Zgjedhje pa PD-në? Pse jo, nëse PD-ja e ka ndarë mendjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mustafa Nano

Nuk ka dyshim që Lulzim Basha është sot në ditë të hallit. Fjalimi i shthurur, në stilin e mentorit të tij, që mbajti në çadër pas kthimit nga Amerika ishte shenjë e qartë e këtij fakti. Mirëpo në këto rrethana nuk do ishte e tepërt të thuhet: “Mirë t’i bëhet”. E mbani mend që një ditë para se të ngrinte çadrën krijoi një klimë të mistershme, a thua se kishte zbuluar gurin filozofik e donte të krijonte një si suspansë para se të na jepte lajmin? Doli e tha se “nesër do ta merrni vesh cili është lajmi”. Nuk ishte fjala për ndonjë gur filozofësh, afërmendsh. Ishte fjala për një gjë banale, për një çadër në bulevard para kryeministrisë. Veçse, në ndryshim nga ndonjë herë tjetër, ngritjen e çadrës e shoqëroi me një ultimatum: o të rrëzohet qeveria, o në zgjedhje nuk futemi. Karta që po luante ishte bllokuese, më bllokuesja e mundshme, dhe me këtë shpjegohet një lloj entuziazmi që e kapi Bashën ditët e para të çadrës. Ka besuar shumë pra se kjo kartë do funksiononte. “Nuk kanë nga t’ia mbajnë; do dorëzohen”, do ketë menduar, duke qenë i bindur se ai, si kreu i opozitës, e ka në dorë t’ua bëjë rrup-sup të gjithëve. Ngaqë ka në dorë të mos futet fare në zgjedhje, e me këtë të çorodisë sistemin, më keq se trurin e tij. E ka në dorë këtë, në fakt, çdo opozitë në botë. E nëse nuk e përdorin si kartë, kjo nuk do të thotë se nuk u shkon mendja, apo se Basha është më inteligjent se të tjerët. Jo, nuk e përdorin ngaqë ky nuk është një opsion. Nuk mund të jetë. Përndryshe, është si t’i vësh minat sistemit.

Basha ka ndërtuar një fabul të gabuar në kokë. Ka supozuar se ndër dy opsionet (1. rënie e qeverisë; 2. zgjedhje pa opozitën), vetëm ky i dyti, d.m.th. zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, është i tmerrshëm. I pari, d.m.th. zbythja e shumicës para trilleve ultimative të opozitës është një gjë e pranueshme. Mirëpo nuk është kështu. Sikur Luli të ishte lule në krahasim me këta të tjerët, ultimatumi edhe mund të hahej, por Basha nuk i ka lënë vend vetes për të bërë ndonjë betejë në këtë vend, përveç betejës obskure për pushtet. Basha e të tjerë si ai, edhe ata që sot janë në pushtet, bëjnë mirë ta marrin vesh njëherë e mirë se në këtë vend, ashtu si në çdo vend tjetër, ti mund të bësh një gjë: o zullumet, o betejat në emër të idealeve. Të dyja nuk mund t’i bëjë i njëjti person. Nuk ka pikën e kuptimit që edhe t’i vjedhësh zgjedhjet, edhe të dalësh të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një i pacipë mund ta bëjë këtë. E vetëm idiotët mund ta ndjekin në një rrethanë të tillë.

Bashës i ka shpëtuar edhe një “detaj” në strategjinë e tij. Është futur në çadër pa një plan B. Thënë ndryshe, nuk ka menduar për një derë daljeje. Pse vallë? Ngaqë është budalla? Jo, të jep përshtypjen se nuk ka pasur rrugë tjetër, se për të çfarëdo qederi që do t’i shkaktojë vetes për shkak të kësaj që po bën do të jetë më i vogël se sa qederi që do kishte nëse do të futej në zgjedhje. Çfarë kuptoj me këtë? Ndoshta është frika prej humbjes së zgjedhjeve, pas të cilave PD-ja nuk mund të mbahet më nën kontroll. Ndoshta është ndonjë frikë tjetër, që veç ai e di. Ndoshta kanë qenë disa zëra të rëndësishëm mediatikë anti Rama që i kanë fryrë në vesh: Bëje, pasi vetëm kështu mund t’ia tregojmë vendin atij horrit që është në zyrën e kryeministrit! Ndoshta në këtë histori janë në lojë interesat e frikërat e të vetmes perëndi që Basha ka, e që emri i fillon po me B; e këta interesa e frikëra këtij B-së nuk ka kush t’ia mbrojë apo kurojë tjetër, veç beniaminit të tij. Të gjitha këto janë supozime, sidoqoftë. Që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Rëndësi ka një gjë tjetër: Ja ku jemi; ai nuk ka këllqe e muskuj për këtë lojë që po bën.

Duket se Basha e ka bërë mendjen top, megjithatë (për këtë i ka muskujt e këllqet): do ta mbajë PD-në jashtë garës elektorale. Lind pyetja: Çfarë llogarish ka bërë? Që zgjedhjet do bëhen edhe pa ta, kjo është marrë vesh. Po, dihet, e thamë më sipër, është një gjë anormale dhe e pakuptueshme të bësh zgjedhje pa praninë e opozitës, por të mos bëjmë sikur nuk e dimë se nuk jemi në rrethanat kur opozitës po ia heqin të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të ishte skandaloze; jemi në rrethanat kur opozita, ngaqë ashtu ia do puna, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje. Situata mbetet gjithsesi anormale, por nuk është e thënë të jetë më anormale se sa t’ia lësh Shqipërinë në dorë një grushti njerëzish që janë futur në një çadër e që kërkojnë që vendi të heqë vallen e ultimatumeve të tyre. Kësaj i thonë që të lësh pakicën, për më tepër një pakicë që është përzënë plot duf popullor prej pushtetit vetëm 4 vjet më parë, të bëjë ligjin në këtë vend. E ta bëjë ligjin në mënyrën më brutale: duke na u kanosur të gjithëve se, nëse nuk bie qeveria, sistemi do të hidhet në erë. Kjo do të ishte e rrezikshme. Sepse, mbi bazën e rregullave që kemi pranuar, një qeveri dihet se kur bie. Bie kur shumica parlamentare që e ka mbështetur nuk ekziston më apo kur shumica e popullit nuk e voton më në zgjedhjet e radhës. Opozita nuk e ka në dorë që ta rrëzojë. Opozita (kjo shqiptare, kuptohet) ka në dorë veç të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por – përsëris pyetjen –  mbi bazën e cilave llogari është marrë ky vendim?

Nuk besoj se është bërë ndonjë llogari. Disa janë me mendimin se opozitarët kanë në dorë të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve, me fjalë të tjera mund të nxjerrin të fortët e tyre ditën e votimit me synimin që të pengojnë apo të frikësojnë votuesit, që t’i bëjnë këta të fundit të kthehen në shtëpi, e kështu pjesëmarrja në zgjedhje të jetë sa më e vogël. Mund t’ia dalin ta bëjnë këtë gjë sidomos në fshatra e periferi, ku është më e lehtë të intimidosh njerëzit pa rënë në sy. Por është e zorshme të besosh se ata mund të rrezikojnë më shumë se sa duhet, pasi kështu i bie që të komprometojnë diçka apo gjithçka prej statusit, kamjes e terezisë, mes të cilave jetojnë. Por edhe nëse të fortët e Bashës vijojnë të jenë në krye të detyrës, nuk është se do arrijnë ndonjë gjë me këtë, pasi zgjedhjet do jenë gjithsesi legjitime. Kështu, të gjitha planet e Bashës, që veç plane nuk duken, do të jenë një pesë me hiç.

Ç’do ndodhë pas zgjedhjeve pa opozitën? Me shumë gjasë, legjislatura e ardhshme nuk do të jetë e plotë. Nuk ka kuptim të jetë e plotë. Do të shfrytëzohet vetëm për të finalizuar Reformën në Drejtësi e ndonjë reformë tjetër. Mund të jetë e plotë veç në rrethanën që Basha do vijojë të bëjë një opozitë zevzeke jashtë parlamentit. Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë. Nëse PD-ja nuk futet në zgjedhje, ajo merr fund. Dhe nuk do ishte ndonjë hata. Ashtu si nuk do ishte ndonjë hata edhe vdekja e ndonjë partie tjetër, apo e të gjitha partive, në Shqipëri. Meraku i ca e cave se mos Shqipëria mbetet pa opozitë është i kotë. Në politikë ndodh si në atë lojën me karrige: mbeten njerëz më këmbë, por jo karrige bosh. (Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

40 komente në “Zgjedhje pa PD-në? Pse jo, nëse PD-ja e ka ndarë mendjen”

  1. mihali says:

    shkrim nga me brilantet qe kam lexuar.Bravo Muc Nano.Por sic dhe e thekson,Dopjo B-ja vetem kete ka zgjedhur si alternativen me te mire sepse,si dhe ne lojen e shahut,kur kundershtari te thote “shah mat” te iken truri dhe kur ke bere gjithe hilet e mundeshme qe ekzistojne ne loje,ne vend qe te dorezohesh,sic do bente nje lojtar normal,nxehesh,humbet gjakftohtesine dhe me nje levizje te befte,u jep nje goditje gureve ose e kap tavolinen e shahut dhe e permbys si legen.Pra, e dine se ku do perfundojne dhe provojne nje here fatin se mos u vete njeri nga mbrapa,brenda apo jashte vendit,pavaresisht se as vete nuk e besojne se do i degjoje njeri me mend ne koke.Ajo parti,ne kushtet aktuale,nuk e di se si mund te jete akoma anetare e partise se djathte evropjane dhe e durojne akoma…

    1. undefined says:

      Zgjjedhjet dubette behen ska f

    2. undefined says:

      Zgjjedhjet dubette behen ska f

  2. Skypion says:

    Sesa u ka djegur mbeshtetja e fuqishme qe mori Basha ne ShBA,kjo duket edhe nga reagimi nervoz dhe rrugaceror ndaj tij i analistit socialist, krahinorit Muc Nano.
    E ta mendosh qe vetem ca dite me pare,ky palaco,i kerkoi Bashes te shkonte ne Cader…!!!
    Shkrimi ne portalin e keshilltarit me te afert te Presidentit amerikan,qe mbeshteste Bashen dhe rikujtonte edhe njehere sulmin e paprecedente te Rames ndaj Donald Trump,ka efektin e thikes ne plage.Apo me mire efektin e saj me te dhimbshem,ate te rrotullimit te thikes ne plage.
    Ne nje kohe kur dukej sikur ishin harruar akuzat denigruese te Kryeminsitrit te Shqiperise ndaj Presidentit te Shteteve te BAshkuar te Amerikes,si nje perrua me uje te akullt,vjen ky shkrim nga keshilltari me i besuar i Presidentit amerikan.
    Ne thelb,ky shkrim thote: ne nuk kemi harruar…asgje nuk eshte harruar!
    Te vetedijshem per rendesine e shkrimit dhe per mesazhin qe jep nepermjet tij keshilltari kryesor i Trump ,bashibozuket e Rames i jane rikthyer edhe njehere sulmeve ndaj Presidentit amerikan.Krejt ne stilin dhe retoriken ndyre te Edi Rames.
    Vetepermbajtja e Bashes ne lidhje me takimet qe ka patur me drejtuesit kryesor te Senatit dhe Kongresit amerikan,me njerezit me te besuar te Presidentit amerikan,ka goditur me fort se po t’i ilustronte ato me foto apo me regjistrime me ze dhe figure.
    Vetem vetedija per nje mbeshtetje reale,te ben te jesh kaq i permbajtur sa c’po tregohet Basha.
    I thane,menjehere pas kthimit nga ShBA,te tregonte me emer dhe mbiemer se ke kishte takuar,madje i kerkuan edhe foto( keta zuzare i ka mesuar Rama me kete kulturen poshteruese te fotove),Bashes.Ia thane e ia kerkuan duke i zgerdhire,gjithe duke shpresuar se Basha nuk kishte takuar askend.
    Basha heshti.Nuk permendi emra.Nuk tregoi foto.Vetem tha ate qe duhej te thoshte: qe kishte marre mbeshtetje.Kaq.
    Por,nuk kaloi shume,dhe pergjigjen per bashibozuket e Rames,per vete Ramen,e dha,hic me pak e hic me shume,por vete keshilltari kryesor i Presidentit amerikan.
    Ai permendi emra.Emra jo dosido.Por,me te rendesishmit ne Senat,Kongres dhe Administraten e re.Me te rendesishmit absolutisht.
    Ai permendi edhe akuzat e Rames…i permendi edhe njehere,pikerisht ne nje shkrim te tille,nga ato qe i serviren cdo mengjes,mengjes per mengjes,Presidentit amerikan per t’i lexuar.
    Tashme,Presidenti Donald Trump,ka lexuar nga vete keshilltari i tij me i besuar,se c’poshtersi ka bere Kryeministri socialist i Shqiperise ne adrese te tij dhe figures se tij,per llogari te armikut me te eger te tij,Sorros.
    Shqiperia ka shume partnere te rendesishem perendimore.Por,me i rendesishmi,me kryesori per Shqiperine ,per shqiptaret,per kombin shqiptar,eshte SHBA-ja.
    Po keshtu ndodh edhe me qeverite shqiptare.Por,nese Shqiperia,sidoqe te veje puna,nuk do ta humbe asnjehere aleatin e saj me te madh strategjik,krejt ndryshe eshte puna me qeverite shqiptare.Kur shkasin,marrin ndeshkim.
    Ne e kemi paralajmaruar qe shume shpejt,se Rama dhe qeveria e tij do te marrin ndeshkimin e merituar nga Administrata e re Republikane.
    Shkrimi nga keshilltari me i afert i Donald Trump,eshte shenja e pare e qarte,qe ky ndeshkim eshte i njemendte,i sigurte.
    Eshte kjo arsyeja pra,se pse ka nje nervozizem kaq te madhe ne radhet e bashibozukeve mediatike te Rames.Ata e kuptojne cdo te thote te kesh Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder.
    E kane nga pervoja.Nga pervoja ne vitet 1990-1992.Jemi pak a shume ne nje situate.
    Ate kohe ishin paraardhesit komuniste te socialisteve te sotem ne pushtet.Ate kohe ishte nje ambasador amerikan qe doli hapur pro opozites demokratike.Sot eshte keshilltari me i besuar i Presidentit te ShBA-se,pa llogaritur kongresmenet dhe senatoret e shumte,te cilet,jo vetem dalin hapur ne mbrojtje te opozites dhe liderit te saj Basha,por edhe bejne thirrje publike per rrezimin e regjimit kriminal ne Shqiperi.
    Me keq se kaq,nuk behet per Ramen!
    Me hidhur se kaq,nuk behet as per bashibozuket e tija mediatike!
    Prandaj kercejne drejt perpjete,duke sulmuar rrugacerisht Lulzim Bashen.

    1. shqipe says:

      O skypion idiot i shqupit, Z. trump e di para teje kush eshte basha,ky palo vjedhes,vrases,tradhtar i Shqipris….
      jo se me foshte gjithnje gjyshja mue : ” O skypjon,o skypjon!”,- Eeeeee….,i foshja une / a ç’na ha mun / Me foshte ajo,hihihihiiii…

    2. pjeter says:

      HAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAH, MU SHQEPEN PANTALLONA NGA TE QESHURAT, BASHA KA MARRE MBESHTETJE NGA ALJENET, NJERI, JE TI SKYPION, JETON NE NJE BOTE TJETER SHOKU, SINQERISHT SHOKU, NUK E DI KUSH JE, C’LIDHJE KE ME KETA, APO C’INTERES, GJITHSESI ME VJEN KEQ PER TY, E KE RREZE VESHIT DHE NUK E NDIEN AKOMA, OSE ME MIRE, TI E NDIEN QE PO TE AFROHET, POR NUK E DI C’FARE ESHTE.

  3. liria says:

    Fraza e fundit i thote te gjitha: mbeten njerez ne kembe, por jo karrike bosh. Pra, ne s’kemi pasur opozite dhe ja ku e kemi, do humbasim kete me deshiren e saj po do formohet tjeter me deshiren e saj dhe voten e popullit e pastaj? Pluralizmi s’ka kthim mbrapa, keshtu qe opozite do kete ne çdo kohe, dhe nuk eshte e thene qe ajo te jete ps apo pd, do kete nje emer tjeter. Psh LSI

  4. Kris says:

    Z.Nano e keni thene sakte! Do te mbeshtetja c’do njeri tjeter por jo nga PD jo Berishen dhe aq me pal Bashen! Njeriu qe pranoi te behet kryetar me votat Ristaniane,berishiane , nuk meriton as “t’i hedhesh Qyrat”! Si mundet ky njeri te na kerkoje “Repuplike te re”?

  5. Balerina says:

    Bukur Muç Nano…!

  6. Shigjetari says:

    Zoti Nano,
    Jam plotësisht dakort me analizën tuaj. Do të ishte mire që Likja t’a lexonte argumentimin tuaj.
    Ne kushtet kur opozita kerkon te bllokoje zgjedhjet sepse ashtu ia do puna dhe jo se eshte e perjashtuar nga maxhoranca Like ‘parimori” do te bënte mire që slloganin “Zgjedhje pa opozitë nuk mund të kete” t’a diskutonte me opoziten dhe jo me mazhorancen.

  7. ZYBER says:

    po nuk mori pjese …do prishet bota??? jeni ftoh ne tajare…..po pse kush eshte pd? cfare i dha ketij populli ,vjedhje mjerim,vrasje,qelbansilleqe,droge arme,per tu vrare,,,,,apo firmat e famshme piramidale… fuck!!! kjo nuk duhet te egzistoje as ne leter….bravo edi rama ,te pakten bie era SHTET!!!! JO MUT SI ME PARE….

  8. Kris says:

    Ja dhe komenti i Skypion qe nuk mungoi! A qendron Artan Hoxha spiun i sigurimit, mercenar i Berishes vjedhesi i drurit te ares prapa ketij pseudonimi? Nje nga komentet e peshtira sic eshte vete Artni!

  9. Spartaku says:

    Bravo Muç Nano! Basha eshte bere me keto veprime antiparti demokratike,qe t’i hedhesh qurret surratit.Ai na shkaterroi fare pd-ke.Nuk di te drejtoi,nuk eshte politikan qe te veproi me diplomaci. Diplomacia per ate ka vdekur.

  10. Goni says:

    Ky skypion nuk pergjigjet dot ne shtypin e shkruar me emer e mbiemer? Apo eshte burre pa vegla

  11. shqip says:

    Hiqini spinen te mos vuaj shume. Eshte e kote ti mbash me tuba e me maska. Shqupi eshte i semuri bosforit. Sa me shpejte , aq me mire per ta, Po edhe per ne. Ne vende serioze, kjo lloj opzite destruktive, do kushte dale jashte ligjit. Eshte veçse nje gangrene qe grryen vendin.

  12. lavdosh says:

    Nano to his best!
    E kam thene gjithmone, Mero dhe Nano jane analistett me te mire ne Shqiperi.
    Ka ca te tjere qe kanepotencial,por qe interesat i bejne qesharake ne disa raste (Bushati, Zogaj)
    Ka ca qe jane medioker nga te gjitha pikepamjet (Lela, Gjokmarkaj, Hoxha, Selimi, Pekaj)
    Bravo Nano, ne lartesine tende!

  13. Semi says:

    Brav o Muc ok e sakte.Do votohet, pjesmarrja mbi 50 % dhe PD ska me, pa problem opozite do te kete do linde nje tjetar shpetim per shqiperine.Kjo analize duhet te ju vihet ne tavolinen e cdo analisti sot ne shqiperi qe diskuton per kete situate dhe pik.

  14. Skrapar says:

    O i nderuari Skypion! Te kam thene edhe her te tjera qe ti je nje skopje e gomerdares se bicikletes, se po te ishe skopje e nje gomerdareje makine ,kishe me shume vlera,sepse do te benim me shume llastiqe qe te gjuanim galat e PD. Une ty nuk te njoh,por Mustafa Nanon e njoh shune mire se cili eshte , njoh karakterin e tij dhe llogjiken e tij. Ju e quani Mustafan socialist . ha…ha..ha… me qesharak se ju nuk paska. PO ka qene dis amuaj komunist,por jo sekretar i organizates se parties ,e komunist per 25 vjet ,ashtu si shefi yt qe i rri prapa menderes tere diten. Mesoje Skypjon, se Mustafa Nanao ishte kryetari i pare i PD ne Skrapar. E te formoje parti opozirae ne Skrapar ne ate kohe,duhej te kishe bythe . Po ,po ta them une qe Skrapari ka qene patriot,ka luftuar me patriotizem kunder pushtuesve e tradhetareve te vendit. Ka perqafuar idete komuniste e sot socialiste,po ja qe Mustafaj i flaku ato dhe formoi partine demokratike. Jo vetem qe e formoi ate,po gezonte edhe respektin e atij populli per pjekurine,urtesine por edhe burrerine. etij. Ishte Mustafa Nano ai qe shoqeroi Sali berishen kur erdhi per here te pare ne Skrapar e ai popull duke respektuar Mustafan,e degjoi Saliun ,pa ofendime . Ishte Mustafa Nano ai qe mbrojti mesueset, e Skraparit , duke mos flakur jashte arsimit mesuesit profesionist e ti zevendesonte me barinjte sipas porosise qe jepte Sali berisha i shoqeruar ndoshta edhe nga JU. Une nuk te njoh,por jam i bindur se po te dalesh ball per balle me Mustafane,do ti mbushesh breket plot e perplot ,e do kthehesh ne memec,ashtu si ngeli Lulzim Basha qe nuk ia mbajti bytha ta ftonte ne cader. Ndaj Skypjon eshte me mire qe te heshtesh kur nuk i di gjerat se ngelesh me gisht ne ………..

  15. Goni says:

    E sigurove nji kolltuk deputati o nanomuc……I duhesh per Kohe te veshtira naltgjatesise.Pse nuk shkruan qe ky arroganti,duhet te kerkoje falje per firmen e Kristaqit,ne varjen e poetit Havzi Nela,po sja u mban?

    1. Nn says:

      Po ti ke kerkuar falje per firmat e tyt’eti?

  16. uskania says:

    Shumë sakt Spartak komenti yt!

  17. denis says:

    Jane mbi 100 parti.Pune e madhe se nuk merr pjese pd.Ajo eshte nje parti teper negative.

  18. Shpati says:

    Bravo Muc Nano, si heq as nje pike e asnje presje shkrimit tend. Nje shkrim relist.

  19. Bogonica says:

    Une kam kete mendim:Opozita thote: Nuk marrim pjese ne zgjedhje me kryeminister Ramen,sepse ai do i bleje zgjedhjet. [ VINI RE: “DO I BLEJE ZGJEDHJET” DHE JO “DO I VJEDHE ZGJEDHJET”].Une shtroj pyetjen:Duke qene kryeminister Rama,si do t’i bleje zgjedhjet?Me parate e buxhetit?Jo, kjo eshte e pamundur,sepse Rama s’eshte aq budalla sa te veje vete ne burg,per veprime te tilla haptaz antiligjore,kete lloj veprimi nuk e ka bere asnjera pale ne Shqiperi.Opozita e ka hazer pergjigjen:Do t’i bleje zgjedhjet me parate e droges.OK.Le t’a marrim si te vertete kete gje.Por pyetja tjeter eshte kjo:Po mire,por per keto tre muajt e fundit si kryeminister i mandatit te pare, e ka lene Edi Rama te grumbulloje parate e droges me te cilat do bleje zgjedhjet?Ne se Edi Rama ka menduar t’i bleje zgjedhjet me parate e droges,ai duhet t’i kete bere kete me kohe gati parate(!) ,e nuk mund t’a linte grumb ullimin e parave te te droges per ne fund te mandatit te tij te pare.Pra nga keto argumenta bie poshte kerkesa e opozites se me largimin e Edi Rames nga qeveria dhe kjo nuk ka te beje fare me rezultatin e zgjedhjeve, por me kaprico te opozites,per te pargjykuar apo justifikuar nje humbje te mundeshme,mbase dhe dicka me teper,sic thote Rama-Vetingu.

  20. Arber Iliri says:

    Mendoj se PD edhe sikur te marre pjese ne zgjedhje nuk do te jete opozita e pare nga vendet ne Parlament, kjo e ben qe te mos futet se ne te dy rastet nuk do te jete forca kryesore opozitare.Uroj qe te ndodhe kjo se eshte rruga me e mire e vendosjes se drejtesise e ligjit ne Shqiperi.Kriminalizimi i udheheqjes se PD dhe nje pjese te madhe te mbeshtetsve te saj eshte i qarte saqe mund te thuhet se nuk eshte opozite politike me opsione per politika te vendit, por grupim kriminal me aktivitet politik.Nuk po e teproj dhe as me rruhet per te majten a te djathten, me intereson e ardhmja e vendit dhe rrudhosja apo eliminimi i nje force politike te kriminalizuar eshte nje kurim i madh per progresin e vendit.Ja u uroj gjithe bastardeve te PD dhe gjithe Partive te tjera majtas e djathtas qe sa me shpejt ta shohin veten mbas hekurave te burgut ku e kane vendin.Shpeton populli i shkrete qe rropatet per te mbijetuar.ka per te qene shume me mire.Nuk kemi me kohe per te humbur me udheheqes kriminele si Berisha, Nano , Mediu etj, etj.

    1. sp says:

      Eshte trembur cdo shqipetar se Basha ka takuar jo vetem kushuririn e 6 te Trampit , por edhe komshiun. C’e gjeti Ramen. Le te gjej vrime ku te futet tani. haaa.Basha. Ky patriot vocerrak, behet qesharak kur gerthet si trim i madh. Harrova. Ka rambot e plakut Mere.. O zot. Ne cvend cudirash jetojme..

    2. sp says:

      Eshte trembur cdo shqipetar se Basha ka takuar jo vetem kushuririn e 6 te Trampit , por edhe komshiun. C’e gjeti Ramen. Le te gjej vrime ku te futet tani. haaa.Basha. Ky patriot vocerrak, behet qesharak kur gerthet si trim i madh. Harrova. Ka rambot e plakut Mere.. O zot. Ne cvend cudirash jetojme..

  21. D. Didani says:

    Gjithe kjo Amerike me 350.000.000 banore kryen zgjedhjet gjgande me dy parti…Ne se PD shqiptare nuk merr pjese ne zgjedhje ,do te behen nja 10-15 parti edhe me shume qe do marrin pjese:Ca majtas,ca djathtas dhe ca ne qender…Ja ku u rreshtuan partite per zgjedhje!!!!(Ah sikur te mbeteshin vetem 2 sa bukur do ishte!!!)

  22. rigoni says:

    Skrapari ………te pergezoj per komentin. Ashtu eshte sic e thua ti persa I perket Mucit.Une prinderit e Mucit I kam patur shoke pune per 30 vjete vec te tjerave dua te them se Muci eshte BURRE qe nuk di te beje lllojra fjalesh.Eshte trim se ate qe ka per t’a thene.t’a thote ne balle.

  23. Qytetar says:

    Je analisti me i sakt Z.Nano.

  24. Mondi Hajro says:

    Kjo qe po ndodh në Shqipëri është për turpin e PD dhe të ludershipit të vjetër dhe të ri, e kanë të sigurte humbjen ndaj edhe kanë frikë të hyjnë në zgjedhje.. Maxhoranca është në të drejtën e saj kushtetuese dhe e votuar deri në përfundim të zgjedhjeve, populli po se do e bën minorene por jo se thotë minoranca sot ama..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *