“President nga diaspora? Po Kushtetutën e ka lexuar ndonjëherë kryeministri?”

Në intervistën e dhënë për gazetarin Enver Robelli, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet nga diaspora.

Rama ka thënë se nuk e përjashton këtë si mundësi.

Por gazetari Lutfi Dervishi shkruan se kjo gjë është e pamundur, duke qenë se nuk e lejon Kushtetuta.

President nga diaspora….?

– Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit që më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”.

Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama në intervistën dhënë për gazetarin Enver Robelli.

Nuk është vetëm kryeministri që nuk e ka menduar ndonjëherë një kandidat për president nga diaspora.

Edhe hartuesit dhe miratuesit e kushtetutës janë kujdesur që t’i pritet rruga një kandidati nga diaspora.

Neni 86, pika dy pothua e përjashton mundësinë e një kandidati nga diaspora.

“President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”

Pra, duhet të ketë lindur në Shqipëri. Të ketë patur durimin të jetojë së paku 10 vitet e fundit këtu dhe të ketë mbështetjen e më së paku 20 deputetëve.

Kandidat nga diaspora?

Po si mor jahu- do të thoshte një tirons me rronj e me degë!

Diasporën e duam për paratë që të investojë, e duam për lobim, e duam për dekor, e duam për.. gjithçka, por kur vjen puna te pushteti, nuk kemi nevojë jo më për kandidatë, por as për mend. Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit që na dëfton si duhet të qeverisimi. Kushtetuta nuk është libër për t’u argëtuar dhe as vile rrushi që ti mund të zgjedhësh kokrrat që të pëlqejnë.

Është libri i shenjtë që duhet ruajtuar dhe respektuar dhe jo tabela e parë e qitjes për pikë elektorale”, shkruan Dervishi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...