LSI regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ ngre edhe KZAZ-në e Kavajës

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar partitë e para politike që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e parë nga tri partitë e mëdha që është regjistruar në KQZ, ndërkohë që është regjistuar gjithashtu edhe Partia Komuniste, ajo për Integrim e Prosperitet dhe Partia Arbërrore.

Në ditët në vijim pritet edhe regjistrimi i Partisë Socialiste, ndërkohë që opozita vijon protestën për qeveri teknike, që sipas saj është e vetmja garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Afati për regjistrimin e partive politike që duan të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit përfundon në fund të muajit prill.

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi gjithashtu edhe ngritjen e KZAZ-së së Kavajës për zgjedhje e pjesshme lokale që mbahen për bashkinë e këtij qyteti.

Kjo KZAZ do të ketë 3 anëtarë nga PS, 2 nga PD, 1 nga LSI dhe 1 nga PR. Partitë politike kanë afat deri më 2 prill që të paraqesin kandidatët për komisionerë për zgjedhjet në këtë bashki.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *