Juristi i OSHEE kallëzon penalisht Sali Berishën dhe 15 zyrtarë të tjerë për aferën e CEZ

30 Mars 2017, 16:57Politika TEMA

Ish -kryeministri Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ.

Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë, mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale.

Konkretisht, ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “, ”shkelje të barazisë në tenderë apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ.

Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze.

Kjo, për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës.

Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.

Në kallëzimin penal që Report TV disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit, faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart Taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.

Por ndryshe nga Taçi, në rastin e CEZ shkelja nuk u bë kurrë publike.

Sipas kallëzimit, u negociuan kushtet e tenderit me VKM, pasi CEZ-u u shpall fitues.

U ndryshua niveli i borxhit të keq, si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender.

U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH.

Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet.

Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Karaj është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

Edhe komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla e gjente ish-kryeministrin fajtor për një seri veprash penale të kryera gjatë privatizimit, por deri më tani nuk ka ngritur padi në drejtim të tij.

7 komente në “Juristi i OSHEE kallëzon penalisht Sali Berishën dhe 15 zyrtarë të tjerë për aferën e CEZ”

  1. . says:

    Krye-krimineli verior psikopat i historis SHQIPERISE
    BURG – BURG – BURG bashke me familje dhe oborrin e tij kete keron 99% e popullit (pervec atyre injoranteve verior) qe jane mesuar te jetojne vetem me kulturen e “Rrumpalles” …

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Fol Sali
      Në s’ke ç’të thuaç
      Merr një brisk
      Të na e rruaç!?

  2. Zgalem says:

    Romeo Karaj duhet te jete njeri I mbrojtur . Po ben ate , , qe nuk ka mundesi ta beje opinion . Rromeo eshte pjese e histories postkomuniste te Shqiperise te marre zvarre nga familja e degjeneruar Berisha . Me mirkuptoni : e degjneruar politikisht . Te mbrohet Romeo , ky xhevair I legjislcionit postkomunist.
    Zgalem

  3. Mnbvcxz2016 says:

    Qeveria duhet te veproje nqs ka materialin e nevojshem per te luftuar korrupsionin, t’i mbylli gojen ketij mashtruesi tipik provincial si dhe te jenicereve te tij mendjelehte e mendjemedhenj.

  4. durresi says:

    Romeo Kara nuk duhet ta bente kallzimin ne prokurori. Biles per momentin asnje kallzim nuk duhet bere ne prokurori derisa reforma te veproje dhe te gjithe keta gjykates e prokurore te zevendesohen me prokurore e gjykates te ndershem e profesionist se perndryshe Sala shpallet i pafajshem nga keta gjyqtaret e sotem e nuk mund me te rigjykohet ne te ardhmen.
    BENI DURIM

  5. Peqinsi says:

    O shtet! Merreni ne mbrojtje Romeon ….. qe te mos perfundoje si Olldashi, Pashko, Azemi Hoxha Trebicka…e kushedi se sa..te tjere qe Berisha i ka groposur.
    Bravo Romeo…. je zeri i gjithe shqiptareve. Nderim per dhjetoristet e vertete…idealistet qe Saliu mendoi se i zhduku.. Nje, per 100 mije Sali, mjafton…njelloj eshte.. nje me nje do ti paguash krimet ndaj Shqiperise. Fol o Izet se ne mos e kapte ligji i Llalles do ngordhe nga makthet qe i shkaktojne te vertetat e tua te publikuara cdo dite ne media… e keni vene re se zhduket nje jave sa here shkruan Izeti.. vazhdo vlla… edhe disa shkrime duhen….. edhe pak… ngordhi karaxhici.

  6. Zaho says:

    Shikoni këtë maxhorancë frikacake, “të dhjerë në brekë”…!!! Komisioni hetimor i Parlamentit, e gjen Sali Berishën fajtor për privatizimin e CEZ, por nuk ka bërë padi penale…(???!!!) Në këto katër vjet qeverisje të PS-së, është vërtetuar se Edi Rama (pavarësisht “tollumbaceve” që lëshon), ose është frikacak, dhjeranik i qerratajt, ose diçka tjetër fshihet…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje