Shuplaka e Partive Popullore për Bashën: Shkoni në Parlament dhe në zgjedhje. PD nuk e voton rezolutën, pasi Basha do takonte… Orban

Shtimi i rrezikut të tensioneve dhe përplasjeve në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe forcimi i rolit të Rusisë me ndërhyrjet e saj në rajon, përfshirë edhe zgjedhjet, kanë shtyrë Partinë Popullore Europiane që për herë të parë të miratojë një nga rezolutat më të forta për perspektivën europiane të rajonit.

Partia Popullore Europiane, e qendrës së djathtë që qeveris shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, nëpërmjet rezolutës shpreh vullnetin për të ndihmuar Ballkanin perëndimor nga ndërhyrja e vendeve të treta.

Nga 19 pikat e rezolutës duket se dy prej tyre kanë të bëjnë edhe me Shqipërinë. Në njërën prej tyre, megjithëse nuk përmend me emër Shqipërinë, problematika duket se i ngjan aktualitetit shqiptar.

Partia Popullore inkuarjojn të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

Për kushtet e Shqipërisë, pjesëmarrja e plotë në proceset demokratike dhe institucione është një referencë e qartë për Parlamentin dhe për zgjedhjet.

Paragrafi tjetër thekson nevojën dhe urgjencën që Ballkani perëndimor të ecë përpara me reformën në drejtësi, duke vendosur shtetin e së drejtës dhe një gjyqësor transparent dhe të pavarur. Partia Popullore Europiane kërkon që të forcohet më tej procesi i dekriminalizimit për drejtuesit politikë.

Delegacioni i Partisë Demorkatike nuk mori pjesë gjatë votimit. Të kontaktuar nga Top Channel, burime në delegacion thanë se mospjesëmarrja lidhej me takimet biletarlae të kryetarit Basha.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Shuplaka e Partive Popullore për Bashën: Shkoni në Parlament dhe në zgjedhje. PD nuk e voton rezolutën, pasi Basha do takonte… Orban”

  1. fida says:

    Shko ne parlament dhe voto vetingun,shko dhe ne zgjedhje O ZAGAR,se na e bastardove krejt PD,ma keq se Berisha.Te cadra jote nuk rrihet as nje minute se vjen era perrc,hudher dhe gromesima pijanecesh….

  2. Spartaku says:

    Po tani ça mutin do o Basha bukuroshi me xhel? Mire Rama paska faj,po PPE-ja te ka faj? Ajo po te tregon rrugen nga duhet te shkosh,ti nuk e pranon.Si te durojne ata ne çader qe po i genjen dhe po i mashtron,nuk e kuptoje dot.Po e çon pd-ke ne prrua.Basha,e ke te shkruar ne ball,do perfundosh keq.Edi Rama nuk te ka faj,ai eshte ne rrugen e drejte,nga shkojne te gjithe,kurse ti ke mare rrugen e MUTIT.

  3. Berisha po mban peng te ardhmen e Shqiperise populli duhet ti pergjigjet me vote por edhe LSI duhet te reagoj ne lidhje me kualicionin sepse PD po pret qe LSI te dale nga koalicioni dhe keshtu realizohet deshira e opozites pamvaresisht se nderkombetaret i kane kritikuar.

  4. Lulushet e sali-kermes says:

    Diskrititove veten o lul bastardi me legen I legenave
    Hollanda jote furnizon tere boten me droge dhe nuk degjon Asgje ne parlament Kurse ti surrat mi gerthet anembane Duke akuzuar qeverine qe Po merr Dekorat me urdherin me te larte nga Franca Ta gezoje Ed Rama dhe ne hale te Gomerve tju coj gjith lulushet e Pd me sali kermen ne krye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *