Ngjela: PD kundër Vetting-ut, proteston për të mbrojtur Berishën

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 41 të saj dhe sa më shumë nga çadra këmbëngulet në qëndrimin për qeveri teknike si kusht për zgjedhjet, duket se aq më të shumtë bëhen zërat kundër.

E fundit ishte rezoluta e Partive Popullore Europiane. Nga 19 pikat e rezolutës duket se dy prej tyre kanë të bëjnë edhe me Shqipërinë.

Në njërën prej tyre, megjithëse nuk përmend me emër Shqipërinë, problematika duket se i ngjan aktualitetit shqiptar.

Në rezolutë Partia Popullore inkurajon të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

Për këtë u diskutua këtë të enjte në Top Story, ku Spartak Ngjela e interpretoi rezolutën si një prelud të një reagimi akoma më të ashpër të ndërkombëtarëve ndaj bojkotit të Partisë Demokratike.

“Është prelud para se të fillojë forca. Me interesa të mëdha politike, kështu fillojnë. Nëse nuk do të marrin vesh me ketë gjuhë, Shqipëria për ta është në aleancë antiterroriste”, tha ai.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi thotë se investimi më madhor i ndërkombëtarëve është reforma në drejtësi dhe dështimin e saj nuk do ta tolerojnë. Sipas tij, pikërisht kjo reformë garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Reforma në drejtësi garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Sistemi i drejtësisë është garanti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Ngjela.

Sipas tij, kërkesa për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është thelbi i krizës.

“Epiqendra e krizës është reforma në drejtësi dhe sidomos procesi i Vettingut. Po e bëjnë gjithë këtë për të mbrojtur Saliun”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ngjela: PD kundër Vetting-ut, proteston për të mbrojtur Berishën”

  1. Avokat i nderuar Saliu me disa mafioze te pd po e cmendin kete popull por populli do ja japi pergjigjen me 18 qershor.

  2. Brahoo says:

    “Si e tha ai ? Po Taku na garantonte qe reforma dhe Vetingu do beheshin shpejt e shpejt !

    Tak,avash avash ndonje gje po e kupton dhe ti.

  3. lili says:

    Se mos ben ndonje ditempushim Ngjela.

  4. beni says:

    SHUME DALLKAUK KY NGJELA njehere e nje kohe ishte me PD dhe kandidoi per kryetar bashkie ne tirane ,,,,u be dhe minister drejtesie, tani na bashkohet me ramen a thua se RAMA eshte I kulluar nga korrupsioni ,,kur gjithe Tirana e di qe ai u pasurua kur ishte kryetar bashkie ne tirane,,,dhe si kryeminister eshte i deshtuar ,,,me papunesi galopante,,,njerez qe emigrojne per capen e bukes,,,te gjithe jeni te korruptuar si te PD SI TE PS,,,,,DUHET NJE FORCE E RE POLITIKE ,JO SI PARTIA E SPAHIUT QE DOLI QARTE QE ISHTE KRIJIM I SALI BERISHES PER TE TERHEQUR VOAT E DJATHTA…///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *