Kur Berisha u dekorua me “Urdhrin e Kortezisë Franceze” nga Nikola Arsidi pasi pagoi 1.6 milionë USD dhe ish-Presidenti Ciampi gati i anuloi dekoratën

30 Mars 2017, 14:08Politika TEMA
Kur Berisha u dekorua me “Urdhrin e Kortezisë Franceze” nga

Opozita por dhe grupe që kanë dalë nga PS dhe tashmë janë në opozitë të përfaqësuar nga kreu i LIBRA Ben Blushi po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë dekoratën e dhënë nga ana e Presidentit francez Hollond “Komandant i Legjionit të Nderit” një ditë më parë për kryeministrin Edi Rama.

Ndoshta duhej të shërbente si një vlerësim për shqiptarët pasi qeveria dhe presidenca franceze, nuk është vend dosido po nderon kryeministrin e tyre me këtë dekoratë.

Por historia e dekoratave nis heret me ish-Presidentin Sali Berisha, histori kontraverse me dekorata te blera dhe ato qer gati u refuzuan.

Më 23 prill 1996 ish-presidentit Sali Berisha i akordohet (firmoset) dekorata “Cavaliere di Gran Croce decorato di Gran Cordone dell’Ordine”, nga Presidenti i Republikës italiane i asaj kohe Carlo Azeglio Ciampi, i cili tashmë është ndarë nga jeta.

Por zgjedhjet e dhunuara të 26 majit të vitit 1996 nga ana e Berishës President, rrahja e krerëve të opozitës pa përjashtim më 28 maj në tentativën për protestë në sheshin ‘Skënderbej’ bënë që Presidenca italiane të pendohej për dhënien e kësaj dekorate të cilën e “arkivoi”.

Pasi në fillim të vitit 1997, gati një vit më pas në Shqipëri kishin shpërthyer protestat anti-fajde dhe Shqipëria ishte zhytur në kaos.

Presidenti i asaj kohe Sali Berisha pasi prishi zgjedhjet 26 majit u zgjodh ne kulmin e tragjedisë së marsit 1997 mes plumbave kryetar shteti për një mandat të dytë.

Ndërkohë që më në fund e mori dekoratën e akorduar nga Presidenti italian i asaj kohe, fale këmbënguljes së ish-ambasadorit italian ne Shqiperi Paolo Foresti dhe Ministrit të Jashtëm të asaj kohe Tritan Shehu. Pavarësisht se ishin të penduar në kulm që ia kishin dhënë kete dekorate Berishes.

Por Sali Berisha nuk e ka të parën këtë dekoratë. Edhe ai e ka marrë një dekoratë franceze.

Mediat e kohës shkruan se Berisha e ka pasur mik Nikolas Arsidin dhe ky fakt u vërtetua, sipas tyre, me një dekoratë që Arsidi i dha Berishës: “Urdhrin e Kortezisë Franceze”.

Një dekoratë që kishte vlerën e 1.6 milionë dollarëve që Arsidi zhvati nga arka e shtetit shqiptar.

Kjo shumë e marrë nga Arsidi por që sipas gjasave edhe Carteron ka marrë pjesën e tij, është e përcaktuar dhe në marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare.

Nga Thesari i Shtetit dolën këto para për të paguar biznesmenin francez, por që më pas u zhdukën dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Më 1995, Carteron ishte për herë të parë në Shqipëri për të negociuar që paratë t’i kthehen Shqipërisë, por nuk dihet se si kanë përfunduar këto negociata.

Dihet vetëm rezultati: paratë nuk iu kthyen më vendit. Edhe dëshmitari i vetëm që mund të flasë për këtë çështje, Nikolas Arsidi, tashmë ka vdekur dhe nuk mund të vërë më gishtin mbi përfituesit e 1.6 milionë dollarëve.

Ndërkohë që më 2009 Universiteti i Prishtinës i dha Kryeministrit Berisha titullin Doctor honoris causa./TemA-m.a.

1 komente në “Kur Berisha u dekorua me “Urdhrin e Kortezisë Franceze” nga Nikola Arsidi pasi pagoi 1.6 milionë USD dhe ish-Presidenti Ciampi gati i anuloi dekoratën”

  1. Fieri says:

    O zot ! Bekoje kete popull per mencurine e tij ! Sa i mencur je ,o popull e ti ,o njeri qe e ke perdorur per here te pare shprehjen : “SHAN I DHJERI TE PERMIERIN !” PO ky njeri ka qelbur tere Shqiperine e del e flet . O zot ! pse ua ke pire mendjen disave qe shkojne e durtrokasin kete njeri. Kete njeri pa bese,pa shpirt. Kete njeri qe ende i pikojne durt gjak nga vrasja e popullit te vet. Ky njeri qe coi avionet te helmonin populin e vet. O zot ! Pse ke futur lakmine kaq te madhe per pushtet e para te disa njerez. O zot,pse nuk u thane kembet,kur shikon se ata shkelin,hedhin valle mbi gjakun e 4 te vrareve nga ky njeri qe don perseri te vrasi….. Jo,jo! Jam i bindur se nuk ka zot. Zoti nuk egziston . Po te egzistonte nuk do ta linte ende gjalle kete njeri qe vetem do te shikoi vetem gjak. Jo,jo ti nuk egziston. Po te egzistoje do ta lije kete njeri te hiqej zvarre,te lotonin edhe femijet ,gruaja e te afert tetij , ashtu si lotojne nenat per djemte e tyre te vrare ne 1997. Te lotojne si lotojne nenat e atyre qe u vrane ne Gerdec,qe i biri te pasurohej e me gjakun e tyre te ndertonte vila e kulla. Te lotojne edhe femijet ,e gruaja e ketij njeriu me emrin Sali Berishe ,ashtu si lotojne femijet e 4 te vrareve po ne ate vend ku ky njeri bene thirrje per vrasje e varje se do pushtetin , do te pije gjakun e ketij populli. Jo,mor jo ,zoti nuk egziston,po egziston nje popull i cili urgjentishte duhet te largohet nga ky njeri. Po,po,kjo eshte nje thirrje ,o popull qe te largohemi nga ky njeri,nga ata njerez qe duane o pushtet per te sunduar,ogjak……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje