Prag Skëndërbeu, Partizani zhvillon dy seanca stërvitore

29 Mars 2017, 17:03Sport TEMA

Partizani ka vijuar sot përgatitjet në prag të përballjes me Skënderbeun në program të dielën 2 prill ora 19:00.

Përgjatë ditës së sotme stafi teknik ka zhvilluar dy seanca. Paradite grupi i lojtarëve është përgatitur në ambjentet e palestrës , ndërsa pasdite në orën 14:00 skuadra ka zbritur në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana”.

Nën urdhrat e trainerit Starova janë vënë të gjithë lotarët , përjashtim kanë bërë kapiteni Alban Hoxha, i cili pas impenjimit me ekipin përfaqësues do ti bashkohet skuadrës të enjten dhe Mazrekaj që është lënë pushim nga stafi mjekësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje