Nishani dekoron Princin e Mirditës Prengë Bibë Doda, reagon pasardhësi i vërtetë Kapidanit: S’na ftuan, po përdoret politikisht për “çadrën”

29 Mars 2017, 08:30Politika TEMA

Nuk pritet fort mirë dekorimi që do ti bëjë Presidenti i republikës Bujar Nishani kapidanit të Mirditës, princit Preng Bibë Doda. Jo se nuk e meriton një gjë të tillë, pasi kontributi i Princit të Mirditës ka qënë determinant në ngjarjet më të rëndësishme për fatet e Shqipërisë, që para shpalljes së Pavarësisë, në ato momente dhe pas saj, e deri në ditët e Shqipërisë moderne. Duke kontribuar me armë dhe diplomaci.

Princi Prengë Bibë Dodë Pasha, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme shqiptare të tridhjetë viteve të fundit të shekullit XIX dhe rreth njëzet viteve te para të shekullit XX. Katolik me nënë myslimane, Princ dhe Pashë, atdhetar i adhuruar, por që shpesh keqkuptohej, i ditur dhe me kulturë perëndimore të fituar në mjedisin oriental të Stambollit.

Dy herë i internuar, plot 35 vjet në internim, me njërin sy të hequr, i bërë i paaftë për të lënë pasardhës, megjithatë arriti deri ne Komandant Brigade ne Gardën Perandorake të Abdyl Hamitit II. Ka qënë dy herë Zevendëskryeministër dhe dy herë Ministër në katër qeveritë e para të Shqipërisë; bashkëpunëtor i Ismail Qemalit dhe rival i Esad Pashës; Pretendent për Fronin Mbretëror të Shqipërisë. I vrarë në krye të detyrës, kur ishte Zëvendëskryeministër me dijeninë dhe nxitjen e italianëve dhe i varrosur me ceremoni madhështore në prani të tyre; deri më tash i pavlerësuar sa duhet. Si i tille, Prengë Bibe Doda është njeriu më kundërthënës i kohës së vet dhe njëherësh më interesanti.

Pra e meriton një dekorim të tillë, madje ka qënë i vonuar. Por fakti që nuk ka lënë pasardhës ka bërë të ketë dhe kundërshti në rrethin e të afërmëve të tij. Të cilët pretendojnë se janë ftuar në ceremoninë e dekorimit më 29 mars në Mirditë ata që s’kanë lidhje me të, dhe janë lënë jashtë njerëzit më të afërt, ata që rrjedhin direkt nga Kapidani Lleshi i Zi. Njëri prej tyre, më i afërmi pasardhës, Artan Prengë Lleshi (Gjonmarkaj) i drejtohet me një letër të hapur të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, ambasadorëve, krerëve të partive politike, kërkon që të vihet në vend kjo padrejtësi, dhe jo këtë dekorim të më të madhit të Mirditës dhe të Kombit ta përdorin në shërbim të politikës e “çadrës”.

Po botojmë të plotë letrën e hapur:

LETER E HAPUR

Drejtuar Opinionit Publik dhe në mënyrë rë veçantë:

Z.Donald Lu – Ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kryeministrit te Shqiperise

Ministrit te Drejtesise

Familjeve te Para Shqiptare

Ajkes se Kombit merguar ne shtete te Ndryshme

N/Prefektit te Qarkut Lezhe z.Kole Bardhoku

Kryetarit te Bashkise Mirdite Z.Ndrec Deda.

Kryetarit te Partise Demokratike te Shqiperise

Kryetarit te Partise Socialiste të Shqipërisë

Kryetarit te Partise Levizja Socialiste per Integrim.

Per dijeni dhe mbeshtetje.

Kryesise se Partise Aleanca Popullore per Drejtesi

Keshillit Kombetar te APD (ku jam edhe antar).

Katedrave te Historise ne Universitetet e Shkencave Shoqerore (Publike dhe Private)

Te nderuar Zoterues te Dikastereve te sipercituara,familiare te familjeve qe kane mbeshtetur idealet e KOMBIT dhe kanë punuar per Atdheun krahas te pareve te mi,qytetare te thjeshte pavaresisht sekteve politike, fetare dhe origjine.

Sot mësova nga njerez te thjeshte se neser ne Mirdite vjen Presidenti i Republikes z.Bujar Nishani per te DEKORUAR princin Prenk Bibe Doda. Bashkangjitur këtij njoftimi qe po bej, do te gjeni edhe çertifikaten gjeanologjike te prejardhjes se Princit dhe te familjes se Gjonmarkajve.

Asnje individ qe buron nga kjo çertifikate nuk eshte njoftuar per nje aktivitet te tille.

Prenk Bib Doda ua la pushtetin ekonomik dhe politik Marka Gjonit dhe Prenk Llesh Gjonit, si kusherinjt me te afert te gjakut dhe une si prejardhes i ksaj familje jam i indinjuar pse Presidenti Nishani ka thirrur e caktuar njerez qe nuk lidhen me Barkun e Lleshit Te Zi me qellim shkatrrimin e kësaj familje dhe përdorjen e individeve pjesmarres e te ftuar si “Ushtare” te Çadrave dhe Partive te sunduara nga Ish – Sigurimi i Shtetit.

Do të ishte më e ndershme që presidenti Nishani, më përpara të kishte marrë masa për heqjen e dekoratës diktatorit Enver Hoxha akorduar nga një Nishan i hershëm, (Enver Hoxha grabiti shpatën e Prenk Bib Dodës dhuruar nga Napoloni dhe jua fali rusëve) dhe më pas të bënte dekorimin e Preng Pashës.

Lutem Reagoni per kete rast te pa precedent kur Institucioni i Presidentit te nje Shteti Demokratik, shkel te drejtat e familjes me te vuajtur te Kombit

Me Respekt.

Artan Prenge Lleshi (Gjonmarkaj)

Sarajet e Oroshit te Mirdites.

5 komente në “Nishani dekoron Princin e Mirditës Prengë Bibë Doda, reagon pasardhësi i vërtetë Kapidanit: S’na ftuan, po përdoret politikisht për “çadrën””

  1. Balerina says:

    Edhe një herë, nuk mund të mos bjerrë në sy dhe mos të të vijë për të vjellë, me karakterin servil-bythëlëpirës, të këtij “kapedani” shqiptar, Llesh-leshit, ku në letrën e tij, në fillim i drejtohet ambasadorit amerikan dhe pastaj Kryeministrit të vëndit të tij…(???!!!) Kjo është “trashëgimia jonë e lavdishme”, që nuk mund të fshihet sado vite që të kalojnë…! Edhe ky “kapidani patriot”, kristiano-mysliman (?!) që do të dekorohet, andej nga Stambolli “i kishte kryet”…(?!) O sa mirë, me kenë shqiptar…(???!!!)

  2. Alban Hamzai says:

    Vetem ne Shqiperi ka vasale deri ne bythelepirje te ShBA ,vetem ne Shqiperi ambasadori amerikan konsiderohet si Kryekryeminister dhe si Kryepresident .Se cfare pune ka ambasadori amerikan ne kete problem vetem nje tip kryebythelepires si autori I letres mund ta kuptoje. Kete perulje deri ne neveri nuk e gjen as ne vendin me te humbur te Afrikes . Por nga nje ane nuk ka faj. Ketu cdo gje pritet nga te huajt. P.sh.ne cdo artikull qe shkruan bythelepiresi tjeter Spartak Ngjela edhe per gjene me te vogel I drejtohet Ambasades se ShBA ,sikur ajo eshte kryeqeveria e vendit,ndersa Qeveria eshte thjesht kukull. Njerez pa dinjitet ,pa personalitet ,tipa Uriah Hip ,te perulur ndaj te huajve deri ne neveri .Ju lutem botoni komentin tim!

  3. Fshatari says:

    Nari!!!O Nar Nishani..qe Nishan mos Lence…Mbete duke Dekoruar..Kaq Dekorime dhe kaq Aministira vetem nga Ju shikojme…
    o Nar.Palla:Ne vendet Europjane nje Dekorate ne 10-te vite shikojme…kurese ti mbete duke Dekoruar???Iko pirdhu Legen i Mutit..nuk ke se me c´fare te merresh dhe Dekorta…!!!!

  4. fida says:

    Kapedani i Mirdites ,i Republikes serbe te Mirdites .Presidenti yne i jep dekoraten qe i kishte dhene mbretnija serbo/kroate,po qe per arsye te mosarsyes,cetniket ja dhane presidentit tone gjytrym,qe tia jepte me ceremoni…

  5. Mirdita says:

    Ehu! moj zane, po t’ishin ndeshun
    ata burra te kerleshun
    qi ma t’forte nuk i ban shkina
    qi ma t’rrepte s’i ban turkina
    ndoshta zot nderrue s’kish Vranina
    por n’qielle ndyshej kendonte shkrola!
    pse, pa u ndeshun keta sokola
    briti t’madhe Prenge Mar’ Kola:
    “Dredho, Oso , n’Xhebehane
    se na ra Shkjau pre’ asaj ane!”
    Me i ra tinzi’ i ujk nder berre
    s’dredhe ma shpejt, jo , nji bari
    kah anmikun te kete ndi’
    si m’atebote drodh Oso Kuka
    tue ngjite perpjete kah suka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje