Bamir Topi: Nuk e përjashtoj një koalicion parazgjedhor me PD. Berisha, arkitekt i disa dramave zgjedhore

30 Mars 2017, 22:34Politika TEMA

Bamir Topi e konsideron të domosdoshëm ndërhyjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. FRD në këtë zgjedhje do të shkojë në koalicion dhe Bamir Topi nuk përjashtoi PD por tha se vendimi do të merret në Asamblenë e partisë.

I pashpresë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor, kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi  ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, zgjidhjen e krizës politike e sheh në ndërhyrjen e domosdoshme të ndërkombëtarëve.

“Ndërkombëtarët për çështjen e zgjedhjeve ndërhyjnë përmes OSBE. Do të doja që OSBE të sjellë zërin e SHBA dhe BE, të gjejë modusin që palët të ulen dhe të mos ketë alibi.Një alibi është që të realizohet votimi elektronik, ai ka dështuar dhe në projektin pilot. Më të interesuar ishim ne, e kemi pasur dhe në program.Votimi dhe numërimi elektronik, komisionerët automatisht të dalin jashtë. Janë falangat e tensioneve brenda partive politike, duhet të jenë me arsimtarë. Dikush mund të thotë që dhe këta janë pjesë e administratës publike, orientohen nga mazhoranca e rradhës. Ne sens relativ jo. Në rast se ne sot nuk kemi përfaqësues në komisione, për kë bëhet votimi, për 4­5 parti? Kjo është e keqja e madhe. Si çdo gjë tjetër që është monopolizuar është monopolizar dhe tregu i zgjedhjeve.

Është vjedhur nëpër komisione, korrupsioni më i madh dhe starti i korrupsionit është dita e zgjedhjeve. Në rast se vidhen zgjedhjet është vjedhur insitucioni që prodhon të gjitha institucionet e tjera, parlamenti. Kjo është arsyeja pse me të fortë, para, metoda okulte, presione, sot partitë politike madje dhe ato që janë në koalicion nuk i njeh më. Keni parë ju ndonjë rast identik që gjithmonë në fund mandati një parti brenda koalicionit të dalë me një gjuhë të fortë opozitare? Kjo nuk më çon në përfundimin që nuk do dalin bashkë, por secili në këtë moment të fundit nuk pyet më për korsinë e vetë sepse do të arrijë finishin, të marrë ato vende për të përcaktuar lojën. Lojën për të përcaktar numrat. Substanca e demokracisë ka rënë”, tha Topi.

Koalicion me PD?

Kemi idenë të shkojmë në koalicion, do jetë mbledhja e Asamblesë që do marrë vendimin, ka dhe parakushtet e veta. Këtë ta imponon ligji. Komunikimi politik është i vazhdueshëm. Besoj se të gjithë partitë politike tani janë të interesuara.

Mund të dilni dhe me PD?

Nuk mund ta them këtë sepse është Asambleja që do të vendosë. Në rast se unë do të thoja diçka këtu do të thotë se unë nuk marr në konsideratë dhe nuk respektoj anëtarët e Asamblesë.

Pro kauzës së opozitës, kundër qeverisë teknike…

Jo absolutisht. Nuk zgjidh asgjë, çështja është tek vullneti politik jo tek qeveria teknike. Në rast se shkojmë tek modeli i qeverisë teknike, apriori ne kemi shembur të gjitha ato kolona që mbajnë demokracinë tonë. Përderisa sot në parlament votohen ligje me mbi 3/5 e parlamentit tregon që jo vetëm nuk jemi në krizë numrash por jemi në një situatë kur mund të garantohen dhe ligjet me shumicë të cilësuar.

Nuk gjejmë motiv nga kjo anë. E mbështes opozitën, por ndërkohë që e mbështes e bëj me faj opozitën sepse në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk ka Komision tjetër specifik të kësaj natyre ku dhe mazhoranca dhe opozita janë në ekuivalencë të plotë, kanë të drejtën të bëjnë propozime, kanë të drejtën të kenë veto.

Opozita thotë se është refuzuar…?

Unë nuk e konsideroj këtë kauzë të realizuar. Kemi shprehur shqetësimin pasi si parti kemi ndjerë kërcënimin e partive politike që kanë komisinerë partiakë, edhe PS, edhe PD, PR, LSI, PDIU kanë komisionerë partiakë. Dhe kur e japin alarmin këta tregon se këta e njohin shumë mirë diagnozën e sëmundjes së zgjedhjeve, njohin shumë mirë njëri­tjetrin, njohin shumë mirë se kanë vesin për të futur duart tek vota dhe praktikisht kjo nuk mund të jetë kauzë e PD. Është kauzë e çdo partie tjetër që nuk ka komisionerë.

Presidenti një arbitër i munguar në zgjidhjen e krizës politike….?

Situata është e rëndë. Në rast se dikush sot e përshkruan situatën si optimiste do të thoja që është jashtë realitetit. Në tërë analizën time jam bazuar në disa elementë shumë të rëndësishëm të komunikimit politik, nuk është problemi çfarë ka ndodhur dhe po ndodh, unë shikoj predispozicionin e palëve, nuk janë të predispozuara që të ulen në tavolinë. Them është shumë e rëndë sepse Shqipëria si asnjë herë tjetër nuk ka arbitër.

Dikur, mirë apo keq, institucioni i Presidentit konsiderohej një lloj arbitri mes palëve pavarësisht nga klima shumë e ashpër politike që ka shoqëruar Presidencën time unë i kam ulur palët të paktën dy herë në tavolina zyrtare që është shoqëruar me vëmendje të madhe mediatike dhe ndërkombëtare. Sot nuk ka arbitër sepse arbitri që mendohej të ishte arbitër është palë. Unë nuk po akuzoj sot Presidentin aktual. Nuk e bën dot. Është deklaruar, është palë. Këta që sot janë në distancë që kanë krijuar bipolarizmin në Shqipëri, e kanë krijuar për fatin e zi të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Në prill 2008 kur kam qenë President kam paralajmëruar gjithçka që do të pasonte këtë vendimarrje okulte. Shoqëria shqiptare nuk është në atë standart demokracie sa ta mbajë rregullin e institucioneve dhe politikës në mënyrë bipolare. Këta kanë krijuar një lloj bipolarizmi që funksionon në Britaninë e Madhe dhe SHBA por hoqën pikërisht atë moderatorin e mesit që ishin partitë e qëndrës, të cilat edhe në rast se do të kishte një krizë mes dy palëve polare do të futeshin në lojë për të krijuar kuorumin e nevojshëm për të vazhduar jeta parlamentare dhe reformat.

Këta e prishën dhe kanë ndërtuar një skemë ku boll njëri thotë jo dhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje. Për këtë arsye sot u jam drejtuar ndërkombëtarëve, mesa duket ne kemi nevojë për arbitër ndërkombëtar, madje edhe ato herë pas here refuzohen por deri këtu e kemi sjellë situatën. Në rast se ne arritëm që në 2009 të futemi në NATO, presupozohej që kishim arritur një nivel demokracie që të vetëmenaxhoheshim. Pikërisht në këtë periudhë vjen ai momenti i

daljes nga shinat e konstitucionit dhe jemi në këtë moment që unë e konsideroj gati gati të pashpresë për tu futur në dialog.

Berisha, arkitekt i disa dramave zgjedhore…?

Në rast se çdo deklaratë tjetër do të vinte nga njeriu më i thjeshtë do ta kisha respektuar, por kur vjen nga arkitekti i shumë dramave zgjedhore në Shqipëri jo vetëm është e papranueshme por

totalisht cinike. Dikush tjetër mund ta thotë por ai jo. Ai e thotë se e njeh shumë mirë, është i alarmuar sepse njeh shumë mirë historinë.

Arriti të manipulojë edhe votën e Presidentit të Republikës në atë kohë. E përfytyroni se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë ai. Asgjë nuk ndryshon me këto ligje, komisione që kanë çimentuar njerëz që duhet të iknin në mënyrë definitive nga politika.

Ish­Presidenti parashikon shtyrje të zgjedhjeve….?

Në rast se në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka ekuivalencë në vendimarrje po kaq baraspeshë ka dhe në fajin e tyre, edhe PS, edhe PD dhe gjithë të tjerët që janë në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë të ngarkuar me faj. Kjo ëhtë arsyeja pse sot jam shprehur se pesha e rëndë e fajit qëndron në institucionin e parlamentit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, nuk është thjesht një përgjegjësi e natyrës politike që dua të marr pjesë apo jo. Puna është çfarë përgjegjësie ka parlamenti si institucion. E di që ka makinacione politike që gjërat të mos shkojnë asnjëherë tek standarti sepse aty kanë gjetur përfitimin.

Çfarë beteje ka bërë Meta kur i duhej të protestonte për çështjen e votës? Pse nuk proteston sot, se është një zë që dua ta shoh përtej PD dhe PS, nuk ndihet. Sot ka një arsye më shumë për tu ndjerë se është kryetar i Kuvendit, nuk ndjehet. Nuk është çështje teknikalitetesh, se për teknikalitete mund të realizohet brenda një nate.Kam frikë se do të shkohet në atë lloj situate që patëm me zgjedhjet 2006 që u detyruam ti bëjmë nga vjeshta e 2006 në shkurt 2007. Edhe atëherë kam qenë kryetar i grupit parlamentar dhe e di si janë rrymat andergraund që shkojnë në interesat e partive. Sot nuk ka justifikime, jemi 2 muaj para zgjedhjeve, shoh një klimë të paparë më parë, nuk jep asnjë garanci që gjërat mund të shkojnë mbarë.

 

4 komente në “Bamir Topi: Nuk e përjashtoj një koalicion parazgjedhor me PD. Berisha, arkitekt i disa dramave zgjedhore”

  1. luani u.s.a. says:

    Mjer populli shqiptare me parti politike dhe politikanet qe fjalet i kane kah te fryn era, sidomos vetulla e djathte e ngritur larte Bamut Topi i cili deri dje ka thene se Sali Berisha eshte kriminel se duhet denuar kurse tani thote – Nuk e perjashtoj nje koalicion parazgjedhotre me PD.Berisha, arkitekt i disa dramave zgjedhore…!

  2. Drejtësia says:

    Ik o bajgë.Kur ishe në PD bëje sehir kur Berisha vidhte votat se të interesonte.Një surrat me atë kini ju i ghith soi juaj.

  3. Tirana says:

    Edhe ti po e dredh per nje vend ne parlament. Kisha besim se e mbaje fjalen e thene se nuk do bej kurre koulicion me Berishen. po nuk thot kote populli : Gruja apo burri i pare nuk harrohen ………

  4. Zaho says:

    Gjaku, nuk bëhet ujë…nga i njëjti “llumpen”, ka dal edhe ky… dhe le të mundohet të duket si i moderuar…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje