformat e tjera), drejtesine qe ju me berishen ne krye e keni shnderruar si ne asnje vend te botes nje nje hale qe kuderbon krim dhe korrupsion nga gjykatesit mumje qe keni vene per t’ju sherbyer ju dhe vetem ju duke mbuluar vjedhjet, vrasjet dhe krimet qe keni kryer e duke ja sjellut shqiptareve me maje te hundes, merita tjeter eshte rilindja e qyteteve teb vdekurne te gjithe Shqiperine qytetetqe ju me Berishen ne kryxe i vdiqet nga cdo pikepamje urnanistike duke i shkaterruar edhe ato pak ndertime me plan qe diktatura beri e duke imarre frymen me ndertime kuturu pa pike plani le pastaj per bukuru e arkitekrure….merita tjeter eshte qe vendi kanceroz qe ju e berisha late (APO e ke harruar qe Rama e mori Shqiperine prej jush me 2 pale cizme gome, 4 kili groshe, e 6 like oriz ne rezervat e shtetit, gje qe tregon se cfare vjedhjesh skandaloze i keni bere ketij vendi), dhe e futi me rrugen e rritjes ekonomike qe ju as e kuptoni e as e imagjinoni…meriuta tjeter eshte rritja e prestigjit nderkombetar te SHQIPERISE QE JU E KISHIT BERE GAZIN E BOTES KU TALLEJ EDHE AFGANISTANI ME TE. Merita tjeter eshte ngjaöllja e shperses qe ju e kishit ngordhur, qe Shqiperia do te behet si gjithe Europa. ja mor ti Aban Hamzai keto ka pare Franca gjate ketyre 4 viteve dhe i dha medaljen me te larte Edi Rames.

  4. eli-tiv says:

    ..jemi te nderuar…urime Edit..!!

  5. shoku says:

    O Bani nuk ke pse lutesh per te te botuar komentin. Motivacioni?! Dhe une nuk e di sinqerisht, por besoj per te mirat qe po i sjell Shqiperise dhe faktorizimit qe po i ben ceshtjes shqiptare ne Evrope ( keto me pelqen te permend). Pastaj mendoj se po te ishte ky personazh qe ti ke vizatuar aq bukur i bie qe Franca paska bere GAFE DIPLOMATIKE dhe do ti jape llogari para B.E-se e cila mund ta perjashtoje nga bashkesia e saj, atehere pse duam te shkojme ne B.E, (ku i dihet neser dhe Italia, Austria, Gjermania do ta dekorojne Ramen me tituj te larte), mire jemi ketu. Ne fund te fundit edhe p.d kete kerkon, prandaj i ka shpallur “LUFTE” B.E

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Alban ,shyqyr qe Franca nuk sheh me syzet e tua..!
    E sa i takon Ed Rames , ai po perpiqet me ba shtet, shtet qe e gjeti ne shkallen me te degraduar te mundshme. Prandaj Edi ka mbeshtetjen e shumices apsolute te shqiptareve, ka mbeshtetjen e nderkombetareve etj., prandaj dekorohet kryeministri yne.
    Te fala Salushit dhe Lulushit..!

  7. duno says:

    Ne France i cmojne shume banoret e katakombeve te Parisit dhe barbonet e piste e thonjpaprere qe dergjen brigjeve te Senes duke i dekoruar me tituj e ndere . Ky kryerilindasi yne eshte perfaqesuesi me i denje i kesaj kategorie gjallesash e per kete arsye nuk mund te ngelej pa dekoruar . Kur te ngelet ndonjehere pa lek do ta shesi dekoraten per nje doze kokaine te perzier .

  8. Bushi says:

    Respekt te madhe per zotin EDI RAMA.Eshte nder jo vetem per Kryeministrin ton Edi Rama,por per te gjithe popullin perparimtar shqiptar.Kete dekorate e meriton zoti Rama se ka punuar shume mire deri tani,me gjithe pengesat qe i ka bere pd-ke Basha dhe Berisha.Nga pd-ke deri sot,nuk njohim gje tjeter,veç pengesa,sharje,ofendime,dhe venje te trareve para rrotave te makines se qeverise.Qeveria Franceze e ka monitoruar punen e tij dhe e vleresoi duke e dekoruar.E meriton te jete kryeminister i shqiperise,sa te doje vete.Ne 18 qershor fitoren e ka te sigurte,se ai po punon dhe nuk po bene si Basha,qe eshte mbyllur ne çader.Pika qe nuk ju bje.

  9. An says:

    Urime Z.Rama! Qente le te lehin. …..

  10. Franca Dikur says:

    Kush gjen dot cfare eshte e perbashket mes Ismail Kadarese, Edvin Rames dhe Frances se Ideve Dikur?
    Asnje gje, per bè!

    Po midis Rames qe kerkon te mbetet ne karrike, Ises qe lutet perjetshem per nje cike Nobel, dhe Frances me president me emer prej Holande?!

    Kush tjeter njihet si “Kumandar” ne sy te shqiptareve, ju kujtohet?!

    Te ishte qofte edhe medalje sa me e thjesht gjermane apo amerikane, po, do kishte vlere per shqiptaret. Frenge?! Pse na kujton neve Esat Pashen? Po edhe Kumandari Ine, Enveri, a nuk i mesoi aty te 99 hilet?!

    Gjynah per Francen Dikur, ate qe s’eshte me, per ate po…

  11. Carapuli says:

    Nuk eshte se harxhoi ndonje gje te madhe Soros per kete dekorate, ca telefonata dhe nja dy bizhu. Ambasadori Dritan Tola ne France, (si ish antar i bordit te Sorosit) mund te na beje me detaje nje pershkrim te kesaj ngjarjeje me rendesi jetesore elektorale per Kannabistanin e dashur. E rendesishme eshte se nga taksat tona nuk u pagua ndonje gje e madhe per blerjen e dekorates. Por eshte me e rendesishme te theksohet se pas dekorimit te Liderit Suprem Globalit-mbi dhe e nen qiell, njerezit-dele-kokepalare kane zene rradhe nga padurimi per te votuar miliarderet patricet rilindas Ahmetaj, Kumbaro, Kodhel, Gjiknur, Bushat, Beqaj, Gjermen, Konsorciumin Toksik Shalesi, Sumriqin Veliaj, dhe karvan duke perjashtuar plebejte tashme te trotuarit te PS Ruci, Fino, Majko, Brace, Leskaj, Dade dhe te tjere qe konsiderohen “te shkuara te harruara dhe suksese ne jete”
    Javen qe vjen do akordohen edhe dekorata te tjera si Gabzheri i Don Kishotit, Vagina e Kurtizanes, Klitorisi i Kloshmerlit dhe Urdheri “Rrota e Jarit”
    Te gjitha keto (ne mungese te plote te trurit) do vendosen ne ballin helikodrom te Globalit – Sa na lumturoi kryetari Mao i Surelit. Plas o Sali, edhe ti Lulu po edhe ti Ilir Gjysma bashke me Idriz trefleteshin

  12. ABC says:

    Faleminderit France por ska nder me te madh se sa lirimi i Ramushit

  13. dash says:

    Mos u merzisni,Bani ben pjese te ata shqiptare qe kane remuar gjithmone kunder , i kemi pasur me shekuj (shiko nick name qe ve, i vete tamam) eshte nje me Berishen, me sebet e greket ne te njejten barke…te jeni te sigurt jane shqiptare qe urrejne vendin e tyre dhe si rrjedhim veten e tyre,po se kuptojne…

  14. timo says:

    Alban e Tomi, prisni se skeni parë gjë akoma.TashtI për tashti, suksese në jetë.

  15. Can cen cun says:

    Po not 2 orësh bën dot ky ? Jo!! Po nuk bëre dot not për 2 orë je kot.

  16. pokeristi says:

    Te jemi krenare per kete vleresim, qe Franca i ben kryeministrit tone.

  17. Dani says:

    Bobo po cfar ben perendimi keshtu mo Franca Anglia Gjermania lere Amerika po e ngrene lart e me lart Edin e ne presim me Lulushin ne cadren e lirise qe ky te jape doreheqje e te krijojme qeverine teknike.E cna gjeti me duket po rrime kot ne te cadra.Une per vete ika ne shtepi me kot.Suksese Edi ske cfar ti besh kesaj pune.

  18. . says:

    BRAVO ZRama,
    nderove Shqiperine dhe shqiptaret … po plasin nga inati “CETAT -FAMILJARE” LSI dhe ate PD.

  19. uskania says:

    Ja dhe efekti i çadrës! Vazhdoni, vazhdoni brohoritjet në çadër o njerëz që vetëm demokratë nuk jeni.Brohoritjet tona në 1990-91 “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!” e keni përmbysur me thirrje kundër SHBA-së dhe BE-së. Por, ju nuk keni faj.Shtëpinë ua bëri babai, hani qofte!

  20. Vjola says:

    Urime Z Rana .Sa oer Francen ju mbeti radha halabakeva tane ta gjykojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje