Luan Rama i përgjigjet Tahirit: Për Kavajën, PS s’na pyeti për kandidaturën, ndaj bojkotojmë. S’mendojmë si PD dhe Saimir Tahiri

30 Mars 2017, 11:14Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, njëherësh dhe kryetari i grupit parlamentar i kesaj partie Luan Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kavajë.

Numri dy i LSI është shprehur se mospjesmarrja në procesin zgjedhor në Kavajë ka ndodhur për shkak se PS nuk e pyeti LSI për kandidaturën që është përzgjedhur për të garuar për kreun e bashkisë Kavajë.

Njëherësh Rama ka folur dhe për koalicionin, bojkotin e PD por dhe deklaratën e Brahos kundër PDIU.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe ndaj Tahirit, duke u shprehur se nuk dëgjon as PD dhe as Saimirin, që gjashtë muaj më parë ishte kundër përfshirjes së ushtrisë në aksionin kundër kanabisit.

Bojkoti i LSI në Kavajë…?

LSI nuk është regjistruar për zgjedhjet në Kavajë sepse mënyra si është proceduar deri më tani për kandidaturën ka qënë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë të vërtetë. Dhe herën e parë kemi qënë kundër kandidaturës. E konsiderojmë si çështje e PS jo e jona. Nuk jemio pjesë e këtij procesi në zgjedhjet e Kavajës.

Jeni në koalicion me PS?

Jemi në koalicion, jemi të përgjegjshëm si partnerë. Dhe kjo do të thotë që të pyetesh dhe të të pyesin.

Deklarata e Brahos për PDIU…?

Eshtë një reflektim i vonuar i Brahos, nga i cili distancohemi. Pasi ne nuk e kushtëzojnë partneritetin dhe bashkëpunimin me PS nga fakti se sa faktorë përfshihen. Nuk mohojmë rolin e çdo partie politike, ashtu sikurse konsiderojmë një kauzë të drejtë çështjen kombëtare të Çamërisë.

Koalicioni do bëhet me 1 prill…?

Koialicioni, të vijë një prilli dhe do vendosim.

Kryemadhi ka deklaruar se LSI fiton 40 deputetë…?

Për çështjen e numrave nuk është problem i LSI, pyetni Kryemadhin për numrat. LSI ka problem procesin zgjedhor, zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të barabarta dhe të ndershme. Dhe angazhimi ynë është dialogu politik.

Kë do mbështesni në Kavajë…?

Ne nuk jemi pjesë e procesit. Prandaj pluralizmi i i bukur…

Po Tahiri deklaroi në Kavajë…?

Nuk u referohem deklaratave të PD dhe të Saimirit. Po ti referoheshim Saimirit, ai para gjashtë muajsh tha se nuk duhej përfshirë ushtria në luftën kundër kanabisit, por qeveria reflektoi dhe e përfshiu ushtrinë në këtë aksion të rëndësishëm.

Do ndëshkohet Braho…?

Nuk ndëshkohet askush. Qëndrimet personale janë personale, ata politike janë të forumeve dhe më të rëndësishme.

Po bojkoti i PD…?

Edhe në të mirë të koalicionit është krijimi i garancive për zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të barabarta dhe të fitojë më i miri. Qytetarët duhet të ftohen jo për të votuar thjeshtë por për të zgjedhur. Dhe të zgjedhin me përgjegjësi.

4 komente në “Luan Rama i përgjigjet Tahirit: Për Kavajën, PS s’na pyeti për kandidaturën, ndaj bojkotojmë. S’mendojmë si PD dhe Saimir Tahiri”

  1. Faro says:

    Po ky pretendon se ne Kavaje mnd te fitohet me kandidat te LSI ??!!

  2. ela says:

    o hajvan luan rama. qerohu pler dhe kuck bashke.te mori gjith leket bleona qereti dhe tani do prap ministroine e rendit me ber pare haroje plehre maloku matian

  3. Ilir says:

    Perse or Luan Rama, “testikul” keni menduar te rrini gjithe jeten, apo jeni akoma te pa-arrire, ndryshe tumb. C’keni me te tjeret ju te LSI-se, ju nxirrni kandidaturen tuaj, mbase do te jete me ndryshe nga ju=kreret e LSI-se dhe me i mire se ajo qe ka perzgjedhur PS-ja. Kavaja eshte e madhe dhe ka shume qytetare me vlera.
    O Luan Rama ! Perpiquni te dilni nga breket e PS, por jo te rivendoseni tek breket e Berishes. Mund edhe ta beni, por nuk eshte hic mire per ju dhe Ne. Guxoni te dilni nga breket dhe vishni identitetin tuaj !

  4. tomorri says:

    Luan Rama nje kastravec dhe bythelepires i Ilir Metes,kete do ta vertetoje katerciperishte vetem dhe vetem KOHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje