Ironia e fatit, Andi Lila në dorë të priftit të Janinës që e talli në video

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Falja që kërkoi nëpërmjet rrjeteve sociale nuk mjaftoi për të rikthyer qetësinë e normalitetin në jetën dhe karrierën e Andi Lilës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Janinës për të kuptuar se çfarë vendimi do të marrin këta të fundit kundrejt lojtarit, pas deklaratave dhe shakave të kripura që kishin në qendër figurën e priftit, shkruan “Panorama”.

Videoja e publikuar nga hoxha Ahmed Kalaja, në të cilën Lila thoshte se kishte shtyrë dorën e një prifti, nuk u prit aspak mirë në shtetin fqinj, por as në Shqipëri nga të krishterët. Ajo shkaktoi një rebelim të madh të mediave greke, të cilat kërkonin menjëherë përjashtimin nga ekipi i Janinës.

Mirëpo, këta të fundit morën kohën e mjaftueshme për të marrë vendimin e duhur dhe për të zgjidhur gjithçka në mënyrën e duhur, ndoshta edhe për të mos i prishur punë futbollistit të tyre.

Ironia

Si për ironi të fatit, rikthimi i Andi Lilës te Janina nuk është as në dorën e presidentit dhe as në dorën e drejtuesve të ekipit të Janinës. Falja e tij duhet të pranohet vetëm nga peshkopi i Janinës.

Ditën e djeshme, lojtari ka biseduar nga afër me drejtuesit e skuadrës dhe është rënë dakord që, në ditët e ardhshme, të ketë një takim me mitropolitin e Janinës, z. Maksimo, i cili do të vendosë nëse do të pranojë faljen e Lilës në emër të të gjithë të krishterëve apo jo.

Për momentin, ende nuk dihet nëse ky i fundit do të pranojë të takohet me futbollistin shqiptar për të biseduar nga afër atë që ndodhi në grumbullimin e Kombëtares në Durrës. Kanë qenë drejtuesit e skuadrës greke, ata që do të bëjnë ndërmjetësin mes futbollistit shqiptar dhe mitropolitit grek për të vendosur paqen, por portali grek “onsports.gr” shkruan që ende nuk dihet nëse ky i fundit do të pranojë faljen dhe takimin me Andi Lilën.

Qartazi nga kjo situatë kuptohet që skuadra në të cilën luan shqiptari është “e pafuqishme” për të vendosur për fatin e tij, por fillimisht duhet të marrë miratimin, përpara se Lila të flasë dhe t’i kërkojë falje personalisht mitropolitit të Janinës. Ditë më parë e vuri në lojë, sot pret faljen prej tij…

Nga videoja te deklarata e Lilës kundër mediave

– Andi Lila dhe Armando Sadiku shfaqen në një video në rrjetet sociale, të publikuar nga hoxha Ahmed Kalaja. Në përmbajtjen e saj, futbollisti i PAS Janinës bën shaka dhe ironi me përfaqësuesit e klerit ortodoks.

– Ditën pasardhëse, atë të ndeshjes me Italinë, kjo gjë u kalua në heshtje. – Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi, ka kritikuar Andi Lilën në lidhje me përmbajtjen e videos.

– Ahmed Kalaja reagon në rrjetin social “Facebook” për të kërkuar ndjesë nëse përmbajtja e videos ka prekur besimtarët dhe përfaqësuesit e klerit ortodoks.

– Të hënën, Andi Lila bëri një reagim në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë në gjuhë të huaj dhe duke i cilësuar si idiotësi ato që ishin thënë në atë video.

– Të martën, në përfundim të ndeshjes miqësore me Bosnjën, Lila akuzoi mediat: “Janë disa portale dhe gazeta koti që bëjnë disa tituj pa lidhje”, duke mos shprehur asnjë lloj pendese për atë që kishte ndodhur. Ai njoftoi edhe se: “Nesër (dje) do të shkoj në klub dhe kam një mbledhje. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ironia e fatit, Andi Lila në dorë të priftit të Janinës që e talli në video”

  1. S.B says:

    Cfare gallate qe Jane Fete ,nje mut Hinduism ,krishter,mysulman ,bektashinj,NJE MUT ,pastaj varet sa era bie vetem nqs eshte mut i krishter apo mut mysuman apo mut i ali abazit….

    1. krysho ludovik says:

      Muti i priftit eshte me i “embel”
      Muti synitit bie ere

  2. Abc says:

    Peshkopi Andit: – Po ç’jane keto qe thua, more malukat?
    Andi – Po ja, i fortlumtur hiresi, une luaj gjithe diten dhe kur jam i lodhur them nga ndonje gomarllek, tobe estafkullah! Mos ma vini re!

  3. KOZi says:

    Ne emer te te krishtereve !? ne emer te muslimanve !? ………
    Ka dicka qe nuk shkon ketu !
    Nuk jam i qarte nese duhet ligj apo udhezim apo si por komunitetet fetare duhet te paisin me karte antarsie besimtaret…..Atehere flasin ne emer te besimtarve te vet saktesisht.!
    Nuk percaktohet besimi fetar nga emri yt ose emri i gjyshit…….tung

  4. Dan says:

    Ha buken e Grekut dhe ben politiken e Turkut……. Ky nuk eshte idijot ky eshte I lig

Lini një Përgjigje te S.B Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *