Berisha sulmon edhe Henri Çilin: Je sharlatan

Sali Berisha ka sulmuar nga çadra e PD, Henri Cilin.

Pa e përmendur me emër, por me nëntekst të qartë, ai tha se universiteti i tij është kthyer në një Institut të Studimeve Marksiste, sipas modelit të Nexhmije Hoxhës, pasi ka shkelur ligjin e depolitizimit dhe e ka kthyer institucionin në strofkull të organeve të krimit shtetëror.

Ai e etiketoi atë si “sharlatan”.

Edi Rama ka krijuar mafien e tij. E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njerit privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit, po është një universitet i cili është bërë si Institui i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës. Ky është universiteti “Kristaq Rama”!

Tani unë dua t’i them Rektor- Presidentit të tij: Zotëri, liritë, për të cilat keni luftuar, të njohin të antarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin, në kundërshtim me ligjet, në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t’i tregojnë vendin këtij sharlatani, t’u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin, kërcënojnë diplomat tuaja, për t’u berë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë”, tha Berisha.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Berisha sulmon edhe Henri Çilin: Je sharlatan”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    E pabesueshmja, ndodhi
    Nuk i kish ndodhur
    Gjithë jetën,
    Gomari mashkull polli
    Dhe S(H)ale
    Tha një herë të vetme
    të vërtetën!

  2. Bushi says:

    U bere langaraq fare o Sali Berisha.Pak te flas ndonjeri ne favor te Rames,ty te ze tartakuti e dridhesh nga frika.Jo more jo! Henri Cili eshte objketiv,thote te mira dhe te keqija per Ramen.Por ty te bjen pordhet ne zemer kur degjon te flasin mire per Ramen, Rama nuk eshte kriminel si ty.Ai nuk ka vrare,kurse ti ke vrare me qindra shqipetare te pafajshem.Ti je njeriu i qelbur qe felliqe dhe bje ere e keqe e gjithe shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *