Mblidhet Këshilli NATO-Rusi në Bruksel

Sesioni i parë i Këshillit NATO-Rusi për vitin 2017 po mbahet sot në Bruksel.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe të Rusisë u mblodhën për të diskutuar në konfliktin në lindje të Ukrainës, situatën e sigurisë në Afganistan dhe mënyrat për reduktimin e rreziqeve ushtarake në Evropë.

“Për mua, ky është një hap i rëndësishëm drejt gjërave më të parashikueshme, drejt transparencës më të madhe, e cila është veçanërisht e nevojshme tani, kur kemi rritje të aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve tanë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sesioni i Këshillit NATO-Rusi pason tri mbledhje të ngjashme vitin e kaluar.

Ai vjen një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës, ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *