Besnik Mustafaj: Ndërkombëtarët nuk kanë solidaritet me rrugën që ndjek opozita

Besnik Mustafaj tha se Partia Socialiste nuk është më ajo e 4 viteve më parë dhe se kredibiliteti i popullit për të ka rënë.

Ai i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 tha se edhe pse nuk sheh shenja të prishjes së koalicionit mes PS dhe LSI, mes tyre do të ketë një luftë nervash për atë që do të ndodhë më 18 qershor.

Zgjedhjet në Kavajë do të jenë parashfaqja e asaj që do të ndodhë më 18 qershor.

Kjo është një luftë nervash mes PS dhe LSI për atë që do të ndodhë më 18 qershor.

Nuk shoh shenja prishjesh koalicioni, por shoh më shumë pazare nga ana e LSI-së.

Lideri i PS nuk duket se po i merr seriozisht sinjalet djegëse që dërgojnë personalitete të LSI-së,” tha Mustafaj.

Mazhoranca shkon me koalicion të plotë?

Mustafaj: Nuk e di a do jetë i plotë, pasi mungon PBDNJ, por besoj se Meta-Rama do jenë bashkë në zgjedhje.

Nëse shkon në zgjedhje, a i fiton PS pa LSI-në zgjedhjet?

Mustafaj: Ne nuk kemi matës realistë të zgjedhjeve. Nuk i ka fituar as në 2013-n kur i kishte më shumë mundësitë. Në një shoqëri me aftësinë për të analizuar, duhet kujtuar se kredibiliteti te PS ka rënë, por shoqëria jonë harron shpejt. Besoj PS do marrë më pak se sa para 4 viteve, nuk gjej arsye pse të marrë më shumë vota.

PD këmbëngul që nuk do hyjë në zgjedhje..

Mustafaj: Nuk thotë që në mënyrë absolute jo, por kërkon plotësimin e kushteve, pra qeverinë teknike. Besoj se tani ka shumë pak të pavendosur. Në kokën e njerëzve është përcaktuar se kujt do i jepet vota. Nuk ka surpriza. Nuk ka emra të rinj që të bëjnë të lëkundet zgjedhja. Po u bënë vetëm me mazhorancën, atëherë kemi vetëm votime dhe jo zgjedhje.

Rezoluta PPE i bën thirrje partive të djathta në rajon të marrin pjesë në proceset zgjedhore

Mustafaj: Janë një seri reagimesh të drejtëpërdrejta kohët e fundit. Ato përmbajnë dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës që përputhen me ato të opozitës. Që do të thotë se kauza e opozitës, janë të drejta dhe është kuptuar nga ndërkombëtarët. Por nuk ka solidaritet për mënyrën se si opozita e ka gjetur zhvillimin e kësaj kauze. Është në detyrë të lidershipit të përcaktojnë strategjitë e nevojshme për të shtuar solidaritetin jo vetëm për kauzën, por edhe me rrugët për realizimin e kësaj kauze.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Besnik Mustafaj: Ndërkombëtarët nuk kanë solidaritet me rrugën që ndjek opozita”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë.Kujton se do jeshë në list ë?

  2. fida says:

    Vetem nje gje eshte e sigurte o Besnik Mustafa.PD kesaj here shkon ne te semes ,bashke me ty dhe Sali Berishen.O vemje qe nuk na u ndate per 26 vite….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *