Ilir Meta i bën “presion” Ramës me Koço Kokëdhimën….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë të premte një takim me Koço Kokëdhimën.

Kjo gjë bëhet me dije nga vetë stafi i Kokëdhimës.

“Kryetari i LSI-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me themeluesin dhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima.

Gjatë takimit që zgjati 45 minuta u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamentit.

Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. LSI-ja e drejtuar nga z.Meta është regjistuar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, por ka deklaruar zyrtarisht se është e pamendueshme që në vitin 2017 të ketë zgjedhje pa opozitën.

Ndërsa kreu i lëvizjes ZGJIDHJA, Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën.

Që kur nisi kriza politike me protestën e opozitës në “çadrën e lirisë” në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, z.Kokëdhima ka takuar disa krerë partish, si atë të PAA-së, Agron Duka apo atë të PSD-së, Skënder Gjinushi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth situatës politike dhe kapërcimit të krizës”, thuhet në deklaratën e stafit të Kokëdhimës.

Ky i fundit aktualisht është një personazh pa ndikim në jetën politike dhe takimi i Metës me të, mund të shihet vetëm si një farë presioni ndaj Ramës, duke parë armiqësinë e krijuar mes kryeministrit dhe Kokëdhimës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ilir Meta i bën “presion” Ramës me Koço Kokëdhimën….”

  1. Armina Kunata Argites te Lirise (jo cadres) says:

    Oh Ilir e ke fuck muhabetin totally
    Po e shake bythen edhe andej edhe this way
    Make up trurin se nuk eshte cool keshtu
    Ufff fshatundari Mones qe nuk ka spend 1$ ne shop-in time.
    Monike pa class , fare totally

  2. Komandanti i Legjionit te Nderit says:

    Interesant ,sa mire e njohin njeri tjetrin qente e kazaneve qe ngordhin per te lepire nje kocke.

  3. Rrok cubi says:

    Po clidhje ka koq. kokdhima,me keto pune,pervec parave asgje me teper,po kush e ven ne refene kete,po nuk ka faj ky ,fajin e ka Rama qe na e promovoi.

  4. AVNI RUSTEMI says:

    Dy zybere ne nje dere.

  5. Spartaku says:

    Ilir Meta me partine e tij,eshte kollona e peste.Populli nuk do t’a fal.Do i japin denimin e merituar ne 18 qershor,atij, Bashes e Berishes,si miq zemre te Metes.

  6. Made in Albania says:

    Më çift i pashëm nuk bohet, mor jahu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *