Nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun (ose një kërkesë modeste për miqtë e LSI)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Të dashur Luan, Monika, Petrit, Klajda dhe natyrisht ty Ilir, që flet shumë qartë edhe me heshtjen tënde. Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit, Blerinës, Famirit, e natyrisht edhe Edit, i cili shkëlqen me mosprononcimin e tij. Ata janë nervozë dhe të irrituar, sa nga shpotitë dhe shigjetat tuaja të helmatisura, por më shumë ngaqë po i mbani zvarrë për koalicionin. Nuk e fshehim dot që na vjen mirë, përsa po ndodh brenda “cadrës” suaj, por deri këtu, nuk ju falenderojmë dot.

Jo thjesht se po vazhdoni cdo të enjte të mbani me oksigjen një qeveri të rrënuar moralisht dhe politikisht prej shumë kohësh, por mbi të gjitha se po u thoni shqiptarëve vetëm gjysmë të vërteta. Dhe në kushtet e krizës së thellë, që ka pushtuar vendin, askush nuk ka nevojë për këtë lloj shërbimi.

Sepse ju nuk jeni as portale dhe as analistë të pavarur, që të qëndroni mes palëve, për t’u bërë thirrje që të pajtohen, duke lëshuar secila nga pozicionet e veta. Ju nuk jeni priftërinj apo hoxhallarë, që predikoni faljen dhe mëshirën, por as pajtues gjaqesh për të ndërmjetësuar paqen mes “mëkatarëve”, që kanë vrarë njëri-tjetrin. Sepse ju jeni pjesë e problemit, përsa kohë i përkisni njërit kamp. Në mënyrë permanente dhe pa asnjë ditë ndërprerjeje. Që nga qershori i 2013-ës, e deri sot që po flasim.

Kur deklaroni se nuk mund të ketë zgjedhje në qershor pa opozitën, mos kujtoni se po i bën ndonjë nder Partisë Demokratike. Madje kam frikë që është e kundërta. Sepse, e thënë kështu, duket sikur është mungesa e opozitës, ajo që e shkakton krizën dhe sikur kjo është cështja që duhet zgjidhur sot në Shqipëri.

Në fakt është kriza, që ka shkaktuar kjo qeveri, e cila vijon të mbahet në këmbë edhe me votat e LSI, ajo që e ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. është pikërisht ajo problematikë për të cilën herë pas here, kanë folur edhe Teri, Petriti, Ylli, Luani e ndonjë tjetër, por asnjëherë Iliri. Natyrisht me fushata dhe me leje janë shprehur, por kjo ka pak rëndësi tani. Bandat e kanabisit, kur shartohen me shtetin dhe policinë prodhojnë një përbindësh të frikshëm, i cili i vret që në start zgjedhjet. Dhe të gjithë udhëheqësit e LSI-së, që kanë folur për këtë cështje, kanë pasur plotësisht të drejtë.

Nëse doni të jeni sadopak të besueshëm, hiqni dorë nga pozicioni i mediatorit, sepse as jeni votuar dhe as nuk ju pranon kush për të tillë. E keni detyrim të parë të deklaroni se zgjedhjet në Shqipëri kërcënohen nga qeveria dhe jo nga opozita. Sepse nëse do te ishte tekë e Partisë Demokratike bojkoti i zgjedhjeve, nuk keni asnjë arsye pse të kujtoni se pluralizmi ka ardhur në Shqipëri 27 vjet më parë. Nuk do të cënohej asnjë qime demokracia nga mospjesmarrja e një partie politike në zgjedhje, në rast se petendimet e saj do të ishin të sajuara, por ju e dini po aq mirë sa ne se nuk është kështu. Ndaj edhe ju takon që jo vetëm ta thoni edhe gjysmën tjetër të së vërtetës, por edhe të mbani qëndrimin tuaj për këtë. Cilido qoftë ai. Sepse askush nuk ju pranon në rolin e vëzhguesit të paanshëm, sa kohë që vijon të mbeteni pjesë e rëndësishme e problemit, i cili ka vetëm një emër: Edi Rama dhe qeveria e tij.

Fjala vjen, edhe për rastin e Kavajës, mirë bëtë që e përjashtuat veten nga farsa elektorale. Por duhet ta bëni të qartë për publikun pse e keni marrë këtë vendim. E keni thjesht me kandidatin apo me faktin që aty nuk do të garojë opozita? Kam frikë se është e para, por nuk ka problem, sepse edhe ajo arsye e fortë është. Madje më duket rrëqethës karshillëku i zgjedhjes së re të Edi Ramës. Edhe sikur ta kishim porositur ne të opozitës, nuk do të kishte gjetur më të mirë, për të na dhënë të drejtë.

Po prapëseprapë, Kavaja është shumë pak para humnerës që shfaqet në horizont nga dështimi i sigurt i zgjedhjeve të 18 qershorit, ndaj cdo aktor i rëndësishhëm politik duhet të bëjë aq sa i takon për evitimin kësaj katastrofe kombëtare. Cdo ditë, që kalon, e afron ditën e llogarisë për cilindo përgjegjës. E thënë me dy fjalë, nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

37 komente në “Nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun (ose një kërkesë modeste për miqtë e LSI)”

  1. vjola says:

    Po si keni surrat more dallkauker ,qe keni 27 vjete qe jeni pjese e te gjitha gjemave qe i ka shkaktuar popullit dhe Shqiperise partia ku ti ben pjese .Lapangjozer ,do te jepni llogari do te jepni .

    1. €piriiiiii says:

      Ky ‘Pátosi’ qënga Gallat fare. Harron qe kaloi 8vjet me LSI ku mezi arrinte 71Deputet minimumin e mundshëm. Patozi nuk ka me UJK se PDerat dhe 2B ne Shqipëri. Ktizen PS e Trashegoi nga ju PDerat, dhe bejne nw vens numëro per Shkak te Krizes qe ka godit gjith EU

  2. Gregor Lato says:

    Zjarrvenesit, vrasesit, kriminelet, shitesit e trojev e shqiptare,…. qenkan bere qingja?
    E tmerreshme o popull, vini gishtin kokes, keta ujqer qe duan te veshin lekuren e qingjit, neser (…e nesermja eshte teper larg per ta), te shqyejne, te bejne copash, si heren e shkuar, dhe pastaj perseri te bejne fajtor.
    Sa me larg tufes se ujqerve.

  3. niki says:

    Kush éshté qengji Basha,( 230 milione euro te vjedhura ne rrugen Durres-Kukes ,vrasje e 21 janarit,shitja e detit)Kush éshte qengji Berisha me nje te kaluar shume te zeze ,qe juve nuk ju vjen turp para popullit,por i mbroni veem per nje vend ne parlament,qe te hani dhe 4-vjet,buke qyl.

  4. Lennard says:

    Po si nuk ke turp mor Lapangjoz.Ti ke ne kurriz krime te pashembellta ,qe i ka bere PD dhe njerzit e saj dhe nuk je ndjere fare.Kur ndodhi gjema e Gerdecit Ti mor Zagar ishe Deputet i Zones dhe u fshehe,nuk u prononcove fare se i prishej terezia Sali-Serbit dhe Zenit dhe Fatke Trafikantit.Tu vra para syve te Tu Gjoja Miku me i ngushte Olldashi dhe nuk u ndjeve ,po mbete ne Tufen e te Mallekuarve nga i gjthe Populli.Tashti po Dashuron Zagaret e LSI ,qe jane ne nje linje me prapesite tuaja.Po dije se Populli ju njeh mire dhe do te merni denimin e merituar nga Vetingu,qe ju po e shmangni dhe sabotoni dhe nga Vota Popullore me 18 Qershor,

  5. timo says:

    Në Shqipër, or ti djalosh , ka vetëm një kope ujqish dhe ajo është vetëm PD-ja me krye ujkun Sali.

  6. Drejtësia says:

    Po ku është kriza mor bajgë e ndyrë.Po harrove mor i ndyrë si keni zhdukur njerëz e sdihet ku kanë eshtrat.Po harrove mor palaço ça kini bërë me zgjedhjet e ndyra që kini organizuar.Ke harruar mor horr ça kini vjedh e sa kini vjedhur.Po si harrove mor kriminel si i vratë njerzit me duar në xhepa në bulevard.
    Ti e soi jot duhet të merrni vesh një gjë që ne populli kemi vendosur tju zhdukim këtë radhë përgjithmon o mostra që kurrë të mos kini më mundësi të kini në dorë fatin e shqipërarëve me gjakun e të cilëve kini lyer duart tuaja të ndyra.

  7. "BOHOTINA" says:

    Je shume i ndyre patoz. Shpreh mllef qe s’ ua var njeri

  8. populli D.V. says:

    Mos ki fare merak o Patoz se ne Kavaje LSI-ja nuk do votoje per kandidatin socialist,perkundrazi do luftoje (sic ka bere rendom keto 4 vjet,)per te mos fituar PS,por harron se ne qershor socialistet do ti japin reston qe meriton LSI-ja e qelbur nga koka te kembet .

    1. Hasani says:

      O te qifte populli gjithe shpine..po cke me lsI O Bq..eshte leter e Patozit ..merru me ate…

  9. Spinaqi i Shqupit says:

    Analiza mujore me ngjyre diareje e katundarit kameleon te Shqupit.

  10. Pe qini says:

    Patos! Je nivel ordiner. As shoket e tu nuk te perfillin. Ri aty, ose shko ne vendlindje dhe ha ndonje fergese me gjize por me shkrime mos u perzje se do ti heqesh koren m….

  11. Miri says:

    Popopopo kur ve size dhe ky kokrra katunarit.

  12. Fatosi-kosove says:

    Nese PD qenka qengj ateher ky do te jete fundi i njerezimit,pasi per patozin te gjitha ato krime,vrasje,vjedhej e plaqkitje ne te gjitha anet per me shume se 20 vite,Gerdeci,21 janari,falja e detit grekut,falja e tokave serbit,krijimi i republikes se hashashit ne Lazarat dhe prap ka ftyre ky “njeri” te flas,vertet kete se besoja dikur,por ja qe sot duan te na detyrojne qe kriminelit ti thuam “qengj” e ndoshta neser edhe baba,ne vend se te gjithe keta “qengja” te patozit te ishin tashme te “therur” ne Spaq apo Burrel,ky “njeri” i pamoral i ban thirrje LSI-s!!!!
    si i dashur ti e i dashur ai,metode tipike serbe qe dikur “qengji” millosheviq e perdorte ne kosove ku dike e quante shiftari qe ishte i mire per te e albanci duhej shfarosur,imagjinojeni patozin qe tash e nje muaj e gjysem po “vuan” per shqiptaret,i kerkon metes qe te ike nga “ujku” dhe te bashkohet me “qengjin” dhe pastaj tna shkerdhen nanen e baben siq na ka shkerdhyer me shume se 25 vite,por qe ne fund do ti vie radha edhe ati qe do ti bashkohet “qengjit”-LSI-s dhe metes e te “dashurve” tjere luanit,monikes,klajdes e gjithe te tjereve qe nuk e “njohin” qengjin PD !
    Vetem nje gje kisha dashur ta dije,patozi i di vet keto gjera apo eshte keshilluar nga fazlliqi,keshilltar special per siguri kombetare i dyshes sali berisha e lul basha,merreni me mend shqiptar te dashur kush na paraqitet “qengj”,o Zot.

  13. . says:

    O turi “sqepar” pyete Lyl-Tyryfylin tend per DROGEN qe transportonte me makinat e UNIKU-t kur ishte ne KOSOVE dhe qe i priste i biri ish-kryetari tend legjendar i krimeve ne Shqiperi Sali Protopapa.

  14. Nestori-Mitrovicë says:

    Se je një konformist i pandreqshëm, e kam ditur , Patoz. Atë që nuk e kam ditur është se ti shkuake edhe përtej asaj. Tani, mund të besoj se edhe mund të kesh qenë pjesë e të këqijave që partia jote dhe bashkëpartiakët tuaj i kanë shkaktuar qytetarëve të Shqipërisë, dhe jo vetëm. Si ka mundësi të jesh kaq i pandershëm në raport me qytetarin, ti, që pretendon se përfaqëson edhe dikë veç vetes tënde dhe interesit tënd. Të shkon mendja ndonjëherë se ke nevojë për pak më shumë ndershmëri, njerzillëk, korrektësi e sinqeritet. Dhe do të bindemi se, këto që thash, nuk i mungojnë karakterit tënd, atëherë kur, publikisht do të distancohesh nga bëmat dhe gjëmat e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe të gjithë atyre, brenda dhe jashtë partisë tënde, sidomos atyre brenda partisë tënde, që rrënuan e shkatërruan çdo gjë që u erdhi n’doresh. Nuk e di në je i vetëdijshëm se, me dashje a jo, je pjesë e një mekanizmi që, veç tjerash, shkatërroi një sistem të tërë vlerash etike e morale të këtij kombi. Që tjetërsoi njeriun shqiptar duke e shndërruar në hajdut, kultivues droge, vrasës me pagesë, trafikant, mafioz, boss prostitucioni e çka jo tjetër. Të ka shkuar në mendje ndonjëherë se, në tërë këtë ke hisen tënde edhe ti. Të ka shkuar në mendje ndonjëherë se, duke i shndërruar të tjerët në hajdut, kultivues droge, vrasës me pagesë, trafikant, mafioz, boss prostitucioni e çka jo tjetër , në të tillë jeni shndërruar edhe vetë. Dhe, duke qenë të tillë, ke guximin dhe arrogancën të flasësh për zgjedhje të ndershme e të lira. Dhe duke qenë të tillë vajtoni ditë e natë për Ilir “margaritarin”.
    Më e pakta që mund të bësh, Patoz, për ta larë shpirtin sadopak, është të shkosh në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ta votosh Vetingun.

  15. Fari~hu says:

    Po mos i qaj hallin edit,o cfar te te thuash ty ,po qaj hallin atyre te tujve ,qe u bene gazi i botes dhe nuk po jua ven pullen kush,po cpune ke ti me Ilirin e me edin,ti po pate bythe merru me shefin de fakto dhe de juro te partise tende,apo aty nuk ta mban trapi,se i din mire pasojat.Problemi sot per sot jeni ju,si per shqiptaret ashtu dhe per nderkombetaret,prandaj kini durim deri me 18 qershor qe ta merrni vesh mire se si i keni mardheniet me shqiptaret dhe nderkombetaret.

  16. Valter says:

    Tramp[ miratoi ligjin per te shkuar njeres ne mars,
    besoj qe te kete dhe nje vend per ju,vraponi

  17. shqip says:

    Dhe si per ironi te fatit, be dhe shba u thote jo bojkotit. Budalla qe ngele mor fytyre koperativisti. Po ata ambasadoret, axhensite e zbulimit, inerpoli, fbi, etj, e dine se kush e Luan parane e piset. Pa marre garanci nga bota, Edi Rama as do ta kishte nisur reformen. Ky popull eshte ne gjendje te beje diferencen, ndermjet atij qe punon e qe ben shtet, dhe atyre qe e telendisen shqiperine si kandahari.

  18. martaneshi says:

    IK ORE LEGEN,FYTYRE E NDYRE. KE QENE DHE MBETESH NJERI NGA DISHEPUJT DHE AVOKATET ME TE MEDHENJ TE TE GJITHA KRIMEVE TE SALI BERISHERS DHE TE BANDES SE TIJ. TI KE PASUR ROLIN E GEBELSIT NE GJITHE AKTIVITETIN KRIMINAL TE SALI BERISHES TASH 25 VJET. PO TE KISHE NDER, MORAL DHE PARIME DO E KISHE NGRITUR ZERIN KUR SALI BERISHA DHUNONTE DHE FALSIFIKONTE ZGJEDHJET NJERA PAS TJETRES POR JO. TY TE PELQENIN POZITAT DHE PRIVILEGJET. TANI TI NGA NGRE ZERIN PER GJERA QE AS KANE NDODHUR DHE AS DO TE NDODHIN. TI VAZHDON T’I MENDOSH SHQIPTARET SI NJE TUFE BAGETI QE MUND T’UA HEDHESH. JU JO VETM NUK MERITONI TE KTHYEHENI NE PUSHTE ME KETE DEGRADIM MORAL E POLITIK POR, JO PAK PREJ JUSH DUHEJ TE ISHIT NE BURG ME GJITHE ATO VJEDHJE, MASHTRIME E SHKATERRIME QE I KINI BERE SHQIPERISE. VETEM PER BYTHET DHE XHEPAT TUAJ. NJEREZ PA DINJITET !

  19. AVNI RUSTEMI says:

    Ke ngaterruar ujkun me qengjin kur ju drejtove dhelpres mike zoti Patozi. po kur ben dhe ti diversion kaq bajat vetem neveri te ngjall.

  20. Luani says:

    a patozi dukesh qe je demagog i poshter,se arrin te mohosh dhe humbjen e mikut ten d sokol olldashi.demagogjise i ka dale boja .fale demokracise shqiptaret kane dale dhe kane pare.sot ndershmeria e politikaneve percaktohet nga qendrimi qe mban ndaj reformes ne drejtesi e vetingut, per kete cmund te na thush patoz,per te tjerat koha dote nxjerre sa e doni shqiperine.

  21. grag says:

    Kot e ke Tit kavaja!
    Ai problemi i rendesishem e ka emrin: Veting! Shko votoje!
    Edhe sikur E.Rama te pranoj qeveri teknike, ju prape nuk futeni ne parlament per te votuar vetingun! Pse? reformen dhe ligjet jane investuqar, shkruajtur modeluar nga perendimoret! Rama ka leshte e currit! Biles ai ja u ka thene: Bini dakort me amerikanet( si puna e Luli javes qe shkoj!) dhe BE, dhe bujrum! Le qe kot flas ti i di miresi eshte puna! Por tit mos beje maskarain si ne kete artikull! Nuk eshte pune qingji dhe ujku! eshte pune lepuri! Ku fle lepuri zoti Tit kavaja? Tito e dhine dhe Francezet! Shkuen dhe bene Komandant i legjonit te nderit kete “ujkun” qe permend!
    Lum si ti qe te ka per pjese SAL gingji! Komandanti i Rambove! Besoj e kuptove ate punen e Rambove! Nuk jane per ramen! Jane per ju, biles deputet e PD qe te mos dilni nga vatha e shkoni ne Parlament! Provoje shko dhe do ti njohesh mire Rambot! Po tani kuptonTITI ku eshte problemi! DREJTESIA E RE , jo qeveria jo Republika e lulit! Kujdes nga Rambot!

  22. inf says:

    per ju se se dini
    patozi ri rri dhe hopa ja hop vetures lluksoze dhe ku do thoni kune Cerna Gore
    bixhoz kumar dhe nuk i rruet as per gerrdec as per ollash as per milet as per asnji gjo
    ky kodosh i saliut e ka mendjen vetem te Porkeria

  23. Vjola says:

    Si ka mundesi qe jini kaq i pa fytyre duke e ditur se cfare kini bere sidomos kur kini qene ne pushtet si per zgjedhjet per korrupsionin per drogen etj.Mos mendoni se ju jini kokat e ketij vendi dhe Cdo gje qe thoni e ha kallep populli jo zoteri mos u lodhni me se si ha njeri dokrat tuaja.Koha juaj ka ikur behuni njehere te vetme serioze dhe te drejte te oakten para ndergjegjes suaj.

  24. Patozi ka te drejte sepse eshte e vetmja shprese per opoziten per te krijuar Qeveri teknike tek Z.METAL.

  25. dymi says:

    PE-DE-ja qingj?!?! Pupupup….. tmerrrrrrr

  26. shqipe says:

    Patoz! je shqiptari me i poshter,me i flliqur, pse c’do dite ben pis te djathten e vertete. ke 25 vjet qe rron ne shpellen e ujkut dhe ujkonjes dhe ha c’te hedhin.turp te kesh,burr i lig.

  27. rigoni says:

    Pirdh te shfryhesh I shone ketij shkrimi o Patoz,qe nuk te qasin as ne cadren e zeze te ish parties tende.Shkruaj sa te duash ti,por Lulushi nuk te ka ne liste per zgjedhjet e ardheshme.

  28. Ehhhhh says:

    Qingja ju????Ju jeni DJAJ pa brira.Ju jeni jashteqitja e popullit.Ju jeni aq te pafytyr sa s’mund ta kapi imagjinata.Ju doni vetem shkaterrim sic keni bere gjithmon kur s’keni karrige.Yyyyt rrace e felliqur

  29. ilir says:

    Mbasi i doli huq lufta brenda PD, pas vdekjes se te ndjerit Olldashi, kur i rane pendet dhe i thane se nbuk kemi nevoi per ty, fshatari Astrit, ka filluar nga diversionet. Idiot i lindur, po po i plas gje PS se kush e do dhe kush jo. Ajo si do te jete eshte forca ne e madhe politike or koqe kandari

  30. Latif BORA says:

    NGA tanku i 98 qe e mbajtet bash mu ne qender te TIRANES, tek Cadra para kryeministrise eshte treguesi me i qarte se REPUBLIKA e re po vjen, e meqe ra fjala per zgjedhjet qe i doni mender te lira e te ndershme, nuk duhet te harroni se ka 27 vjet qe shqiperia ben zgjedhje me surratet tuaja njehere ne QEVERI dhe njehere ne OPOZITE, Po asnjehere nuk kemi degjuar ti kerkoni falje popullit…:NA FAL O POPULL SE TE VODHEM PER TE TE RRJEPUR,nga ana tjeter pas cdo pale zgjedhjesh KENI rishkruar KODIN zgjedhor si alibi se fajin nuk e keni JU HAJDUTER por e ka KODI qe paskesh qene shkruar gabim dhe HAjd mo Ta SHKRUAJME EDHE NJEHER, e ti shtojme nje presje e ti heqim nje PIKE ,TALLJE ME TE MADHE NUK KA, dhe SE FUNDI cfare garancie ka KY POPULL me qeverine e dhjere TEKNIKE qe do PD qe kjo do ti beje te LIRA, PO ta zeme se militantet e njeres FORCE qe do te kete fjala bie ministrine e rendit ose cfaredo ministrie tjeter, ose qofte pa perfaqsim ministror,do te tentojne ti Manipulojne zgjedhjet,ose edhe thjesht ti prishin kush do ti MBROJE, ajo polici qe ju e quani te lidhur kok e kembe me krimin dhe drogen,dhe do te kete nje incident ketu e nje atje dhe ne Fund te fitoje ,Te supozojme PD,Apo Partia e DULES apo NARD NOKA, a do te jene te LIRA, Po nese misioni vezhgues i OSBE sic ka bere 27 vite do te thote pas procesit, ZGJEDHJET ishin PAK ME TE MIRA se ATO TE MEPARSHMET, a do te quhet ky rezultat, dhe c fare fitoi Cadra , apo lesht e CURRES, ikni mor FIRAUNER , genjeni shqipteret dhe mire ua beni se bijte e ketij populli jeni, po kur vjen ceshtja tek e drejta pranojenei se KENI HYRE NE ZULLUM per 27 vjet dhe ora po vjen dhe do te paguani

  31. Shefi says:

    Duket se Patozi nuk e ka dhe shume sencin e logjikes. Pranon se LSI eshte pjese e sistemit qeverises dhe ne te njejten kohe kerkon prej tij te rrezoje qeverine e Rames. E pse nuk na qenka edhe qeveri e Metes kjo qeveri perderi sa qeveris ne proporcion me vendet e marra ne parlament. Nje idiotesi te tille politike nuk e gjen kurkund ne bote! Nuk mund te kuptojme shkakun e mospjesemarrjes ne zgjedhje nga nje parti qe eshte certifikuar per te vjedhur votat shqiptare (me sakte grabitur-se vjedhja behet fshehtazi, kurse grabitja behet ne mes te dites me force). Na doli “Elsa e mencme” (“Basha i mencem” ) qe parashikoi qe kur do te martohej dhe do te rritej djali, ai do te rrezikonte nga kazma e vendosur mbi butin e veres. O te mjere, mos guxoni te na dilni perpara sysh!

  32. nigo says:

    A mor Patoz. lexoji shkrimet per ty dhe jam i bindur se nuk do kuptosh gje me ate tru e formim te manget intelektual qe ke. Ke qene e mbetesh fshatar me shkolle gazetarie. Por si thua mor i paudhe se vetem PS do i vjedhe votat dhe Luli jot, qe e pame ne drite te djellit duke vjedhur eshte burre i mire. Si nuk te nxe goja apo nuk te vjen ndermend asnje gjeme e PD tende. Na erdhet dhe na qelbet Tiranen e gjithe Shqiperine me mente dhe pislleqet tuaja. Vjedhje, vrasje, tradheti kombetare, shitje deti, shkaterim e shitje pronash te shtetit e private dhe mbi te gjitha ndasi veri jug bete gjate gjithe qeverisjes tuaj. Ju duket vetja sikur keni ardhur nga nje planet tjeter dhe vetem ju mund te regulloni vendin tone, qe aktualisht doni ta marni peng ne sherbim te klikes tuaj. Ik mor qelbanik ne Vlore e bej propagande se nga ne Tirane e ne tere Shqiperine vetem shkelma do te merni. Por fajin qe ju kakarisni, beni sikur jeni koka e Zeusit nuk e keni Ju, por e ka PS me shoke, qe ju reabiliton edhe kur keni bere gjema te medha ne kuriz te popullit e te Shqiperise. Mbylle ate hale dhe shyqyr qe nuk do ta shofim me surratin,

  33. Andi lila says:

    Ngelët duke i lëpirë bythën LSI-së. Po dilni o njerëz në zgjedhje njëherë, masni sa ju vlen lëkura dhe pastaj po i patët numrat për të formuar republikë të re me LSI-në. Po ju jeni parti Kimerë me disa koka dhe si flisni sot nuk flisni nesër. Nuk ju beson më njeri. A… ndoshta po të ishte tërhequr realisht plaku ëëë… edhe mund të kapnit ndonjë votë budallai po kështu si jeni sot… aha👎👎👎

  34. Kris says:

    Keshillat jo c’do here jane te vlefshme! Bile thone qe “neqoftese nuk do qe nje mik te te vije prape ne shtepi fillo e jepi keshilla”! PS mund te jete ujku! LSI eshte “cakalli” qe po ben kerdine por qe opozita eshte qingji kjo ndodh vetem ne mendje te coroditura ! Jo majtas e as djathtas! Mendje te semura, si Citynews, mund te mendojne qe Saliu dhe Luli dhe PD deputetet e saj jane “qingja”! Cfare nuk mban kjo bote?! P.S. Patosi flet keshtu se nuk eshte ne listen e deputeteve! Po kerkon pune ne KlanTV me Blendin!

  35. SHBA. says:

    Patosi shiko kujt i drejtohen nderkombetraet cdo dit e jave, vetem PD, sali Berishes e Lulezim Bashes, lini cadren dhe shkoni ne parlament. Mbetet duke i ren fyellit ne nje vrim. Po cuditni boten me genjeshtrat, prockullat, dhe ycklat qe nxirni perdit. Mos haro se cdo qeveri ka mangesi , ka mosralizime , por ka te pergjithshmen qe shteti funksjonon. Ju kerkoni shkaterimin e shtetit dhe demokracis. Kethimin mbrapa zhvillimin e SHqiperis me veprimet antikushtetuse. Kete po ua thote Amerika, Evropa, Brukseli e GJrmania, ua thone shqiptaret kudo neper bote, dilni nga cadra e rrugeve, shkoni ne parlament. miratoni rreformen dhe vetingun, lini thirjet fashiste per armatosje te qytetareve dhe perdorim dhune. Jemi ne NATO, kantidat per hapjen e negocjatave per tu ber pjes e familjes evropjane. Qtetaret skan nevoj per trazira e gjakderdhje, por per pun, qetesi, bashuri dhe ritje te mirqenjes, jo urejtje. Ska kethim mbrapa se doni ju te merni pushtetin me zor dhe me intriga dhe mashtrime, u pam tet vjet se ku e cuat Vendin ton. Pregatituni dhe shkoni ne zgjedhje. Qytetaret dote din se kush e meriton dhe kujt duhet dhen vota. Kini frik nga humbja dhe sdini se cte thoni. Cdo dit qe kalon me shum ja shtoni zullumin vehetes tuaj. Qendrimet tuaja kan njallur indinjat thuajse ne gjith emigranet kudo ku jan, spse spo degjoni miqt tan strategjik SHBA, BE qeee me funksjonaret me te lart shteteror dhe ne emer te qevrive, partive kerkojn nga ju , te lini rrugen dhe ti ketheheni parlamentit. Kjo esht rruga demokratike dhe jo perallat qe tregoni ne cader. Keto vecse ju turperojn. Lereni LSI, te vendos si te doje, meruni me vetveheten tuaj, LSI dhe Meta e di se kush cader e mbulon dhe ku duhet te jet si emajte qe esht, ska nevoi ti kijtoni ju se nga i ka koken dhe kembet. Nese dote vazhdoni te pengon rreformen ne drejtesi, vettingun dote kini jo vetem urejtjen e 90 perqind te qytetareve, sepse vendi dote bej mbrapa ne ekonimi, ne mirwenje dhe ne imazhin e keq qe dote krijohet neper bote, por edhe ndeshkimin ndaj PD, qe dote mbahet mend ne historin politike te pasdiktatures.

Lini një Përgjigje te Spinaqi i Shqupit Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *