Debati i plotë/ Tom Doshi “sherr” me të gjithë, zbardhet përplasja me Majkon e Hysin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kishte “humbur” prej disa muajsh, por ka dy ditë që deputeti Tom Doshi, është kthyer në personazhin kryesor të Komisionit të Ligjeve.

Para zgjedhjeve, duket se Doshi po debaton me të gjithë.

Dje ishte radha e përplasjes me Pandeli Majkon dhe kryetaren Vasilika Hysi, po ashtu dhe me inspektorin e ILDKP, Shkëlqim Ganaj.

Doshi ka kërkuar që pjesë e deklarimit të pasurive të ishin dhe subjektet private, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga relatori Pandeli Majo, shkruan “Panorama”.

Në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Doshi ka sulmuar gjithashtu dhe kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj, të cilin e quajti si njeriun më të korruptuar në Shqipëri.

Replikat

Pandeli Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet

Tom Doshi: Pandi, kisha…

Pandeli Majko: Unë jam zoti Majko…

Tom Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive. Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është në Shqipni.

Vasilika Hysi: Zoti Doshi, të ruajmë etikën…

Tom Doshi: Është njeriu më i korruptum po them…

Vasilika Hysi: Të flasim për ligjin, ju mendoni se duhet zgjeruar rrethi i subjekteve. Kjo është një çështje që mund të diskutohet, por nuk mund të etiketojmë njerëz…

Tom Doshi: M’u dha rasti sot që i kam përballë dhe du tua them.

Vasilika Hysi: Rasti mund t’ju jepet, ka media, dilni jashtë, jepni intervista nëpër televizione.

Tom Doshi: Jo, po këtu jam në komision unë…

Vasilika Hysi: Duhet t’i qëndrojmë strikt projektit që kemi, përndryshe ILDKP nuk do ta kryejë ndonjëherë funksionin e saj se i zgjerojmë pa limit subjektet. Tani do të kontrollohen funksionarët e lartë, apo të gjithë nga nëpunësi më i thjeshtë, deri tek më ai lart.

Pandeli Majko: Ne nuk mund ta kthejmë zyrën e ILDKPsë në një mekanizëm për të kontrolluar sektorin privat, se po u futëm në këtë çështje dhe nuk do dimë të dalim pastaj, do nxjerrim zyrën jashtë funksionit pastaj.

Tom Doshi: Pandi… ose zoti Majko.

Pandeli Majko: Mos e tepro tani.

Florian Karaj (ILDKP): Zoti Doshi, ai është subjekt, i cili është kallëzuar penalisht dhe është në ndjekje nga organi i Prokurorisë. Nuk ishte nevoja që të bëheshe objekt informacioni në Komisionin e Ligjeve.

Pandeli Majko: Konflikt interesi…

Tom Doshi: Ju keni bërë deklarim se kam bërë pastrim për 22 milionë euro dhe sot asnjë prej tyre s’ka dalë. Dhe unë kam 12 vjet që jam në Parlament e për çdo vit mua më bie shorti. Kjo tregon se sa të korruptuar jeni, se s’ka mundësi që unë dorëzoj në orën 4 dhe në 4:30 më bie shorti.

Kjo tregon që kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është këtu. Ai kryeinspektori i ka marrë dhe 2 mijë eurosh kryetarëve të komunave bashkë me ju, duke i ba presion se do ju çoj të paguani 8 milionë lek gjobë. Ky është kryeinspektori juaj, bashkë me ju. Për ndjekjen penale jam në prokurori unë, as ka dalë gja, dhe as ka për të dalë gja. Ju jeni mashtrua qysh tek i pari deri tek i funit.

Vasilika Hysi: Çështja personale do ishte mirë që të mos e bënit objekt diskutimi në komision.

Tom Doshi: Jo, po u ba ftyra atij të më thotë mua që jam në hetim…

Florian Karaj (ILDKP): Kontrolli me short është hequr dhe nuk bëhen më me short.

Tom Doshi: Bahet me preferencën e kryeinspektorit.

Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë dhe flisni.

Tom Doshi: Atë e di unë, Vasilika, se s’më nxjerr ti jashtë, shko moj… Të jesh e kujdesshme me mu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Debati i plotë/ Tom Doshi “sherr” me të gjithë, zbardhet përplasja me Majkon e Hysin”

  1. Arlind says:

    Te perdorni pushtetin per te sulmuar njerzit e llojit tuaj eshte e turpshme.Qe ka korrupsion ktu ka me kilogram, qe jeni te perlyer te gjithe jeni …turp tju vije, do vije dita popullit.

  2. tomorri says:

    O Tom Doshi a ke dru me pre aaaa,
    Jepi derri i malokut se te ka aedhe dita.
    Derman mos gjeç or Sali kremineli ,se shteti nuk behte me derra por me kulture dhe shkolle,me ato qe ti kreminel akoma si ke mesuare se çfar jane per nje komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *