Rama, kryeministri i parë që viziton Zvicrën: Paralajmëron linjë ajrore Zvicër-Shqipëri dhe flet për çadrën, Soros, kufijtë e Ballkanit, rrezikun rus dhe afrinë me Turqinë…

30 Mars 2017, 09:48Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet për dialogplus mbi trazimet politike në Ballkan dhe rrezikun e ndryshimit të kufijve, mbi rritjen e ndikimit rus, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë si dhe mungesën e vizionit strategjik të BE-së në rajon. Rama thotë se nisma për krijimin e ushtrisë së Kosovës ngrit temperaturën politike në Ballkan. Në prag të vizitës së tij në Zvicër kryeministri Rama gëzohet që do të qëndrojë në një vend, siç e quan, «monoton», dhe paralajmëron se nuk është e largët dita kur do të ketë një linjë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë ardhjen e turistëve në bregdetin shqiptar.

Nga Enver Robelli

Zoti kryeministër, me çfarë ngjyrash do e pikturonte realitetin politik në Ballkan piktori Edi Rama?

E kundërta duhet të ndodh. Duhet t’ia heqim disa ngjyra Ballkanit, të cilat janë pasojë e rritjes së temperaturës politike. Serbia gjendet para zgjedhjeve presidenciale dhe tensionet e brendshme po reflektohen edhe në rajon. Provokimet vazhdojnë, së fundi me trenin e stolisur me parulla nacionaliste që u nis nga Beogradi në drejtim të Kosovës. Siç e dini, Kosova është në një situatë të ndërlikuar, sepse s’po arrin dot heqjen e vizave, ndërkohë që Bashkimi Europian ka vënë një kusht që duhet zgjidhur: çështja e kufirit me Malin e Zi. Eksperienca e hidhur e çështjeve të pazgjidhura të kufijve mes vendeve të reja anëtare ka bërë që BE të këmbëngulë që këto gjëra të zgjidhen përpara se vendet e Ballkani të anëtarësohen. Ju e dini shumë mirë rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë. Demarkacioni është bërë një problem i madh midis qeverisë dhe opozitës, ndërkohë që edhe çfarë po zhvillohet me Ushtrinë e Kosovës është një zhvillim që rrit temperaturën. Maqedonia gjendet në një krizë kushtetuese që iu faturohet padrejtësisht shqiptarëve, i faturohet komplet padrejtësisht Tiranës. Bosnja ka ato probleme që ka, dhe ku gjithnjë po rritet volumi i zërit për një shkëputje të Republika Srpskës. Mali i Zi kaloi një palë zgjedhje shumë dramatike dhe faktikisht koalicioni pro-NATO mbijetoi me vetëm pak vota në parlament.

Mbetet vetëm Shqipëria oazë stabiliteti. Vërtet?

Shqipëria është i vetmi vend që s’ka arsye të ketë krizë. Është një krizë paradoksale kur duhet të fillojë reformën në drejtësi dhe kur duhet të fillojë pastrimin e prokurorisë dhe të gjykatave, të prokurorëve dhe të gjykatësve të korruptuar. Pikërisht tani Shqipëria duhet të merret me një protestë të opozitës që kërkon absurditete, tre muaj para zgjedhjeve, kështu që ngjyra ka sa të duash rajoni.

Ju së fundi bëtë një apel dramatik ndaj Europës. Thatë: «Mos na lini në duar të rusëve». Është aq dramatike situata me ndikimin rus?

Tani, titujt e gazetave, ju e dini se i vini vetë, nuk i vë unë. Ajo që unë kam shpjeguar është shumë e qartë se Rusia ka një qasje strategjike ndaj Ballkanit, ndërkohë që Europës po i mungon qasja strategjike. Europa po i trajton vendet e Ballkanit si të ishte në kohët e veta më të mira, ndërkohë që Europa është në kohët e veta më të këqija, dhe bota nuk është në ditët e veta më të mira. Gjërat kanë ndryshuar, raporti i forcave ka ndryshuar dhe po ndryshon përditë. Dhe Europa po vazhdon të shtojë mjegullën rreth vetes, pikërisht për shkak se ka hyrë prej kohësh në një qasje taktike ndaj problemeve dhe jo strategjike.

Gjithmonë është lehtë të akuzohet pala tjetër. A nuk bartin edhe politikanët në Ballkan përgjegjësi? Për shembull për problemet në Maqedoni: një shtet me gjendje të jashtëzakonshme qe dy vite, në Shqipëri nuk tejkalohet dot polarizimi ndërmjet blloqeve politike, nga Serbia vazhdon avazi i vjetër i provokimeve.

Patjetër që përgjegjësinë kryesore për shtëpinë e kanë të zotët e shtëpisë, nuk e kanë komshinjtë. Dhe kjo histori nuk ka filluar sot. Mos të harrojmë se Ballkani është i fundit që ka dalë si të thuash nga presioni i luftës, i krizave të thella, pa harruar edhe faktin se edhe ne pavarësisht se u bënë 25 vjet që kemi dalë nga regjimi komunist, kultura e institucioneve, tradita e shtetit, kultura demokratike nuk është se kanë qenë këtu të rrënjosura. Përkundrazi, të gjitha duhet vënë nga e para. Kështu që janë demokraci të reja, aq të brishta, me probleme. Pra, ky është një proces.

Ju thatë së fundi se pa shqiptarët nuk mund të ekzistojë Maqedonia. Mesazhi juaj u interpretua si kërcënim nga politikanët maqedonas në Shkup.

Kjo është një lojë politike. Dhe këtë e dinë shumë mirë ata që e luajnë, sepse shqiptarët s’kanë qenë, s’janë dhe as që do të jenë problemi i Maqedonisë, por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë njësi shtetformuese, të drejtat e së cilës nuk mund të trajtohen si favore. Kaq. Por, e gjitha është një lojë politike, që nuk ka të bëjë fare me të ashtuquajturën “Platformën e Tiranës”.

Keni qenë ju pjesë e kësaj platforme, siç po pretendon pala maqedonase?

Platforma është shkruar dhe është aprovuar nga partitë shqiptare. Unë kam pasur kënaqësinë dhe detyrën që t’i ndihmojë, jo për platformën, por t’i ndihmoj për komunikimin mes tyre.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve duket se ndonjë ministër maqedonas nuk do t’ju këndoj për ditëlindje, siç ndodhi vite më parë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Tensionet janë rezultat i klimës elektorale në rajon. Nuk shoh acarime substanciale dhe jam i bindur që pas zgjedhjeve gjërat do të kthehen në vend.

A jeni i shqetësuar me rënien e interesimit të politikës amerikane në Ballkan? Dihet se BE nuk ka qenë në gjendje të zgjidh asnjë konflikt të madh në rajon pa Ëashingtonin.

Mbetet për të shpresuar se prania e SHBA në rajon do të vazhdojë të jetë e madhe. Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë qasjen strategjike ndaj Ballkanit. Në këtë periudhë kalimtare të administratës krijohet një lloj ndjesie boshllëku, por jam i bindur se është i përkohshëm.

A janë të sigurt kufijtë në Ballkan?

Ballkani nuk do të merret me kufijtë e vet deri kur do të besojë tek Europa dhe deri kur Europa do të vazhdojë të motivojë Ballkanin si një horizont të patjetërsueshëm. Fati i stabilitetit në Ballkan dhe i vetë njerëzve të gjeneratës tjetër në Ballkan është i lidhur ngushtësisht me fatin e Europës. Nëse mbyllet perspektiva europiane, nëse dështon anëtarësimi në BE, atëherë në Ballkan hapet debati për kufijtë.

Pala serbe ndaj Europës sillet kësisoj: po s’na integruat shpejt, kemi opsion Rusinë. Ju keni demonstruar publikisht miqësi ndaj presidentit turk Erdoan. Nëse Bashkimi Europian ndërpret faktikisht procesin e zgjerimit, a do të jetë Ankaraja Brukseli i ri i Shqipërisë?

Nuk mendoj se funksionon kështu, nuk mendoj se Bashkimi Europian opsionet e veta i ofron në bazë shantazhesh ose në bazë raportesh të një vendi me një vend tjetër. Besoj se Serbia ka një afinitet me Rusinë, që s’është i sotëm. Është një realitet që Rusia po faktorizohet ndjeshëm pas një periudhe të gjatë mungese, por këto janë arsye që Europa të jetë shumë e vëmendshme ndaj Ballkanit dhe ndaj Serbisë, ashtu sikur edhe ndaj vendeve tjera. Ndërkohë që për ne s’ka dilemë, Turqia është partner strategjik, por destinacioni ynë është Bashkimi Europian.

Keni pasur presion për të mbyllur institucione të ndryshme të cilat Qeveria e Turqisë i akuzon si gyleniste?

Për ne marrëdhëniet me Turqinë janë shumë miqësore, nuk është një marrëdhënie që është ndërtuar me presione.

Vazhdoni ta quani mik Erdoanin edhe pas akuzave se kancelarja gjermane Angela Merkel po përdor metoda naziste? 

Jam shumë i vogël për të hyrë unë në këto debate, por edhe në këtë rast besoj se ka ndikuar për të keq atmosfera para referendumit në Turqi.

Por ju mbase nuk e konsideronit veten të vogël kur kritikonit Trumpin.

Fjalët e mia kanë qenë vetëm një pikë ujë në det.

A mund të destabilizohet situata në Ballkan nëse dështon pakti për refugjatët dhe nëse do të ketë sërish valë refugjatësh, meqë siç dihet janë mbi tre milionë refugjatë nga Siria në Turqi?

Në rastin e refugjatëve Ballkani është zona më proeuropiane e Europës. Siç tregoi edhe kriza e kaluar: të gjitha vendet e Ballkanit u sollën si të ishin vende anëtare shembullore të Bashkimit Europian, ndërsa disa vende anëtare të BE-së u sollën sikur të mos kishin lidhje fare me vlerat dhe me parimet evropiane.

Ju po e teproni. Ballkani ishte – le të themi – solidar për aq kohë sa refugjatët kalonin transit. Por çfarë mund të pritet nëse do të vijnë njëqind mijë, dyqind mijë refugjatë në Maqedoni, në Serbi, një pjesë mund të kalojë në Shqipëri?

Për ne nuk është problem, sepse ne kemi treguar se refugjatët janë të administrueshëm aty ku ka zemër dhe ku ka organizim. Për ne është e rëndësishme që Europa të jetë e organizuar dhe të mos jetë siç ishte herën e kaluar një çorganizim i organizuar.

A do të ishte Shqipëria e gatshme të pranojë një numër të caktuar refugjatësh?

Vetëm në kuadër të një plani të përbashkët europian. Ne nuk mund të bëjmë shpëtimtarin e Europës, ne mund të bëjmë pa dyshim detyrën tonë, ku çdo detyrim i yni është i mirëseardhur si një kontribut në familjen europiane.

Ndërsa po zhvillojmë këtë intervistë, po dëgjohen përkrahës të opozitës duke protestuar kundër qeverisë që drejtoni ju. U frikësuat nga opozita apo ndokush tjetër kur pak para mbarimit të mandatit vendosët të largoni ministrat nga resorët kyç?

Kjo s’ka asnjë lidhje me opozitën, kjo s’ka asnjë lidhje me çadrën, kjo s’ka asnjë lidhje me teoritë e konspiracionit. Ne jemi në fund të një mandati, duam një mandat tjetër dhe është koha të kapërcejmë barrikadën që kanë ngritur ndërmjet nesh dhe popullit mediat, agjendat që pasqyrohen në media në emër të interesave të ndryshme, cektësia e jashtëzakonshme e komunikimit e opinionistëve, analistëve e komentatorëve të këtushëm, dezinformimi masiv që bëhet nëpërmjet mediave. Pra, ka një barrikadë, të cilën duam ta kapërcejmë për të shkuar tek njerëzit, dhe protagonistët e kësaj historie suksesi të këtij mandati që punuan ose që janë duke punuar në sektorë të ndryshëm janë pikërisht ata që do të udhëheqin këtë fushatë të madhe komunikimi. Kështu që unë nuk shoh asnjë çudi në këtë. Prandaj ndryshimet bëhen pikërisht tani, sepse bëhen për të fuqizuar raportin me njerëzit dhe për të sqaruar me njerëzit drejtpërdrejt gjithçka që mund të jetë mjegulluar për shkak të barrikadës së krijuar nga gjithë ky lumë informacioni, ku nuk ndahet dot lumi nga llumi.

Në këtë situatë as ju dhe as partia juaj nuk jeni engjëj. Edhe ju si politikanët e tjerë shqiptarë keni krijuar një raport ndërvarësie me media, me opinionistë…

Unë jam gati ta marr përsipër pothuaj çdo mëkat të politikanëve shqiptarë, por situata e mediave këtu është shumë më e dhimbshme, por nuk është vetëm një situatë degradimi shqiptar, është më shumë fenomen i kohës.

Cilat mund të jenë konsekuencat afatshkurta të reformës në drejtësi në qoftë se kalon?

Ju i quani konsekuenca, unë i quaj rezultate.

Mirë, le të themi konsekuenca të dëshiruara.

Konsekuenca të dëshiruara, dakord. E para konsekuencë e dëshiruar është që prokurorët dhe gjykatësit që nuk provojnë dot burimin e pasurisë së tyre, që nuk ballafaqohen dot me vendimmarrjen e tyre në të shkuarën, le të largohen prej sistemit të drejtësisë. Kjo është konsekuenca e parë. Dhe paralelisht, ata që dalin nga procesi i vetingut me integritet dhe profesionalizëm dhe me mandat të fortë për të vazhduar punën për të ndërtuar një sistem të drejtë drejtësie, të mund të thërrasin para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë mundur t’i shmangen drejtësisë deri më sot.

Si në shumë vende të Europës Lindore edhe në Shqipëri ka një fushatë kundër atyre që quhen sorosistë. E goditura e fundit ishte ambasadorja e BE-së…

Në këndvështrimin tim kjo është njëfarë mode dhe ka njerëz që e përqafojnë këtë lloj mode sepse kanë arsye të jenë të pakënaqur, ose të frikësuar, ose të shqetësuar me reformën në drejtësi. Asnjë lidhje tjetër nuk ka. Ata po i kërkojnë arsyet e shqetësimeve, frikërave, anktheve të tyre jashtë vetes, por në fakt i kanë brenda vetes.

Këtë të premte ju do të vizitoni Zvicrën, të cilën më herët e keni quajtur një vend tmerrësisht monoton. Çfarë kërkoni në një vend monoton?

Unë nuk e di si është kuptuar, si është lexuar çfarë kam thënë, unë flas për monotoninë e demokracisë funksionale dhe në këtë rast jam si dhelpra që nuk arrin dot rrushin dhe thotë s’më hahet. Por, patjetër që Zvicra është një planet tjetër. Të shkosh në Zvicër është si të shkosh në një planet tjetër në kuptimin më të mirë të fjalës. Por, pikërisht pse është një planet tjetër, mendoj që nuk do të mund ta arrijmë kurrë dot ne, po jo vetëm ne, por të gjithë në pellgun mesdhetar, andaj më mirë ta konsiderojmë, ta mbyllim me atë konkluzionin tonë se më mirë kjo rrëmuja jonë gazmore, se sa monotonia vdekjeprurëse e Zvicrës.

Pjesë e kësaj monotonie janë mbi dyqind mijë shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia, më pak nga Shqipëria. Si e shihni rolin e tyre?

Fakti që shqiptarët kanë arritur sukses edhe në Zvicër për mua është fantastik. Kjo tregon se shqiptarët kudo ku ka një sistem, i cili ua bënë të pamundur t’i shmangen punës dhe të sigurojnë ekzistencën me rrugë alternative, korrin sukses. Pra, duhet një sistem që respekton meritën dhe kontributin e secilit. Kjo tregon se nëse ne s’e kemi ende shtetin që e duam, ky nuk është problem gjenetik i trashëguar i shqiptarëve, ky është një problem i trashëguar nga mungesa e vizionit, nga mungesa e vendosmërisë për të bërë shtet.

Shqipëria nuk është më destinacion ekzotik i turizmit. Çdo vit këtu kalojnë pushimet qindra-mijëra turistë. Jo pak shqiptarë në Zvicër ankohen se ende mungon një linjë ajrore nga ky vend në Shqipëri.

Derisa Zvicra nuk e ka ndonjë linjë me Shqipërinë, mos është pak e tepërt që t’i kërkoni Shqipërisë të vejë linjën ajrore me Zvicrën? Sidoqoftë, ne kemi një plan të themelojmë një kompani ajrore që si bazë do të ketë Shqipërinë, një kompani ajrore shqiptare në bashkëpunim me «Turkish Airlines» dhe kompaninë ajrore «AtlasGlobal». Jemi në proces dhe shpresojmë shumë se, më në fund, shqiptarët do të çlirohen nga tmerri i linjave dhe i biletave të shtrenjta dhe patjetër se do të vijë edhe dita për të vendosur për të hapur rrugën, për t’iu çuar avionin te dera edhe shqiptarëve të Zvicrës që të vijnë edhe në pushime këtu. Ndërkohë jemi duke punuar me aeroportin e Vlorës, i cili është një aeroport komercial dhe do të jetë komplementar me aeroportin e Rinasit, ndërkohë për aeroportin e Sarandës ende nuk ka diçka konkrete, ka disa propozime, por ai është një aeroport turistik shumë më pak kompleks dhe shumë më i lirë, dhe me siguri se do të bëhet realitet.

Meqë po flasim për avionë: gjatë qeverisjes suaj në bregdetin shqiptar ka pasur aterrime mjaft të dyshimta nga pilotët italianë. Supozohet se vinin për t’u ngarkuar me kanabis. Përkundër premtimeve as ju nuk e keni luftuar këtë kontrabandë. Sipas autoriteteve amerikane kultivimi i kanabisit në vitin 2016 është pesëfishuar në krahasim me një vit më parë. A po shndërrohet Shqipëria në Republikë të kanabisit?

E para e punës, kjo është qeveria e parë që po e lufton kanabisin në rrënjë. Kanabisi aty ka qenë, por ne e kemi hapur një luftë që nga fakti se ne e kemi ndryshuar statusin e policisë: pra, pas çdo rasti, çdo rrënje, çdo ndalimi për çështje të kanabisit ka një deklaratë publike, deri dje ishin komunikata sekrete. Jam i bindur se këtë vit do bëjmë një hop shumë të madh, sepse tani e kemi të qartë komplet territorin, e kemi tani komplet të qartë edhe organizimin për t’i dhënë fund këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë.

Përse nuk e legalizoni?

Është herët për legalizim, sepse sa kemi filluar vënien nën kontroll të territorit. Besoj se kjo temë do të hapet në të ardhmen, por së pari duhet të vëmë nën kontroll territorin.

Gjatë verës Shqipëria nuk do të zgjedh vetëm një parlament të ri, por edhe një president të ri. Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenciale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?

Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora.

Një version më i shkurtër i kësaj interviste është botuar në gazetën zvicerane «Tages Anzeiger».

15 komente në “Rama, kryeministri i parë që viziton Zvicrën: Paralajmëron linjë ajrore Zvicër-Shqipëri dhe flet për çadrën, Soros, kufijtë e Ballkanit, rrezikun rus dhe afrinë me Turqinë…”

  1. zambi says:

    na kishte marre malli per shprehjen “per here te pare”

    1. Lugati says:

      o edo o lugat..ca linje me zvicren o hajdar ti nji aeoroport ke o palle laj thaj po rinasi me arna…e di si ja bo ti peshku ala ndet ti ke vu fteren mzjarm kai 1 ore..sidoqofte mire e bo shqiptaret ka 80 vjet qe ecin perpara me peralla

  2. Donela says:

    Bravo z.Rama,je njeshi.

  3. Leone-53 says:

    Do te jete GABIM TRASHANIK n.q.s. Shqiperia do te “trazohej” me punen e NDYRE te emigranteve afrikan , sirian e soj sorollop.
    Se si eshte “problemi” i emigranteve e njohim shume mire ne shqiptaret qe jetojme ne Itali dhe e them me bindje 100% se eshte ndoshta shkaku kryesor qe po shperbehet Europa.
    Perse?
    1-Ata qe vijne ketu ne Itali nuk jane refugjat qe gezojne statusin e OKB-se per ti mbajtur por njerez qe vijne ketu ne Itali sepse shteti italian eshte KUFOME e jo SHTET qe ka lene pas dore qytetaret e tij dhe mban ne hotele mijra e mijra afrikan qe as 5 % e tyre nuk u takon ai trajtim por duhet te kthehen ne vendet e tyre por sipas qeveris se “semure” italiane (te se majtes) ka kosto te larte kthimi.
    Duke qene keshtu perse Italia me anijet e saj vete i mer ne brigjet e Libise?
    Edhe n.q.s. i mer perse nuk i çon ne portin me te aferm sipas ligjeve te OKB-se qe eshte Tunizia (qe e ka ratifikuar kete ligj te OKB-se)?!…
    Jan shume “probleme” ne kete mes qe ne si popull i thjesht do ti marim vesh por do te jete shume vone dhe do i “paguajne” femijet tane te gjitha keto.
    Shtetet qe nuk i pranojne kane te DREJT dhe bejne mire sepse eshte fajtore Italia ketu per kete.
    Date 25 Mars u festua ne Rome 60 vjtori i BE-se dhe dje ja “dhane” pergjigjen disa shtete Italise qe nuk marin emigrantet nga Italia!
    Po vendi yne çfare “borxhe” i ka Europes ne keto probleme e ajo i ka “mbjelle” vete?!..
    -Jane KRIMINELET Bush e Bler ata qe shkatruan Irakun.
    -Jane francezi Sarkozi, anglezet, e amerikanet qe shkatruan Libine.
    -Jane sherbimet e fshehta angleze, franceze e amerikane qe mbeshteten antiasadet ne Siri qe çuan situaten atje ketu ku e di gjthe bota.
    Perse Shqiperia e vogel kerkon te bej POLITIK TE MADHE ne kete KATRAHURE qe se ka “mbjelle” vete?!
    Perse Shqiperia ka strehuar mbi 3000 muxhahedinjet iranian qe ishin ne bazat amerikane ne Iraq?!
    Perse nuk i mori vete “e lezetshmja” amerike keta muxhahedinje por bie keta ketu dhe mer shqiptaret(sigurisht duke i seleksionuar ne ambasaden e saj aty ne Tirane) nga Shqiperia ne amerike dhe na le si “PAJE” ne keta?!
    Ne qe jetojme ne Europe dime e shume gjera te tjera dhe do te dime te PERGJIGJEMI kur te vij dita jone dhe do te jemi te PAMESHIRSHEM me cilindo politikane aty qe “kerkon te loz” me fatet e Shqiperise ne servilizem te plote te te huajve.
    Eshte shume “i lezetshem” piktori Ram kur thote qe jame i vogel per keto gjer(siç shprehet me larte), por nuk “eshte i vogel” kur thoshte per TRUMP (tetor) qe mos e pruft zoti ne shtepine e bardhe apo ketu ne Itali ben moral per disa politik ketu sikur ai eshte ne gjendje ti “dalloj” se jane per ne apo jo?
    Milano.

  4. Zaho says:

    Ke bërë ca gjera të mira në Qeverisje, zoti Rama (të paktën shumë më mirë se skizofreni kriminel i Viçidolit), por disa herë (më fal për shprehjen), fluturon me presh në bythë, kur kërkon të japësh mënd “më shumë se ç’duhet” (këtu i afrohesh karakterit shqiptar “të kaposhit pordhac”) dhe të servilosesh “më shumë se ç’duhet” (disa herë bëhesh “më katolik se Papa”)… Mos e shaj kaq shumë rusin, zoti Kryeministër, sepse jo vetëm që nuk është dipllomatike, por rusi është Superfuqi (të paktën ushtarake) dhe…nuk i dihet… Prandaj gjithmonë duhet të mbash një “pisini” (prapanicë), siç thotë një fjalë e urtë greke… Politikan i zgjuar, është ai që arrin “ta ketë mirë” me të gjithë…! Lëre “politikën e madhe” ta bëjnë Fuqitë e Mëdha, ti merru “me gjerat e vogla”, që kanë të bëjnë direkt me interesin dhe hallet e popullit tënd…!

    1. Leone-53 says:

      Je i MADH Zaho te pershendes sinqerisht!

    2. AM says:

      Ku e shau Rusin?

      1. ABC says:

        Po ketyre ortodokseve grek po nuk ja u lavderove rusin ju duket si kur ja u shan. Koqe koqe kjo dynja…..koqja koqes nuk i ngjan. Me duket se dhe greqise i dhane te gj**in kur vajten per ndihme.

  5. Spartaku says:

    Shume mire.Nje kryeminister me ment.Dua te them se presidenti duhet nga brenda dhe jo nga diaspora,sepse kemi njerez te zote dhe politikan te zgjuar,qofshin keta edhe femra.Per mendimin tim MIMI KODHELI ploteson te gjitha kushtet per presidente e republikes.

  6. Andi says:

    Z.Rama i pari dhe i vetmi kryeminister per te gjithe Shqiptaret.
    Zvicra eshte nje nder shtetet qe ka me se shumti Shqiptare brenda kufijve te saj dhe per kaq vite kan ngelur te pa lidhur drejtperdrejt me atdheun e tyre.
    I vetmi kryeminister qe po mbron me se shumti te drejtat e shqiptareve kudo neper bote, i vetmi qe po kerkon te drejtat qe u takojne shqiptareve, i vetmi qe po perpiqet per stabilitet dhe paqe ne ballkan. Bravo z. Rama jemi me ty.

  7. . says:

    – Per here te pare ne HISTORINE e SHQIPERISE kemi nje KRYEMINISTER te tille …
    – Bravo … Ju lumte … fitore … suksese … Z.RAMA po nderoni popullin dhe SHQIPERINE.
    – Z.RAMA edhe 4 vjet ju duam si KRYEMINISTER i vendit.

  8. qibythsi i sumve zvicerrane says:

    me zvicren na lidh bisnesi I drogeszvicerranet e pijn ne jua shesim.
    sepse te jesh zvicerran je patjeter edhe drogaran.
    shqiptart me zvicren I lidh nje histori suksesi droge. kur droga te legalizohet do dalin drogdilerat shqiptare dhe mielloshat zvicerrane te japin intervista ne tv per epoken e tyre te droges
    rama me zvicerranet perpuqen sepse jan bashk tipa bythqimash. rama esht edvin lakuriqi kurse zvicerranet jan te qir ne byth ne shekuj.
    edhe nji gje.
    nuk esht planet tjeter zvicrra qe ky pikturist “habitet” dhe ” ngazellehet” me zvicren
    zvicerranet dijn te fshehin te metat eyre si kurva qe qepet per tu duk virgjnesh.
    kjo esht zvicra. sepse,nese bota dhe amerika sidomos do I futen zvicres dhe do I prishin bisnesin banker te pareve te pista,zvicrra bje perdhe per nje dekad e gjysem. sepse konsumojn dhe nuk punojn . punojn te huajt ne zvicer . zvicerranet vec pijn drog dhe pallohen n byth.
    dhe bankat shplajn paret e gjith krimit botnor.
    por do vij edhe dita kur bankat zvicerrave do ta hajn hajdarin me nji si bicim “vetingu banker” atje te urdheru nga amerika,dhe atehere zvicerranet do han mut.

  9. noc kazaz llamarina says:

    do shkoj edi n zvicerr dhe do pritet ne aeroport nga shitesit e droges shqiptar e Kosovar te cilet do kerkojn “te drejtat e tyre” !!
    ha haaa !!!
    dhe do ket edhe shum zvicerran miellosha qe pijn drog dit e nat dhe qe jan “miq” te shqiptarve shitsa droge. sepse shqiptaret kan hashashin me t mir,kan heroine me t fort dhe kokainen ,qe e japin edhe me cmim te arsyeshem. dhe ne uikend japin edhe mall falas per “klientet e mir”,si bicim buy one get one free.
    dhe,a do kemi nje takim specjal me kreun e policis zvicerrane antidrug?
    ne takim patjheter qe do pihet hashash dhe do snifet kokain ne tabaka argjendi…
    sepse ,po t jesh zvicerrjan dhe te mos pijsh drog esht njisoj sikur te jesh peshk dhe te mos futesh ne uj!
    hajde edo!
    futi nji marrveshje dhjetvjecare me policing zvicerrane qe ,ata te lejojn vetem shqiptaret qe te shesin drog neper zvicer dhe jo me italjan turq e afrikan,dhe si shkembim ne ti lejojm zvicerranet te bejn turizem prioritar ne bregdetin ton.
    ne fund te fundit ne jua rrasim derrin dyfish. bejm sikur ju shesim diell dhe ju rrasim drogen atyre.
    ata do paguajn per te dyja.
    apo s kan pare ata. pare bankash te pista.
    dhe sa er te qelbet qe bje zvicrra. si lek I pist.
    nji zvicerrani jepi drog,jepi hajdar dhe jepi nji shkelm mas bythe masanej. kjo esht formula.

  10. krysho ludovik says:

    sa qenka lodhur mo burre i paska bere gjithe kety pyetje e pergjigje vetes
    cila nga ministret femra ja shkruan perrallat basket-bole-istit beduin?

  11. nn says:

    ti je i duhuri per kete vend kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje