Institucionet e Drejtësisë, 7 ligjet e paketës nesër në Kuvend

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shtatë nga 27 ligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese, janë parashikuar për diskutim në seancën plenare të Kuvendit, të ditës së enjte.

Aktet ligjore kanë të bëjnë me thelbin e funksionimit të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në kodin e procedurës penale dhe civile.

Rendi i ditës i Kuvendit të enjten parashikon diskutimin e këtyre pr/ligjeve:

1. Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë
2. Kodi i Procedurës Penale
3. Kodi Penal
4. Kodi i Drejtësisë për të Mitur
5. Kodi i Procedurës Civile
6. Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative

7. Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë

Paketa prej 27 ligjesh ështe e dyta që shoqëron reformën në drejtësi, e miratuar me konsensus më 22 korrik.

Kjo reformë, u pasua me miratimin në tetor të 7 ligjeve prioritare, me të cilat u ndërtua arkitektura e re e sistemit. Ndërsa paketa prej 27 projektligjesh i jep mundësi sistemit gjyqësor që të funksionojë me efikasitet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *