Donald Trump refuzon takimin me Putin pas “provokimeve” të Moskës?

30 Mars 2017, 20:37Bota TEMA

“Wall Street Journal” shkruan sot se Shtëpia e Bardhë ka refuzuar propozimin e Rusisë për të organizuar një takim mes Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit në maj, gjatë udhëtimit të presidentit amerikan në Europë pas samitit të NATO-s.

“Bëhet kështu thuajse e pamundur një përballje direkte mes dy krerëve të shteteve më të fuqishëm të botës, para G20 në korrik në Gjermani”, shkruan “Wall Street Journal”.

Sipas saj, refuzimi duket se ka ardhur pas “lëvizjeve të fundit provokuese” të Moskës drejt Uashingtonit.

Duket se refuzimi i Uashingtonit, ka krijuar pakënaqësi për Moskën, në ditën kur vetë Putin, në një forum në Arkangelsk, ka thënë se beson se do të takojë për herë të parë homologun e tij amerikan në takimin e G20, 7-8 korrik në Hamburg të Gjermanisë.

Më herët, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, pati thënë se shpresonte në një takim Trump-Putin që në muajin maj në Helsinki.

3 komente në “Donald Trump refuzon takimin me Putin pas “provokimeve” të Moskës?”

  1. Lungara says:

    Oobooboo , ç’të gjet , moj Rusi , e zeza ti ?!
    More fund , I prishe qejfin njeriut më të fuqishëm të Planetit . Po ç’tu desh , o derëzeza ti ?!

  2. krysho ludovik says:

    fitoi hillaria mo?
    fitoit k..

  3. Zaho says:

    More debila-idiotë “gazetarë” të TEMËS…! Vetë Putin ka deklaruar se shpreson ta takojë Trump, në samitin e G-20, në korrik në Gjermani, gjë që nuk mohohet nga Shtëpia e Bardhë…! Atëhere, ku është “refuzimi” këtu…???!!! Apo në mëndjet tuaja idiote-injorante, që duhte “të prodhoni” lajme sipas midesë së padronit dhe tuajën…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje