Meta i sigurtë se zgjedhjet zhvillohen më 18 qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Kuvendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian.

metaNë fjalën e tij para të rinjve, Meta theksoi se integrimi europian në të njëjtën kohë do të thotë edhe komunikim europian në politikë. Në këtë kuadër, duke u ndalur edhe tek aktualiteti politik, Kryeparlamentari Meta nënvizoi faktin se kriza politike, dhe mungesa e dialogut po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas Metës, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet parlamentare që poafrojnë, ata kërkojnë dialog dhe bashkëpunim mes palëve për të garantuar standartet, dhe të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.

“Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë. Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit.

Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. 18 Qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.

Kriza politike na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera. Reformat, jetike jo vetëm për integrimin dhe për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend” theksoi Meta në fjalën e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Meta i sigurtë se zgjedhjet zhvillohen më 18 qershor”

  1. Fred says:

    Ky hajdut shkerthate duhet futet ne burg , jo te zgjidhet prap in,turp per te gjithe ato qe votojne kete mut, qe po shkaterroj shqiperine turp vota per ndemarrjen e hajduteve lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *