Presioni, PD drejt zgjedhjeve pa kushte. Mesazhet dhe argumenti për vendimin…!

Në muajin e dytë të protestës me turne para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një qeverie të përbashkët, Partia Demokratike ka modifikuar strategjinë politike, sidomos në raport me zgjedhjet e 18 Qershorit.

Pavarësisht retorikës politike dhe deklaratave përbetuese, krerët e partisë kryesore në opozitë, ditët e fundit, kanë dhënë disa sinjale të qarta politike, që konfirmojnë planin për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie teknike.

Krahas përbetimeve se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, në prapaskenë, demokratët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 Qershorit, duke ndjekur një taktikë të dyfishtë. Kthesa e kamufluar e Sali Berisha dhe Lulzim Bashës vjen në kushtet kur kryeministri Edi Rama është i vendosur për të shkuar në zgjedhje edhe pa opozitën, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur qartë kundër qeverisë teknike.

Megjithatë, rol kyç në tërheqjen e opozitën duket se ka luajtur presioni i papërballueshëm ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partia e Angela Merkel, misioni i OSBE në Tiranë, eurodeputetë, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein etj, janë pozicionuar qartë kundër bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve parlamentare.

Mesazhi i parë

Në datën 20 mars, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për herë të parë, pas disa javësh, për përbërjen e listës së kandidatëve për deputetë të opozitës. Basha përsëriti premtimin se një e treta e kandidatëve të PD do të jenë të rinj dhe të reja, duke paralajmëruar në një farë mënyre pjesëmarrjen në zgjedhje, në kushtet kur shumica në pushtet ka hedhur poshtë opsionin e qeverisë teknike. “Dhe sa më takon mua, një e treta e kandidatëve të PD, në zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do ti paraprijnë Republikës së Re do të jeni ju të rinj e të reja të PD, të rinj e të reja shqiptarë. Asgjë nuk ju mungon”, ka deklaruar Berisha.

Mesazhi i dytë

Një ditë më pas, pra në 21 mars, ish­kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në zyrën e tij me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kryefjala e takimit ishte bojkoti i Kuvendit si dhe paralajmërimi për bllokimin e zgjedhjeve nga opozita. Pas takimit, me anë të një njoftimi, Sali Berisha renditi të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për herë të parë, kushti për krijimin e një qeverie teknike nuk përfshihej në listën e kërkesave që Berisha ia kishte paraqitur ambasadorit Lu. Një ditë më pas, ish­kryeministri Berisha e mohoi tërheqjen nga një kusht i tillë, por referuar njoftimit, qeveria teknike nuk ka qenë pjesë e diskutimit.

Mesazhi i tretë

Në datën 25 mars, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha, u shpreh se ekipi fitues i Trump do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

“Mesazhi i tretë, është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë! Mbështetjes politike, mbështetjes parimore dhe morale dhe po, mbështetjes së gjithanshme për Partinë Demokratike të Shqipërisë, nga ekipi fitues i Presidentit Trump, jo vetëm për këtë betejë, por edhe për zgjedhjet që do të vijnë, për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Mesazhi i katërt

Gjatë datave të 26 dhe 27 mars, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat, Kryesinë e PD dhe krerët e degëve të Partisë Demokratike. Gjatë këtyre mbledhjeve është zyrtarizuar edhe ndryshimi i aksionit politik, sidomos në raport me zgjedhjet. Konkretisht është vendosur për të vijuar protestën dhe bojkotin e Kuvendit, por në të njëjtën kohë, deputetët dhe krerët e degëve janë udhëzuar që të nisin përgatitjet për zgjedhjet, me argumentin se kushti për krijimin e qeverisë teknike së shpejti do të kthehet në një realitet politik. Shqiptarja.com ka mësuar se Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhjet pa qeveri teknike, por ai u ka kërkuar deputetëve dhe krerëve të degëve të mobilizojnë elektoratin për zgjedhje, pasi sipas tij, kërkesa e opozitës do të realizohet.

Çadra e PD, mbledhje për punësimin

Dhjetëra të rinj dhe të reja, gjimnazistë dhe studentë dhe të sapodiplomuar folën dje në çadrën e Partisë Demokratike për mungesën e mundësive dhe punësimit. Sipas PD, Mungesa e meritokracisë për studentët fillon nga bankat e shkollës e deri tek tregu i punës. “Të rinjtë theksuan se nuk ndihen të lirë, pasi përzgjedhja e shkollës që ndjekin, punës që bëjnë apo edhe vetë përfaqësuesve të tyre nuk është e tillë. Reforma në arsimin e lartë zvogëloi mundësinë e studentëve për të vazhduar shkollimin në degën e përzgjedhur prej tyre. Qindra nxënës për shkak të pamundësisë financiare, të tjerë prej frikës nuk arritën të fitonin degët e preferuara në Universitetet Publike. Ata të cilët arritën të fitonin studimet e larta në shtet, u përballën me tarifat e trefishuara të edukimit. Të vetmit përfitues nga formula arsimore “Rama – Nikolla” ishin Universitetet private të cilët faturuan shtrenjtë ëndrrat e studentëve shqiptarë”, pretendon opozita. PD nuk ka harrur të përsërisë kërkesën për qeveri teknike.

“Ata bënë thirrje që çdo gjimnazist, student apo i ri i cili nuk është më i lirë të zgjedhë për veten e tij, ti bashkohet qëndresës popullore për një Republikë të Re ku pushteti kthehet në duart e njerëzve dhe paratë e taksapaguesve në investim për rininë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të një qeverie teknike”, thuhet në njoftimin e PD. (Shqiptarja.com)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Presioni, PD drejt zgjedhjeve pa kushte. Mesazhet dhe argumenti për vendimin…!”

  1. Real says:

    Mesazhet i formuloni ju gazetaret.
    Lulushi dhe te tjeret kane folur ç’tu vinte
    nga bytha se mendje as kane pasur e as kane!

  2. Peco says:

    Pirdh o Lul Basha, pirdh se te bene mire, lirohesh o shpirt. Sidomos ato pordhet per republike te re, bejne nje krisem aq te madhe, sa degjihet ane dhe kend vendit. Sa hyre ne politike dhe je i ri,o xhan, nuk ke qene as minister i brendshem, as i jashtem as itransportit, por sidomos nuk ke qene as Kryetar Bashkie ne Tirane, ndaj them se e ke me pash te drejten legjitime te pjerdhesh per republike te re. Prandaj jepi, shterngoje bythen fort qe pordhet te dalin sa me te medhaja. Kur akoma ka te marre qe u marrin ere pordheve te tua, pse mos tja besh bam nga mengjesi deri ne darke?

  3. Drejtesia says:

    Lerini te mos futen.Te bejne ca te duan ne jemi te vendosur ti shpartallojme perfundimisht duke e zhdukur pergjithmon ate parti monster qe ka vjedhe e ka lyer duart me gjakun e shqipetareve te pa fajshem.

  4. Vlonjati 12 says:

    Flet çadra per arsimin dhe “pamundesine” e te rinjeve per te vazhduar studimet , etj, etj. Po erdhi Lulushi ne pushtet ( enderra ne diell ) do rihapi
    universitetet ne Kukes , Sarande e ne çdo katund te Shqiperise qe , ashtu si juristat 6-mujor te Plepave, te na dalin edhe ca kunguj te tjere, qe as emrin e tyre nuk dine te shkruajne. Si ne 1996 me “parajsen” ekonomike me sudet e xhaferet, ashtu do behen perseri diplomat e Lulushit.

  5. Saliu says:

    More! Po,ku ne verin e semes apo te shoqes do shkoi Basha po nuk mori pjese ne zgjedhje? A e dini ju, se Basha do perfundoi simos me keq,se do e nxierin jashte loje njerzit e partise tij,Si i paafte.? Prandaj ai do marin pjese ne zgjedhje,patjeter,se qeveria teknike qe kerkon ai,nuk e zhduke drogen,apo probleme te tjera qe ngre ky i çmendur.Bojkoti,vertet eshte vetvrasje,dhe vetshkaterrim pe pd-ke.Dhe per kete pergjegjesine e ka Basha.

  6. emigranti says:

    Qe diten qe u krijua pd e deri me sot ka qene partia e shkaterimit total te vendit,ajo vazhdon akoma edhe sot me te njejtin zell. Sot kjo parti e shkaterimit ka hyre ne cader dhe kerkon qeveri teknike.Po c’fare qeverie teknike moj parti e shkaterimit ?!!! Gjithe keto parti qe jane po tu plotesohen kapricot behet nje anarshi qe vetem mire nuk ben. Te gjitha partite kontraten e kane me popullin ,duhet te japin llogari , dhe objektivat qe kane per vendin per popullin. Asnje parti nuk mund te flase ne emer te popullit,ato mund te flasin ne emer te elektoratit te tyre. Nga parta e shkaterimit pd sot e vendosur ne cader ngre mjaft akuza qe jane pjella e saj .Qeveria aktuale me reformat radikale qe po ben vlen te lavderohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *