Kongresi i PPE, pas takimit me Orban, Basha shfaqet krah Gruevskit: Ja me kë e kaloi kreu i PD të “mërkurën e zezë”…!

Kreu demokrat Lulzim Basha dje ka qënë nën breshërinë e goditjeve të ndërkombëtarëve dhe partnerëve të saj partiakë të PPE-ve, që jo vetëm e këshilluan, por dhe e urdhëruan të hyjë në Kuvend dhe në zgjedhje.

Kongresi i Partive Popullore Europiane, që u mbajt dje në Maltë, nuk vajti aspak mirë për Lulzim Bashën, të cilit as shoqëria e Viktor Orban dhe e Nikolla Gruevskit, nuk kanë mundur t’ia largojë shijen e hidhur të kësaj mërkureje të “zezë” për të.

Por përtej asaj që u pa dhe u tha dje nga mediat, ajo që të bën përshtypje është edhe fakti se kë kishte në krah Basha dje.

Ai ishte maqedonasi anti-BE dhe anti-shqiptar, Nikola Gruevski.

Dihet tanimë se si Basha dhe Gruevski përdorin të njëjtët lobe në SHBA kundër politikës së SHBA-BE-së në Shqipëri dhe Maqedoni, duke i çuar ujë mullirit të madh rus.

Mesa duket Basha dje ka qenë në habitatin e vet dhe ka shkëmbyer ide se si mund të mos lejohet krijimi i qeverisë në Maqedoni dhe se cilat lobe mund të përdorë ai dhe Gruevski kundër politikës së BE-së dhe SHBA-së në rajon, duke përdorur natyrisht propagandën dhe mbështetjen ruse.

Ai dje mori një tjetër përgjigje të qartë nga partitë simotra, se duhet të dilte nga çadra ku është futur dhe të ndjekë rrugën e dialogut në institucione.

Kjo përgjigje e PPE mesa duket e ka veremosur Bashën i cili është larguar pa votuar rezolutën e cila inkuarjonte të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kongresi i PPE, pas takimit me Orban, Basha shfaqet krah Gruevskit: Ja me kë e kaloi kreu i PD të “mërkurën e zezë”…!”

  1. Toni says:

    Hajd shpegoja ktyre ndjeksve te peDe si ky me nickname Adi apo skypion qe basha e sala Jan vegla sllave .
    Sa te jet basha ne krye te pd, 100 vjet jet ka rama.
    Ska kush ti bej opozit

  2. Vlonjati 12 says:

    Nga qe edhe koleget e PPE ia menderosen Lulushit me deklaraten e votuar ne unanim , ku i kerkohej te heq dore nga bojkoti i zgjedhjeve dhe te kthehet ne Parlament per te votuar ligjet per reformen ne drejtesi , nga shqup-i u tha ( sa qesharake dhe e turpshme ) se Lulushi nuk mori pjese ne votim pasi ishte ne takime bilaterale !!!!!!!! Hajde estrade , hajde !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *