Putin i gatshëm të takohet me Trump-in në Finlandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i gatshëm që ta takojë homologun amerikan, Donald Trump gjatë samitit Arktik, i cili do të mbahet në Finlandë.

Putin dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë një fjalimi në forumin Arktik i cili po mbahet në qytetin Arkhangelsk të Rusisë, thanë se janë të hapur për një takim mes tyre.

I pyetur nëse Finlanda do të presë takimin e liderëve të Arktikut, Ninisto tha se vendi i tij do të ishte i nderuar të mirëpres dy presidentët.

Takimi i mundshëm Putin – Trump, do të ishte i pari mes dy zyrtarëve, ndërkohë që për samitin, Putin tha se është i gatshëm të marrë pjesë në të, nëse mbahet.

Në muajin maj, Finlanda do të marrë kryesimin me Këshillin e Arktikut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *