“Stratfor”: Rusia po përgatit kaos në Ballkan

29 Mars 2017, 11:46Rajoni TEMA

“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”.

Kështu paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, “Stratfor” ka dalë në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë traidicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha.

Ndikimin e saj, ajo do të vazhdojë ta shtrijë, ose të paktën do të përpiqet, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Me ushqimin e tensioneve në rajon, Rusia – argumenton “Stratfor”, – mund të projektojë një seri krizash tepër sfiduese për Perëndimin.

Artikulli i saj analizë me titullin “Rusia ngacmon folenë e grerëzave” kujton se, gjatë dy viteve të fundit, ndikimi rus në Serbi është rritur në mënyrë fare të qartë.

Tani që Kosova flirton me idenë se forcat e saj të armatosura të sigurisë mund të shndërrohen lehtësisht në një ushtri të vërtetë, marrëdhëniet me Serbinë po kalojnë në një tjetër ashpërsim, e nëse vazhdojnë kështu, Moska – profetizon “Stratfor”, – do të shfrytëzojë momentin për të krijuar një ngërç të plotë në terren.

Të njëjtën gjë u përpoq të bënte në fund të fundit edhe në Malin e Zi, qeveria e të cilit akuzoi hapur forcat ruse të sigurisë për komplotin e vrasjes së Milo Djukanoviçit pak përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit, me shpresën se kështu do të devijohej përpjekja e anëtarësimit në NATO.

Sa për Maqedoninë, – thekson artikulli, – ajo është prè e një fushate intensive dezinformimi të Moskës.

1 komente në ““Stratfor”: Rusia po përgatit kaos në Ballkan”

  1. Qoku says:

    Shifne se populli i shkret i dine komunista kto socialisetat por komunistat me te qelbur ne Shqiperi jane kreret kryesor te PD qe me spiujte e UDB dhe me me ndimen e pa kursyer te mamas KKB do te tentojne me qdo kushte ta kthejne 97 siduaten ne Shqiperi se keshtu i ptojne dhe vetingut duke e qitur te pa vlefshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje