Tahiri shpërthen ndaj LSI: Shan që të dalë në TV dhe të mbledhë vota

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është përgjigjur akuzave të fundit të ardhura nga LSI.

Tahiri ka thënë se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV dhe sa për të mbledhur ca vota më shumë.

“Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje.

Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi.

Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës.

Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë.

Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësoj, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’.

Sa më shumë sulmojnë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fort duhet të luftojmë.

Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh.

Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet.”, tha Tahiri.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Tahiri shpërthen ndaj LSI: Shan që të dalë në TV dhe të mbledhë vota”

  1. Take Flori Lazarati says:

    Te rroje Lazarati se na nxorre mallin o Take.

  2. Treviso says:

    Zoti Saimir,je shume i vonuar me partine prostitute. Prostituta e ka helmuar me kohe partine tuaj dhe tani po e kuptoni efektin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *