Rama zgjeron rrethin e përfaqësimit për kreun e shtetit: Presidenti i ri mund të jetë dhe nga diaspora

30 Mars 2017, 11:40Politika TEMA

Në prag të vizitës së tij në Zvicër, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Enver Robelli.

I pyetur për presidentin e ardhshëm të Republikës, Rama nuk e përjashtoi mundësinë që ai të jetë edhe një kandidat i ardhur nga diaspora.

“Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenciale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?” – u pyet Rama i cili tha:

“Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”.

5 komente në “Rama zgjeron rrethin e përfaqësimit për kreun e shtetit: Presidenti i ri mund të jetë dhe nga diaspora”

  1. Qytetar says:

    Po pse mo ne e kemi presidentin.Te zgjuar po te pashem po te shkathet po pse ta nderrojme?

  2. Cun-Tirone says:

    Edhe nga komuniteti ROM nuk do te ishte ide e keqe …

  3. Kushtetuta says:

    Neni 86
    1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.
    2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më
    pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

  4. ADN says:

    Pas qendrimit pro te persekutuarve, nuk do ishte keq nje qendrim pro diaspores.

  5. opinion. says:

    ma se shumti me shtine te qeshi,sesi e shikon rama meten.ha ha ha.
    njani mu ken bere president hiq pa rroge pages,por vetem nxjerr shqiperin nga stambolli dhe bere nje shqiperi evropian,me nje standard jete te afert me shtete te perendimit.
    po.po,se shqiperia per koke banori ka mundesi per nje ekonomi,ushtri,turizem,industri,eksporte etj,shume te favorshme,por nuk ka ideee, sesi te avancohet,dhe dale nga bllakada ekomomike.dhe zhvillimit,dhe aferimit me euro-usa-israel ,pse jo edhe kinen e indin si kontinent i madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje