Icardi: Dua të qëndroj tek Interi përgjithmonë

29 Mars 2017, 19:54Sport TEMA

Mauro Icardi ka thënë hapur se në dëshiron të qëndrojë deri në fund të karrierës tek skuadra e Interit.

Bomberi argjentinas insiston se është i lumtur tek klubi zikaltër dhe dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në “Giuseppe Meazza.”

Icardi është shprehur se familja e tij është e lumtur në Milano dhe ai po laun për një skuadër shumë të madhe.

“Dua të qëndroj tek Interi përgjithmonë. Jam kapiten i një skuadre të madh, jam i Limtur në Milano ashtu sikurse edhe familja ime”, tha Icardi për Inter Channel.

Ai po ashtu tha se shpreson se shumë shpejtë do të drejtojë Interin edhe në Ligën e Kampionëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje