TV Klan sulmon si të “çmendur” Visar Zhiti, si hakmarrje për motrën e Aleksandër Frangajt

29 Mars 2017, 16:50Sociale TEMA

TV Klan iu është rikthyer sërish sulmeve ndaj shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, pas debateve të këtij të fundit me Bujar Nishanin.

Edhe pse dokumentet dhe vetë dëshmitarët dhe bashkë të burgosurit me Visar Zhitin vërtetojnë se ai nuk ka qenë spiun i Sigurimit, TV Klan thotë se Zhiti vetë me dorën e tij ka shkruar se nuk ndihej disident politik dhe se nuk ishte kundër vijës sipas tij, të drejtë të partisë dhe shtetit.

Sipas TV Klan, bëhet fjalë për kërkesën ankimore penale që Visar Xhiti, me 21 Prill 1980, i drejtohej Gjykatës së Lartë të asaj kohe, për ndryshimin e masës së dënimit të dhënë nga Gjykata e Kukësit.

TV Klan thotë se Zhiti pranon se ka bërë gabime idore.

“Mosha ime e re ka bëre që të bie në gabime ideore. Gabimet i takojnë një të kaluare prej 5-7 vjet më parë. Më pas kam evoluar pozitivisht e jam cituar për mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve”, thuhet në shkrimin e paraqitur nga TV Klan si dokument, ndërkohë që vijon më tej, duke thënë se Zhiti ka pasur kriza nervore gjatë atyre viteve.

“Dokumentet e mësipërme që gjenden fare lehtë në Arkivat e Shtetit, tregojnë një Visar Zhiti krejt tjetër nga ai që vetë personazhi kërkon të shesë tek publiku. Që, edhe pse është dënuar për agjitacion e propagandë, ai vetë e quan të padrejtë dënimin për këtë akuzë, sepse ai nuk ka patur për qëllim t’i kundërvihej partisë dhe udhëheqjes komuniste. Pyetja që sot shtrohet është: Cilit Visar ti besojmë, atij të djeshmit që betohej se nuk ishte kundër partisë dhe shtetit komunist apo këtij të sotmit, që nuk lë rast pa propaganduar veten si disidenti poltik i sistemit komunist”, shkruan TV Klan.

Por përse vjen ky sulm i TV  Klan ndaj shkrimtarit të njohur?

Arsyeja është e thjeshtë.

Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ka një konflikt interesi me të.

Kjo, për shkak se në Vatikan, vendin që e ka zënë Zhiti, e mbante motra e tij.

Ka qenë kjo e fundit, që u bë shkak që Bujar Nishani të mos e dekretonte Zhitin si ambassador në Vatikan.

Dhe njësoj si atëhere, Nishani dhe Frangaj janë bërë sërish kundër Zhitit.

Se kush është më i besueshëm mes Nishanit dhe Frangajt, dhe shkrimtarit të njohur, nuk është e vështirë të thuhet!

Kioska familjare TV Klan dhe “ushtari” Bujar Nishani!

TV Klan ka dhënë sot edhe një shembull tjetër se televizionet tona kombëtare, janë kthyer në kioska familjare.

Pasi bëri të enjten e shkuar një shënim të gjatë kundër Visar Zhitit, në lajmet e tij të drekës, Klani iu kthye të njëjtit personazh.

Nëse herën e parë ai përdori disa mesazhe që pretendoheshin se i ishin dërguar presidentit të Republikës, se ish- poeti i burgosur paskësh qenë spiun, këtë herë lajmet e Klan janë përpjekur të tregojnë se Visar Zhiti nuk paskësh qenë disident.

Në kronikën e gjatë që mbante siglën “ekskluzive”, Klan kishte rrëmuar në arkiva për të gjetur disa dokumenta që Visar Zhiti i dërgonte autoriteteve të kohës për të lehtësuar dënimin e tij.

Kështu, Klan ka treguar një dokument të prillit të vitit 1980, ku Visar Zhiti shkruan se “nuk kam qenë kundër vijës së partisë në poezitë e mia, por se aty ka vetëm gabime estetike”.

Po ashtu, në një dokument të dytë thuhet se ai ka bërë disa gabime ideore në moshë të re dhe shkohet deri në cinizëm kur lexohet paragrafi se këto gabime mund të jenë bërë si pasoje e problemeve shëndetësore.

Dhe përfundimi që arrin televizioni që shquhet për virtytshmërinë e tij është: Zhiti që pretendon se ka qenë desident, e ka shkruar me gojën e tij që nuk është e vërtetë.

Natyrisht në këtë sulm të paprinciptë ku i kërkohet një ish- të burgosuri llogari për ato që ka thënë në kushtet e një burgu çnjerzor diktatorial, nuk ka asgjë të principtë.

Prej kohësh Klani nuk rresht me sulmet “ad hominem” kundër Visar Zhitit, që nga koha kur ai mendoi se mund të kryente detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.

Por e keqja nuk është këtu.

E keqja është se si në sulmin e parë dhe në sulmin e dytë ato sponsorizohen nga Presidenca e Republikës, e cila paguan me lekët e taksapaguesve ata që bëjnë këtë lloj propagande familjaro- politike. (Lapsi.al)

16 komente në “TV Klan sulmon si të “çmendur” Visar Zhiti, si hakmarrje për motrën e Aleksandër Frangajt”

  1. I burgosuri i mendimit says:

    E po pastaj qe ka bere kerkesen,cfare ? Cdo njeri per ti shpetuar nje “denimi te padrejte” perdor te gjitha menyrat per ti shpetuar ketij denimi.Shihni cfare ndodh me fallsifikimet ne gjykata dhe tatime per ti shpetuar taksave “gjoja te padrejta”.E them kete se secili kerkon ne nje menyre ose tjeter per tju shmangur shume ceshtjeve. Nje bravo te madhe KLANIT per “zbulimin ” e bere !!!!!!!….

  2. Bushi says:

    Qe te dy muter jane,si Nishani ashtu dhe Frangaj,qe te hane dhe te ngopen qent e Tiranes.

  3. Skrapar says:

    Po Aleksandri qe berisha e rrasi ne burg e shkroi disa artikuj te koha jone ,pse vajti e u fut ne bythen e Berishes? E cili eshte gabimi se Visari paska thene se ishin gabime ideore te kohes? Me mire te vante ne burg ,apo te dilte prej andej ? Ku na doli ky trimi Aleksander? Emrin e ka Aleksander,po me do mendja se nuk e krahason veten me Aleksandrin e madh e as me Aleksandr Mojsiun ? kishin tjeter bythe ata ,o Aleksandri i Saliut!

    1. Zirikon says:

      Po o shoku po, te vuante e te mbronte mendimin e tij bashke me te denuarit ( shoket) e tjere. Qe kur qenka normale qe nje burre te peshtyje e me pas te lepije ate qe ka thene?!
      Une nuk njof as Nishan as Klan as Visar, po meqe kerkoi te ishte Visari ne qender te vemendjes, ja ku e ka tani. Burre pa bole ka qene dhe eshte!

      1. ta says:

        ver emrin ta dime

  4. Ferdiu says:

    e pashe kroniken, dhe me beri pershtypje shprehja, ….Cilin Visar Te besojme ate te kohes se monizmit apo ate tani………….kjo eshte totalisht jashte kontekstit si pyetje dhe eshte cinike e ne mos djallezore, pasi qe ne demokraci kemi pare se sa rrufeshem nderrojne fytyrat e njerezve , qe sperdridhen pa kurrfare skrupulli moral si kurvat per te ruajtur interesin dhe kjo GJE DUKET SI MODE TANI, ndersa krahasimi midis dy epokave te ndryshme eshte totalisht i pavend dhe duket qe eshte ceshtje inati personal,KLAN e ka emrin si KLAN i ndyre flet

  5. Tralala says:

    Frangaj nuk ka goje te flas per Visar Zhitin. AI ka bere burg ne kohen kur nuk kishte avokat dhe I duhej te mbronte veten kunder shtetit. Nga citimi duket se ai don te shfrytezoje efektin e moshe dhe opinionin disi pozitiv ne lidhjen e shkrimtarve. Po ish komunistet te pamoralshem e te pashpirt vazhdojne te mbeten te tille edhe ne ditet e sotme. Te qemtosh fjalet e para 40 vjeteve dhe te perdoresh fuqine televizive per te sulmuar nje individ, eshte poshtersi qe mund ta bejne vetem njerez te poshter. Perse nuk e ben kete Klani per presidentin e sotem qe u rreshtua ne mbrojtjen e bustit te Enverit? Cudi me keta lezhjanet, shume prej tyre ish spiune te sigurimit, vazhdojne te shfaqin dobesi karakteri edhe sot kur nuk I detyron askush.

  6. aleksandi i paedukum ktu says:

    SIdo qe te jet puna , VISAR ZHITI esht njeri me integritet dhe i denuar per axhitacion dhe prapagand ne at koh , ka fakte per kte , ai esht denuar, ,kurse ju legenat e klanit keni qen spiun te atij sistemi dhe hidhni balt ku te mundeni sot , meqe keni ne dor ate mut televizioni te xhavutr nga pasuria komtare dhe me parat e vjedhura nga populli SHQIPTAR , i dogji bytha kti malokut lezhes , se ka hallin te siguroj te motren ne vatikan dhe mundohet te baltosi ata njerez qe meritojn rrespekt , VISAR ZHITI nuk esht alabak si ju , por esht intelektual i vertet dhe njeri i nderuar , rrespekte zotit ZHITI dhe suksese ne punen e ij fisnike.

  7. Zirikon says:

    Ishte kafshate e madhe Nishani per Zhitin, por kur te erresohen syte nuk di se cflet …ahahahaa.. Futi dhe nje poezi nga te tuat Visar e shtyje turpin.. tek e fundit seshte hera e pare qe perdridhesh!

  8. Pallatet Agimi says:

    C’koincedence e jashtezakoneshme:
    Me qene se jemi ne kohen e kandidatures per president, ne vend te “anikomunistit” te shquar te shkolles te kadeteve Bujo Nishanin, i cili kete periudhe “thyen qafen”, do te ishte nje mrekulli e bekim per krejt shqiptaret qe president te propozohet zoti Visar Zhiti. Te gjithe shqiptaret e duan dhe e respektojne. Zoti Rama e Meta. Mallkuar qofshi ne se nuk arrini ta beni kete veper. Sikur asgje te mos keni bere deri me sot, kaq eshte e mjaftueshme qe me tej te quheni shqiptare te medhenj.

    1. Hippo says:

      Nga menyra me sa jargavitje e ke shkruar komentin dukesh si te ishe vete Visari. E gjithe kjo zhurme ishte pikerisht per pak vemendje. Tani duan te na mbushin mendjen se gjarperi pasi hodhi helmin e tij tek viktima u be figure e paster, biles e kulluar. Nuk besoj se e ka harruar njeri qe ishte pikerisht Zhiti qe sulmoi presidentin, me pas doli se presidenti paskesh sulmuar Zhitin. Pas 2 vite nga mosdekretimi interesi ishte vetem i Zhitit te ngacmonte presidentin qe te na kujtonte dhe njehere se sa i persekutuar eshte ky njeri.

  9. Cubiku says:

    Ati fragaj mos i vini faj se asht prej mirdite dhe akoma i qelben corapet.

  10. Fatma says:

    Nishani apo mehmet dhe frangaj jane exemplare negative. Shpifin ndaj nji personaliteti.

  11. mireli n says:

    Visar Zhiti eshte nji nga intelektualet dhe te persekutuarit me te nderuar te vendit tone. Fushata e shpifjeve e dirigjuar nga Bujar Nishani dhe banditet mediatike te KLANIT eshte turp kombetar. Duhet reagim i te gjitheve, i intelektualeve,i ojq-ve, i atdhetareve e patrioteve te vertete te vendit per te mbrojtur nji personalitet te padiskutushem te letersise,si Visar Zhiti. Vecanrishte shtresa e persekutuar te protestoje fuqishem ne mbrojtje te kesaj figure te respektuar si Visari. Mjafte ka vuajtur burgjeve te Diktatures por dhe tani qe ka mji mal me dhimbje mbi shpine nuk e lini te qete . Mallkurar qofshi ju o fundurrina qe sulmoni Visarin. Intrigat,shpifjet do ta bejne me te forte Visarin.

  12. PANISHAN says:

    BUJAR MEHMETI PA NISHAN DHE FRANGAJ PA PERSONALITET BEJNE NDER VISARIT TE MADH KUR E SHAJNE. ESHTR TURP TE MBURRING NISHANI E FRANGAJ. JU LUTEM SHUME TE DYVE TE SHAJNE VISARIN DHE TE GJITHE NJEREZIT E MEDHENJ TE SHQIPERISE SE KESHTU NE DALLOJME ME MIRE KUSH JANE FISNIKET SI VISARI DHE HARBUTET SI BUJARI.

  13. ATDHEU says:

    O VISAR ME SY TE SHKRUAR
    SHQIPJA ME TY ESHTE DASHURUAR
    O VISAR O BIR SKRAPARI
    HIJE STE BEN DOT BUJARI

    KY BUJAR S’NJEH BUJARINE
    SA PER TURP DREJTON SHQIPERINE
    E DREJTOJNE CA TE MARRE
    SE SHQIPERIA SKA VISAR

    O VISAR ME GENE FLORIRI
    NDER SHQIPTARET ME I MIRI
    EMRIN TEND ME KAQ NAM
    SE PERLYEN DOT NJE NISHAN

    EDHE FRANGAJ NE ATE ANE
    DO TE NGJITET NE ALTAR
    BAJGA NGJITET NE TAVAN
    PO KURRE NUK BEHET VISAR

    O VISAR TE KAM NE ZEMER
    TE TE NDJEJE TE PREK ME DORE
    PO TE THEM SE NUK JAM FEMER
    PER SHIPERINE JAM DASHNOR

    GEZOJE KUR SHAN NISHANI
    QE S’DI PSE JETON MBI TOKE
    TY ME LART TE SHKON NAMI
    AI KOT NE KETE BOTE

    O VISAR ME DEGJO MUA
    SE RRJEDHE NGA VISET E TUA
    SE BUJARI ME NISHAN
    RRENJET I KA NE KATRAN

    O VISAR SA NDER NA BEN
    QE BERE ATE TE FLASE
    SA MIRE ESHTE KUR LEH NJE QEN
    TA MESOJE GJYSME DYNJASE

    O VISAR SHQIPTAR I MIRE
    O VISAR TE KAM MODEL
    JE I PASTER SI FLORIR
    NUK TE NDRYSHK NJE COPE TEL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje