Kryeministri francez: Ja pse i dhamë titullin e lartë Edi Ramës. Ben Blushi: Rama është “Legjioni” i turpit

30 Mars 2017, 12:30Politika TEMA

Kryeministri francez Bernard Cazeneuve, ka shpjeguar arsyet se përse Franca ka nderuar me titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”, Edi Ramën.

Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të “Charlie Hebdo-së”, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe.

Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tonë.

Artist i arteve figurative, ju keni kryer studime për artet e bukura dhe për shumë vite keni bërë pjesë në skenën artistike pariziene. Me kthimin në Shqipëri, ju jeni angazhuar në politikë dhe keni ditur t’i bashkoni lumturisht këto dy përmasa të angazhimit tuaj. Në vitin 2004, ndërsa po përfundonit mandatin tuaj të parë si Kryebashkiak i Tiranës, ju është dhënë çmimi “Kryebashkiak i Botës” nga shoqata “Internet City Mayors” për modernizimin e kryeqytetit shqiptar. Miku juaj, artisti Anri Sala, që ka përfaqësuar në atë kohë Francën në Bienalen e Venecias, i ka zbuluar botës projektin tuaj vizionar, të ngjyrimit të godinave të Tiranës, nëpërmjet një filmi, ku ju deklaronit: “Ngjyra është ajo që na sjell bashkimin.”

Dhe po më tregojnë se, kur u bëtë Kryeministër disa vjet më vonë, ju keni ristrukturuar Sallën e Hartave në selinë e qeverisë suaj, duke stolisur me katërkëndësha të kuq të mrekullueshmet harta të lashta të Shqipërisë dhe armurat e drunjta italiane të paraluftës, duke i dhënë kështu atij salloni një penelatë moderniteti.

Nga qëndrimi juaj në Paris, ju keni ruajtur një shije dhe një zotërim të shkëlqyer të gjuhës sonë; dhe kam konstatuar vetë, gjatë vizitës që ju kam bërë në Tiranë, se bisedimet zyrtare me personalitetet franceze apo frankofone që kanë vizituar vendin tuaj, ju i zhvilloni në frëngjisht.

Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze.

Por edhe Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer.

Duke ju pranuar sot në gjirin e Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit, Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t’i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Eurpës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore,” tha kryeministri francez.

Por nderimi i Ramës nuk ka tërbuar vetëm PD-në, por edhe Ben Blushin, që ka ironizuar Ramën në Kuvend.

“Falënderoj Republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar, Edi Rama, për sjelljen shembullore që ka bërë në Francë gjatë kohës së emigracionit. I dhanë legjionin e nderit, sepse në Francë është sjellë mirë si emigrant, edhe prandaj është vend i madh Franca sepse nderon emigrantët e huaj.

Mori Legjionin e Nderit në Francë, erdhi në Shqipëri u bë kryeministër e mori Legjionin e Turpit. Nga Legjioni i Nderit në Francë me Ismail Kadarenë në Legjionin e Turpit në Shqipëri si kryeministër me Mark Frrokun, Elvis Rroshin dhe me Vangjush Dakon. Sidoqoftë duhet falënderuar Franca që i nderon emigrantët e huaj”, tha Blushi në Parlament.

33 komente në “Kryeministri francez: Ja pse i dhamë titullin e lartë Edi Ramës. Ben Blushi: Rama është “Legjioni” i turpit”

  1. besi says:

    Ben Blushi le NAm<NAM,NAM,NAM
    Te te pyes ty Franca pse ja dha, Si ato femijet xheloz, vetem pike vetes i heq.
    Ja dha se eshte i vetmi politikan shqiptar qe me politiken e jashtme na e ka ngrit koken.
    nese ka nje gje qe RAMA ka bere mire, ka qene politika jashtme. Se e ka koken plot, dhe eshte ne te njetin nivel kulturor me liderat e tjere dhe per s ai perket kultures qendron dhe mbi ta.
    prandaj i ben goja bilbil, se nuk eshte inferior.
    A ka gjera qe qeveria RAMA ka bere gabim, ka. Por kritiko per keto gjera.
    Pse ja dha Franca, me fal se ste pyeti ty. I ka si mendaljet e nderit te Nishanit franca, kujt ti vij per mbare ja jep.
    po mbaj vendin tend o burr, mos flit idiotsira. Me mire hesht, edhe pse sje dakort se nxjerr budallaliqe nga goja.

    1. Tim says:

      Keshtu thonin edhe bashkekohesit per Gandin, sic po thote Ben Blushi per z. Rama, por tani e respekton gjithe bota. Bravo KM dhe ndjehemi shume krenare qe e ktheve Sqhiperine atje ku i takon, mes vendeve te Europes dhe jo ne shkretetirat e Arabise ku e syrgjynosi Berisha me porosi te UDB-se. Me ndryshimet qe ke sjellur ne Shqiperi dhe ne politiken e rajonit na ke bere ta mbajme koken lart dhe te themi me krenari qe jemi shqiptare. Te pakten nuk na permendin me si delja e zeze e Europes.

      1. krysho ludovik says:

        me siguri do kemi blere ndonje helikopter

  2. santiago says:

    kujdes Blusho se mos harron te te punoje zemra ,u bere me keq se Sala o derzi ,vdiqe per pak minister

  3. Rrok cubi says:

    Po ku ka me turp dhe me te paburre se ty,turpi i madh eshte per ty dhe per ata qe te shoqerojne,se sa vlera ke ti dhe sa te vlen lekura,mos u merzit se erdhi 18 qershori,palo burre.

  4. demir says:

    Ne France tani jane zgjedhjet per president, a thua se eshte mire qe te kandidoje edhe Blushi per kete post, se mbase populli francez e voton?

  5. Peco says:

    Or Blush, ti nuk di te heshtesh kur duhet heshtur ,or burre i dheut. Pse e ul vehten kaq posht. Me keto qe thua tregon se je vertete shume i vogel shpirterisht. Turp!
    Urime Zoti Rama! Jam kundershtar politik juaji, por ndjehem krenar per titullin e larte qe Franca ju akordoj. Mbaresi, o zot per kete vend!

  6. Faro says:

    Edi Rames, Kryeministrir Ndryshe, urìiiiiiiiiime nga zemra.
    Sa per Blushin, me keto qe thote per kete titull sh te nderuar, e ul sh sh sh veten. I ve vulen mendimit se nuk eshte i zoti as per vete, pa le per Partine .
    Nder Punes!
    Nder per Shqipetine qe ka kete Kryeminister.
    Bota e nderon.
    Llafazanet jo te paket ketu zilepsen

  7. AVNI RUSTEMI says:

    Ah mor Ben . Egoizmi dhe ligesia jane dy gjera mjaft te keqija per nje njeri , dhe kjo vlen te thuhet edhe per ty. Je katandisur ne njeri negativ, qe necdo gje dhe per cdo gje srri dot pa vjelle helm. Ne vend qe ky vleresim i nje bashkekombasi te te gezoje ndodh e kunderta, te pakten per etike intelektuale ti thoshe gojes ha nje mut.

  8. Para Laci says:

    Russia i jep serbise aeroplane e tanke. NATO I jep kroacise aeroplane e tanke. Kurse Franca na i jep KM tone dekorata… KM I serbise shkon ne Moske per te marre armatime kurse Rama shkon ne Paris per te marre dekorime…

    Nuk qeka vetem presidenti yne qe jepka dekorata si t’jene cokollata.

  9. Respekte! says:

    Turp qe e mbyllni kete artikull me komentet e blushit.
    Eshte super nder per Shqiperine!!!!! PIKE!!!!

    Qe te shkosh ne France dhe te vesh tre lapsat ne xhep ne ate situate nuk ta meson as shkolla as rruga.

    Respekte!!!

    1. Lugati says:

      ca super nderi???¿jep medalje lugatit km shqiptar franca nji nga shtetet me filo serbe me bote…franca qe shkatrroi si komb shqipnin ne 1912…franca qe pagujti terroristin avni qafir i pabese serb rustemin me vra nji nga atdhetaret me te mdhenj shqiptare…franca qe strehon patericen e rregjimit krimimaloproserb te enver mugoshe popovic hoxha qe e ka emrin ismail kardare qe barbaret komunist krimimela te popllit shqiptar e nrejne nolt si me qene zot….urime atehere per ket medalje

      1. Shqiptari Ilirise says:

        IK ORE BAJGE!!

  10. Zgalem says:

    Kryeministri francez , ne menyre te sakte dhe koncize ka bere portretine Edi Rames , si artist I angazhuar me shume sukses ne politike , duke qene nje frankofon dhe europjan me kulture te gjithaneshme . Zgalem

  11. Vesa says:

    Sikur te mos kishe fol mor Ben. Eshte e madhe Franca dhe ti ngjan I vogel e qesharak para saj, or inatci.

  12. DIASPORA says:

    O zot na ruaj nga Shqiptaret si: Salih Vuk Karaxhici, Meta, vasili, ai rama I vogel I lsi, Blushi, Basha, noka, poka, thuthuqi…etj.etj. qe pellasin cdo dite te njejtat fjale, qe askush nuk I degjon. Sa hapim tv e bejem, hapa dollapa kush eshte mbrapa, kur shofim se po flasin merhumet kriminelet, hajdutet tradhetaret e kombit shqiptar. BRAVO KRYEMINISTRI I SHQIPTERISE EDI RAMA. DIASPORA E AMERIKES TANI E KA KOKEN LART ME JU. FALEMINDERIT.

  13. ervin says:

    Blushi e di po aq mire sa une se Rama nuk ishte artist por portretaxhi ne rruge ne Paris, e di mire se ne France ishte halabak dhe jo serioz duke u zene me kurva rruge.
    Po , sa per titullin , lol, I hane 8aret fhe diplomatet e Frances…orova ?! Vlahutin…ju duket pak 700 000 euro ne nje dore?! Apo keni ndonje dyshim se kjo eshte “paja” qe I ben Rama..ju te mjere, ju popull trap, Ju jeni mbushesa topi . 2000 vjet skleever kemi qene, ose jo 2001?!

    1. albaniafirst says:

      shume I informuar qenke ti Ervin, me siguri qe duhet te kesh qene sekseri ne punet e Rames. Per fat te mire, hajvane si puna jote kane mbetur shume pak. I dime se I kemi pare cdo dite qe mblidhen ne cadren e PD-se. Ne vend qe te bashkohemi per ti uruar nje shqiptari per ate vleresim, qofte edhe simbolik qe te huajte I kane bere, ju merreni me lloj lloj shpifjesh, sikur ke fjetur me Ramen ne Paris.

  14. berti says:

    Cka bere per Francen?! Ishte barbin jonartist ne France…do genjeni dhe ne qe e shihnim cdo dite? Tre laosat? Po , kjo po . A ka njeri qe I ben dot bashke tre lapsa dhe 4 klerike klloun ?! Asnje…
    Bjerini drejt…kush dipllomat loboi dhe kush biznesmen Francez u fry ne para nga populli ” I pasur ” shqiptar…

    1. Al says:

      Vallaj me drejt se i ka ra KM i Frances nuk i bie dot o bert. Po nuk deshe ta shohesh nuk e sheh dot nuk te ve faj.
      Me mire ti kishe shkruar frengjisht keto rreshta o bert se Abetaren e paske zier fort dhe ia paske pire lengun..

  15. Kellira says:

    Ben Blushit duhet t’i shpjegoje dikush qe mund ta mbaje ndonjehere edhe gojen mbyllur.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      pordh me rigon o ripjellja

  16. shpati says:

    – Ky eshte dekroruar nga Franca sepse Franca ka qene dhe eshte ne unison me serbet per shkaterrimin e Shqiperise . Jo me kot Le PEN thote se do ta anulloje njohjen e Kosoves dhe Franca krijoi precedentin e Mitrovices pastaj burgosjen e Haradinajt, qe gjykata nderkombetare e liroi si te pafajshem.Ky cinizem Francez per kete Raampalle, qe shkruante ne vitet 90 ” ne shtyjme M…. me LO…….. qe e ka kthyer vendin ne kryeqytetin e kanabisit dhe eshte balozi i zi i shqiptareve, Turp, turp per shqiptaret qe lejojne veten te poshterohen keshtu nga ky kriminel.

  17. . says:

    – Per here te pare ne HISTORINE e SHQIPERISE kemi nje KRYEMINISTER te tille …
    – Bravo … Ju lumte … fitore … suksese … Z.RAMA po nderoni popullin dhe SHQIPERINE.
    – Z.RAMA edhe 4 vjet ju duam si KRYEMINISTER i vendit.

  18. ardit. says:

    Z. Blushi me jeni dukur burre me mend, tamam si nje frut i pjekur mire.Por me sa kuptoj ju paskan trajtuar me hormone dhe farat brenda frutit paskan filluar te mbijne si puna e frutit te domates te trajtuar me hormone.
    Eshte nje nder qe i eshte bere vendit tend me dekorimin e KM.Nuk te vjen mire se e ke kundershtare, por te pakten hesht.Heshtja do te ishte flori krahasuar me nje llapaqenri.Ardit.

  19. timo says:

    Blush ke shumë pordhë, aq shumë sa ke nevojë të pjerdhesh që të shfryhesh përndryshe, do të na fluturosh në stratosferë si tullumbace dhe skemi ku të gjejmë një shkrimtar si puna jote. Suksese në jetë.

  20. Drini says:

    O njerez , qe per pushtet po u del marazi mbi lekure te pakten mbyllni gojen se per te share Edi Ramen kur merr kete medalje nga Franca nuk keni asnje arsye .

  21. askushi says:

    Si jepet Legjioni i Nderit ? Nuk ka mbetur njeri pa e marre. Madje eshte bere aq qesharak, sa qe ne nje moment, Oscar Wild, shkrimtari i madh skocez e percaktoi me keto fjale : ” Legjioni i nderit eshte nje medalje qe jepet nga Shteti Francez, se ciles jane shume te pakte francezet qe mund t’i shpetojne. “

  22. Ardi says:

    Ore beni qe ecen vete…U bere si Tek ajo fabula: Kur I kerkon ti pritet nje koqe kundershtarit edhe pse do I humbte Dy te vetat.
    Inatci, xhelox, mendjemadh​, I poshter ne karakter.
    Kakaris edhe Pak dhe futju libres me koke pas zgjedhjeve dhe jepja dokumentat e partise tende ndonje banjoje publike…Ti perdorin per leter …

  23. Fshatari says:

    Te Gjithe Shqipetaret qe jane SHQIPETARE Duhet te KRENOHEN, qe Edi Rama, merre kete Urdher Nderi nga Kryeministri Francez..po per te adhur keq qe shikojme “Politikane” si Birbo Blushi..Berisha dhe Gjithe Llumi i Halese se Popullit Shqipetare mundohen te fyejne…
    O Bibilush ::Blushi dhe Co: Kur do te beheni Njerez se jeni kthyer te gjithe ne kafshe SERBO-BERISHJANE???
    RESPEKT PER RAMEN..lol

  24. NORA says:

    DISA KOMENTUES E DINE MIRE QE SHKRUAJNE BROCKULLA QE AS VETE SI BESOJNE JANE TE GRUPIT TE CADRAVE VETE FLASIN VETE NDEGJOJNE ,KULTURA EDUKATA RITEN BASHKE NE NJE FAMILIE ME VLERA KU FEMIJA RITET ME LIBRIN , SI TE MESOI TE JETE I ZOTI VETES, MOS JETE XHELOZ PO TE MUNDOHET DHE VETE TE ARJE ME TE MIREN,,E KUR PAMVARESISHT EDUKMIT QE FAMILIA JU JEP ATA BEJNE ATE QE MENDOJNE DHE JANE XHELOZE TE SEMURE GJE QE E SHOHIM NE VESET E BENIT ,PROVOKATOR KUR NE FFILLIM I DRIDHEJ PER DRIDHEJ EDIT DUKE I BERE KOMPLIMENTE TE NDRYSHEME NJERA DHE KRYESORIA NE QOFTE SE KY VEND DUHET TE NDRYSHOI I VETEMI JE TI. SI SKE TURP TI BENI,ZHEI ,LUBONJA QE TE BASHKUAR ME CA GAZETAR ME NJERIN U KAP DUKE DERGUAR IMELE KUNDRA RAMES PO PREGATITEN TI HANE MUNE ,SHUMICA E POPULLIT E DO RAMEN,MOS ARONI SE KETA BENI ME SHOKE KANE QENE MIQ TE MIRE POSTI KRYEMINISTERIT VECANERSHT DEKORATAVECANERISHT BENIN E KA CMEDUR SA DHE NUK DI TE CTE DISKUTOI LESHON FJALE TE CORODITURA KY I SHKRETI ESHTE MESUAR ME NANON KUSHURIRIN E MAMIT,RAMEN PD E LUFTOI QE NE FILLIM KUR I LA MIQESITE KRIJOJ QEVERI TE RE E CILA KA DHE NDONJE GABIM QE KORIGJOHET,DEKORATEN QE RAMA E KA MARE TA GEZOI AI DHE SHQIPERIA E KA MERITUAR ESHTE PIKTURIST DHE KA PAS PROFESORE TE MIRNJOHUR SI SALI SHIJAKU FLET DISA GJUHE TE HUAJA NE MENYRE TE PERSOSUR,VENDI YNE KA PAS FAT QE EDI KRYEMINISTER ,NE QE KEMI VITE JASHTE DITA DITES E SHOIM SE SI KA NDRYSHUAR MENDIMI SA DHE MJEKU FAMILIES ME THA KISHE TE DREJTE QE LAVDEROJE SHQIPERINE

  25. alex says:

    Beni e dhjeve ketu Kaq keq te kishte zene barku or burri i dheut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje