REPLIKAT/ Komentuesi: O Edo, vetë na përgjigjesh? Rama: E kam për detyrë

29 Mars 2017, 09:43Politika TEMA
REPLIKAT/ Komentuesi: O Edo, vetë na përgjigjesh? Rama: E kam për

MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Gramshit në 2013 dhe sot?:.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar foton e mëposhtme.

Por, disa komentues i kërkojnë që tani t’iu gjejë punë.

Disa prej tyre, Rama iu përgjigjet vetë.

 Komentuesi: O Edi mirmèngjesi dhe ti, kurjoze jam, kush ti ban kto foto, vetè shkruan apo nej tjetèr ? Se sbesoj tkesh nerva pèr kto gjèra

Rama: Muniver, “kto gjera” jane pjese e detyres, quhen komunikim me njerezit!

 Komentuesi: Pa perdorur filtra fare eeee???

Gramshi e ka kulture xhiron e mbasdites dhe sheshi duhet i bukur .. po tani gjeju ndonje pune paradite…

Rama: Interesant shume, po mire si thua ti, nuk kane te drejte ata njerez te kene qytetin e tyre, po duhet te lindnin e te plakeshin me nje parkim ne vend te qendres se qytetit?! Shkollohu Jurild shkollohu, lexo Jurild lexo, meso diturine dhe modestine, qe mos kujtosh se mjafton te kesh fejsbuk per t’u bere i vlefshem shoqërisht

 Komentuesi: O edi dibren kur e ke ne mend te harove i more votat

Rama: Dibren, nuk e sheh kantierin mu ne qender te Dibres EMi DEmiri? Ka edhe te tjere kantiere, po nese nuk ta shohin syte bulevardin e ri qe po ndertohet, zor se te kap me shume cepi i syrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje