LSI “stërkëmbësh” për PS-në, bojkoton zgjedhjet e Kavajës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim  nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen për Bashkinë e Kavajës.

Sipas kreut të grupit parlamentar Rama, LSI nuk do të behet pjesë e farsës.

Ai deklaron se nuk ka ndërmend të ofrojë konsulta me Partinë Socialiste për të dalë në një kandidaturë të përbashkët për këto zgjedhje.

Në një intervistë për Report TV, Luan Rama shpreh kundërshti në lidhje me kandidaturën e propozuar nga PS, që sipas tij është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Kjo është një farsë, deklaroi Luan Rama dhe LSI nuk do të bëhet pjesë e saj.

PS caktoi si kandidate Silvana Dajën, bashkëshorte e ish-kryetarit të PS Kavajës.

“Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimit në zgjedhje dhe qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin, që nuk e bënë.

Nga kjo pikëpamje duke qenë se është jashtë fokusit të situatës dhe meqë zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme mbetet cështje e PS dhe LSI nuk ka pse të implikohet.

LSI nuk merr pjesë në farsë, është e vendosur dhe do të ushtrojë kontributin që të zhvillohen zgjedhje me standarde Europiane.

Absurde që në 2017 një vend i NATO të zhvillojë zgjedhje pa opozitën” deklaroi ai.

Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kërkesën e LSI për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Tashmë LSI është një subjekt politik që do të garojë për zgjedhjet parlamentare, ndërsa partitë opozitare nuk kanë vendosur ende. Afati për regjistrimin e partive në KQZ është 18 prilli.

Gara për Bashkinë e Kavajës zhvillohet si pasojë e shkarkimit të ish-kryetarit Elvis Roshit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

18 komente në “LSI “stërkëmbësh” për PS-në, bojkoton zgjedhjet e Kavajës”

  1. Ladi says:

    Shume e zhdervjellet lsi, me keto manovrime e nxjerr jasht loje pd-ne dhe vete del rehat rehat force e dyte…,mjaft intligjente

    1. adi says:

      a i fitoi zjedhjet brenda rilindjes lideri global i vetem????????
      a u ankua njeri????? JO !!!!!
      ja bene pak ter ver ne fillim se pastaj do e pranojne te gjithe. bile duhet bere urgjentisht ligj ne parlament qe ne keto zgjedhje mandati i ardhshem te jete te pakten 10-12 vjet. nuk ka kohe lideri global te meret me vogelsi te tilla si zgjedhjet. ai ka barre te rende persiper jo vetem ceshtjet kombetare po jane edhe gjithe ato konflikte globale qe kane nevoje per zgjidhje qe kane nevoje per te.
      keta nuk e kuptojne dot aleancen e forte shqiptaro-gjermano-amerikane.
      lideri global ja beri zap Trump _it ne mes te amerikes nuk beka dot zap ca pleshta ne shqiperi!!!!!

  2. Skrapar says:

    E shohim se nga e kini drejtuar surratin . drejtojeni se edhe ju nuk jeni me pak hajdut se ata te PD. Si kini duruar 4 vjet. Po kjo dukej qe kur ai kryetari Yt ,Iliri, i foli pesh =pesh te veshi kur ulargua. Mos harro edhe bllokun e zotit Ilir ! hapeni e shikoni c’kini shkruar e mos harroni premtimet per te mbushur xhepat. Po si thote populli : “Bishti i qenit,bisht qeni ka per te mbetur ter e jeten” edhe ju tradhetine e kini ne gjak. PO nuk do tu lere populli me nje dore ne revani e tjetren ne bakllava. Njera dore do tu shkurtohet……. Mbaje mend kete.

  3. . says:

    Z.Rama,
    POPULLI ju kerkon distancim urgjent nga Ceta-LSI-se, pasi po mundohen t’ju minojne “programet dhe reformat dhe VETINGUN” ashtu si Ceta-PD-se.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Nuk doni te garoni me kandidatin tuaj,sepse e sigurte eshte humbja dhe juve nuk ju intereson nje rezultat i tille.Ju ne zgjedhjet e pergjitheshme,do te delni me parullen se,do delni force e pare dhe humbja ne Kavaje,nuk do fliste per kete synimin tuaj…

  5. AVNI RUSTEMI says:

    Luan Rama vazhdo te besh Pilatin por jo per shume kohe.

  6. racionali says:

    A ka mundesi te na thuash Luan,nese do te ishte Ilir Meta kryeminister cfare do te benit ??? Si nuk ju vjen turp me kete loje te ndyre, me keq se PD – ja po silleni.Njerez legena

  7. Haka Tekizoti says:

    PD-ja e çadrës dhe PD-ja jashtë çadrës (dmth-LSI-ja) nuk mund të kenë mendime e qëndrime të ndryshme. Shumë më mirë, sepse po u hapin rrugë për t’u rritur partive të tjera opozitare.

  8. Lennard says:

    Lerini zagaret e LSI te dalin vetem.Ndoc Rokun kane per te marre.Ata jane licensuar si banditet me te mdyre qe ka patur ndonje here Politika Shqiptare.

  9. LORA says:

    Kur s’ua mban bytha me u peshu drejtperdrejt nga njerzit ,,,,kane gjet me e var kerraben tek “farsa”.
    Sidomos kur del nga goja e ketij vemjes luan rama,,,,uahhhhhh,farsa del qe nuk eshte alibi !!!!
    Fakti qe LSI I bishtnon zgjedhjeve per Bashkine e Kavajes ,me alibine e farses (a thu se ka lidhe kerthizen me nahijen shqup-se ) do te thote as me pak e as me shume se artikulimet e sotme te monika kryemadhit (per fitore te madhe te tyre me 18 qershor ) jaane farsa vete.

  10. Venigjar Begaj says:

    Mire beri qe smori pjese. Zgjedhje ne Kavaj jane test ne finish. Keto zgjedhje jane tregues se si do te dali rezultati i zgjedhjeve ne Qershor. E si mund te pranoi LSI humbjen dhe raportin e humbjes paraprakisht. Rezultati i ketyre zgjdhjeve do ndikoje shume ne zgjedhjet e Qershorit. Me kete menyre ,me mos marrjen pjese ne zgjedhje,kamuflon propaganden e saj ne Qershor. Duhet ta mirkuptoni,kuptoni dhe justifikoni vendimin e LSI-se.

  11. Lennard says:

    Forca Kavaja.Zgjidhni nje njeri te denje ,qe te punoje per Kavajen dite e nate.dhe me ndihmen e Qeverise ta beje Model ,qe te plasin nga Marazi PD dhe LSI bashke dhe me ca Kone te vogla.

  12. ZYBER says:

    lsi -me qelbesire se pd……do ta paguajne…..

  13. Drejtësia says:

    Bajga të ndyra.

  14. Spartaku says:

    Edhe ky Luan Rama u be i peshtire si Sali Berisha.Megjithse te nje stani me derra jane.

  15. tomorri says:

    Me duket si shume njeri i peshture ky Luan Rama ,SE ç”jane keto llafollogjira nuk po i mrrim veshe se dihet keto jene te Ilir Metes,por mbrapa do tju vije dhe ju historia se akoma deri tani nuk kini pare gje akoma,edhe kete mbaheni mend mire si ti Sluan dhe dhe ti Ilir.
    EHHH SA DI KY POPULL MOR TRIMAT E SELFO QORRIT. Me vone do ta merrni veshe dhe vetem do habiteni se gje tjeter nuk ka per tu ngelur.

  16. Kombi says:

    Rroshi mundi Salen ne Kavaje…dhe kete Iliri me Salen e me bekimin e (greqise) …nuk e gelltisin dot…nejse,iliri nuk ben dot bashkepunim me PD sepse e majta evropiana ja ka bere te qarte…po bere pakt me me pd…do perjashtohesh nga e majta europiane…e thjesht…ilirit i kane mbushur mendjen disa”intelektual” se munde te dali i pari..ja vendi ja dhe kuvendi.

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rasti i pare ne bote,ku nje parti ne pushtet,nuk futet ne zgjedhje !
    Mos marrja pjese e PD-s ne zgjedhje,e nxjerr LSI ne nje parti opozitare(vendi i 2-te.).
    LSI nuk do marre pjese ne zgjedhje,nuk mund te kap vendin e pare,humbet pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *