Media austriake: Orientimi i Ballkanit tashmë është i paqartë, situata në Maqedoni shfaqet vërtet e rrezikshme

29 Mars 2017, 21:55Rajoni TEMA

Orientimi gjeopolitik i Ballkani është bërë i paqartë. Vërtet e rrezikshme mund të jetë në Maqedoni me tentime Grusht shteti, shërbimet sekrete dhe arrestime për opozitën pro-ruse. Procesi i integrimit të Malit të Zi në NATO është kthyer në skenar komploti mes administratës së re amerikane dhe Rusisë.

Arrestimi i 16 serbëve pak përpara zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi nga qeveria e Gjukanoviqit për tentim Grusht shteti bile dhe vrasjen e kryeministrit, nga Serbia shihet si një skenar i qeverisë malezase për të diskredituar opozitën pro-ruse, shkruan Der Standard.

Kjo ama nuk do të thotë se nuk ka pasur intervenime nga Rusia. Autoritetet serbe në fund të tetorit 2016 kanë kthyer dy agjentë rusë nga Serbia në Moskë, të cilët kanë qenë të përzier në kaosin malazes, mbase përgatisnin diçka edhe në Serbi vetë. Në Ballkan është e lehtë të aktivizosh kriminelë për veprime të tilla.

Shtetet e Ballkanit kanë institucione të dobta dhe të cënueshme, pasi orientimi i tyre është bërë i paqartë prej marrjes së detyrës së presidencës nga Donald Trump. Integrimi në BE është shumë larg. Në Malin e Zi – ku është e paqartë nëse shumica e banorëve kërkojnë integrimin në NATO – gjërat janë gëlltitur. Megjithatë Rusia përzihet aktivisht edhe në Maqedoni dhe Republika Srpska, njëra nga dy pjesët e Bosnjës.

Vërtet do ishte e rrezikshme në Maqedoni, pasi pjesa pro-ruse e partisë qeverisëse OBRM-PDUKM, heziton me këmbëngulje t’ia jap pushtetin opozitës që ka krijuar shumicën me tre partitë shqiptare në parlament. Konflikti gati ka kaluar në urrejtje ndër-etnike. Andaj është kthyer në vëmendje të BE dhe SHBA.

2 komente në “Media austriake: Orientimi i Ballkanit tashmë është i paqartë, situata në Maqedoni shfaqet vërtet e rrezikshme”

  1. enter"" says:

    Situaten e keni krijuar ju maskarenjte e Perendimit dhe Lindjes bashke.
    Popujt e ballkanit duan qetesi, ju kerkoni te perfitoni

  2. albaniafirst says:

    Fotoja e paraqitur ketu tregon se se groteske eshte pretendimi I sllavo bullgareve per te ashtuquajturen “e kaluara antike e tyre si maqedonas”. Jane vertet per tu kenduar kengen “more rrugen per Janiane”. Ndarja e FYROM-it midis Bullgarise dhe Shqiperise eshte e vetmja rruge qe njerezit ne ate pseudo-shtet te jetojne ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje