Nis puna për arrestimet “VIP”, trajnime në Austri për luftën ndaj korrupsionit. Politika dhe Drejtësia në panik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nis paniku në radhët e gjyqësorit dhe politikës. Ndonëse politika po e zvarrit pa fund zbatimin e reformës në drejtësi, ndërkombëtarët janë të vendosur deri në fund për arrestimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Faktori ndërkombëtar ka nisur punën për arrestimet vip në Shqipëri, dhe për këtë ka nisur trajnimet në Austri për zyrtarët e lartë të institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit. Gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar nuk do t’i shpëtojnë dot këmbënguljes së SHBA dhe BE për shembjen e korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe në çdo hallkë tjetër të shtetit shqiptar, ku pritet që shumë shpejt të ketë dhe rezultate konkrete.

Prezenca e OSBE në Tiranë ka njoftuar se, në kuadër të një projekti të financuar nga Nisma e Evropës Qendrore (CEI) me synim fuqizimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira në luftë kundër korrupsionit, zyrtarë të nivelit të lartë të autoriteteve antikorrupsion të vendit kanë zhvilluar një vizitë katër-ditore pranë institucioneve austriake më 24 mars 2017.

Në bazë të trajnimeve dhe leksioneve të marra, zyrtarët e lartë kanë mundur të përfitojnë njohuri të avancuara lidhur me bashkëpunimin transnacional në luftë kundër korrupsionit, koordinimin e politikave dhe mekanizmave monitorues antikorrupsion, si dhe rreth hetimit proaktiv e të efektshëm të çështjeve të korrupsionit. “Autoritetet shqiptare ndanë përvojat e tyre të punës me homologët austriakë dhe anasjelltas.

Ato u inkurajuan që të nxisin më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në luftë kundër korrupsionit, si dhe që të përvetësojnë praktikat e mira në zbatimin e ligjit në luftë kundër korrupsionit, për të përmirësuar kështu mekanizmat për parandalimin dhe çrrënjosjen e këtij fenomeni”, njofton zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar mori pjesë në një trajnim dy-ditor të përshtatur sipas nevojave pranë Akademisë Ndërkombëtare kundër Korrupsionit (IACA), si dhe morën pjesë në një leksion të mbajtur tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC).

Veç kësaj, u mbajt një takim pune i përbashkët me autoritetet austriake antikorrupsion, në bashkërendim me Zyrën e Koordinatorit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së thote ‘sot’. Delegacioni shqiptar përbëhej prej një Anëtari të Komisionit të Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe prej zyrtarëve të lartë të institucioneve kryesore përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, sikurse Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit.

Por dhe nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme/Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia e Prokurimit Publik, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve i Kuvendit të Shqipërisë dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Ky trajnim mësimor u zhvillua në vazhdimësi të veprimtarive të Prezencës në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Veprimtaria u përgatit në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit dhe me autoritete të tjera pjesë e rrjetit antikorrupsion, në përgjigje të nevojave të tyre për të rritur edhe më tej bashkërendimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Nis puna për arrestimet “VIP”, trajnime në Austri për luftën ndaj korrupsionit. Politika dhe Drejtësia në panik”

  1. Aureli says:

    Xhin xhonave dhe familjes kriminale Berisha po ju vjen funi i hidhur, do vjellin ckane vjedhur!

  2. liria says:

    Keni bere mire qe s’keni shkruar as nje emer se kush e ka perfaqesuar Shqiperine atje. Por pyetja eshte: ata qe u trajnuan e kishin kaluar vetingun? …Apo eshte prapaskene?

  3. perkthyesi says:

    Pritshmeria eshte shume e madhe, por ka me se nje vit qe degjojme te njejten fraze. Megjithate………ende asgje! Dhe sa do presim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *