Dritëhijet e takimit Basha-Orban dhe profili me nuanca antishqiptare i kryeministrit hungarez

Takimi i Lulzim Bashës me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Kongresin e Partive Popullore Europiane, natyrshëm që le një shije jo të mirë, që më tepër kur njeriu problematik për Europën promovohet si mbështetës i kauzës së “çadrës” opozitare në Tiranë, pra i vlerave demokratike siç mëtohet se strehohen aty.

Dhe nëse kërkon “t’i presësh drutë shkurt”, ai takim tashmë mund të quhet pa frikë si linjë referimi e qarqeve të njohura politike anti-perëndimore dhe jashtë linjës ku Shqipëria zyrtarisht është lineuar.

Orban, përveçse është njëri prej zyrtarëve të BE-së që ka kërkuar zyrtarisht heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, është dhe interlekutori më i fuqishëm ekonomik i Moskës në kontinent, duke vendosur dhe firmosur gazësjellësat rusë.

Përveç kësaj që përbën një tregues më global, Hungaria është dhe mbrojtjësja më e madhe politike në Europë e Nikolla Gruevskit.

Në kohën që e gjithë Europa politike nuk i është qasur Shkupit apo i është qasur vetëm për ultimatum, Viktor Orban jo vetëm që i ofroi strehë politike Gjeorgje Ivanovit pas refuzimit të qeverisë së Zaevit me shqiptarët, por edhe mbajti një fjalim të ashpër kundër “Platformës Shqiptare”. Këtë gjë e bëri edhe ministri i Jashtëm hungarez.

Qëndrimin e Hungarisë dhe sulmin e saj ndaj Tiranës e pranoi edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një seance në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

Në takimin e djeshëm të formatit zyrtar që Basha mbajti me Orban, nuk tha asgjë në lidhje me sulmin e qeverisë së Hungarisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe Tiranës zyrtare, shkruan Tesheshi.com.

Në njoftimin për shtyp që Basha pa publikuar në faqen e tij në Facebook, nuk thuhet asnjë fjalë për këtë.

Lulzim Basha vërtet është në opozitë dhe nuk është përfaqsues i Tiranës zyrtare, por ama kujtojmë se në mënyrë publike kreu i PD-së ka akuzuar Ivanovin për mosdhënien e mandatit për Zaev, duke mbajtur pra një qëndrim me BE-në, që do të thotë se fjala e tij ka jo pak peshë, paçka pozicionit inferior politik. Është kreu i opozitës, aspirant për kryeministër, jo shaka.

Edhe pse takimi mes tyre ka qenë brenda një kuadri të ngushtë të familjes politike të PPE-së, fakti që Orban është kryeministër dhe një kokëçarje për BE-në, duhet ta bënte Bashën të ishte më i rezervuar, tashmë që është dhe nën reflektorët e Perëndimit. Nga ana tjetër, ata kanë diskutuar çështje jashtëpartiake, që janë kauza politike me rreze të gjatë veprimi, siç është ajo e opozitës shqiptare.

Rastësia e tangenteve filoruse dhe antishqiptare të këtyre qarqeve që pikëtakohen me frymën momentale të opozitës në Shqipëi,  krijon në dizonancë që kërkon të sqarohet ose të ngrihet publikisht.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dritëhijet e takimit Basha-Orban dhe profili me nuanca antishqiptare i kryeministrit hungarez”

  1. Arsimi says:

    Ky ka shume “shoke” se Evropa eshte plot antishqiptare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *