Napoli-Juventus, Hysaj: Mund të mundim këdo

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” ka folur për sfidën kundër Juventusit.

Hysaj tha se Napoli i ka të gjitha shanset për të triumfuar përballë kampionëve të italisë.

“Ne kemi shanse për të fituar. Kemi treguar se ne mund të mundim këdo. Duhet të shkojmë në fushën të qetë, dhe të jemi shumë të vëmendshëm në detaje” tha Hysaj.

Gjithashtu, mbrojtësi shkodran foli dhe për sfidën që Shqipiëria luajti kundër Italisë ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-0.

Hysaj tha se Shqipëria arriti që të bëjë një ndeshje të mirë duke krijuar disa raste për shënim, por pa arritur dot që t’i konkretizonim në mënyrën e duhur.

Takimi Napoli-Juventus do të luhet ditën e dielë në orën 20:45 në stadiumin “Sau Paulo”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *