REAGIMI/ Deklarata e fortë e Saimir Tahirit: LSI po sulmon PS-në duke i shkelur syrin PD-së, nëse do të largohet nga koalicioni…. I përgjigjet Luan Rama

30 Mars 2017, 10:44Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar ashpër pas deklaratës së LSI-së, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës.

Sipas tij, LSI po bën lojën e PD-së.

“Pertej te gjithe debateve te brendshme apo goditjeve tendencioze ne publik, LSI ka mbeshtetur reformat dhe ka bashkepunuar me PS pa shkelur asnjehere marreveshjen me 1 milione votuesit tane.

Por nuk mund te mos them sot, si udheheqes politik i Partise Socialiste per qarkun e Tiranes, se prononcimet publike per mospjesemarrje ne zgjedhjet e Kavajes apo per vete procesin zgjedhor ne Kavaje qe na qenka, sipas LSI, farse pa opoziten, jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik.

Sipas LSI ne duhet te anullojme zgjedhjet ne Kavaje meqe nuk behen ne cader?

Duhet te deklarojme edhe ne, Partia Socialiste, mospjesemarrjen meqe edhe LSI mendoka si PD?

Apo mos duhet te ndjehemi ne fajtore per “farsen” imagjinare te pjesemarrjes, nderkohe qe farsa reale eshte mospjesemarrja?

Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen.

Ne Kolonje ishte LSI qe na e kaloi ne te drejten e propozimit per arsyet e saj, po ne kurre nuk do thoshim nuk marrim pjese ne zgjedhje atje, nese LSI do vendoste kandidaturen qe i takonte. Perkundrazi do merrnim aktivisht pjese ne mbeshtetje te kandidatures se saj.

Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!

Nejse, ne u mesuam me kete standard te cuditshem ku nje partner ne koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozite!

Per ne s’ka asnje dileme. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, per te reformuar rrenjesisht Shqiperine. Jemi te vetedijshem se kostot e reformave apo mangesite e qeverisjes, edhe ne sektoret ku drejtojne koleget e LSI, jo vetem s’i ndajne me ne, po mesa duket duan t’i kthejne ne fature elektorale kunder PS.

Kjo nuk na pengon te bejme shtet e reformojme Shqiperine, edhe duke qendruar ne koalicion me LSI, deri kur LSI te zgjedhe ne deshiron te njejten gje apo jo.

Po nga ana tjeter, me apo pa LSI, ne do respektojme te drejten sovrane te popullit shqiptar per te zgjedhur oferten me te mire. Ne Kavaje ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.

PS eshte padiskutim oferta me e mire per #shqiperineqeduam

Ndaj edhe sikur vetem fare pa asnje parti tjeter, ne do hyjme ne zgjedhje e do fitojme.

E nese te gjithe te tjeret do cmenden te mendojne se vlejne me shume se populli sovran, do jemi edhe me shume krenare per dallimin tone me ta.

Mbase s’jemi me te miret, po me te mire nuk kemi pare?‎”, thotë Tahiri në reagimin e vet.

Luan Rama i përgjigjet Tahirit: Për Kavajën, PS s’na pyeti për kandidaturën, ndaj bojkotojmë. S’mendojmë si PD dhe Saimir Tahiri

Nënkryetari i LSI, njëherësh dhe kryetari i grupit parlamentar i kesaj partie Luan Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kavajë.

Numri dy i LSI është shprehur se mospjesmarrja në procesin zgjedhor në Kavajë ka ndodhur për shkak se PS nuk e pyeti LSI për kandidaturën që është përzgjedhur për të garuar për kreun e bashkisë Kavajë.

Njëherësh Rama ka folur dhe për koalicionin, bojkotin e PD por dhe deklaratën e Brahos kundër PDIU.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe ndaj Tahirit, duke u shprehur se nuk dëgjon as PD dhe as Saimirin, që gjashtë muaj më parë ishte kundër përfshirjes së ushtrisë në aksionin kundër kanabisit.

Bojkoti i LSI në Kavajë…?

LSI nuk është regjistruar për zgjedhjet në Kavajë sepse mënyra si është proceduar deri më tani për kandidaturën ka qënë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë të vërtetë. Dhe herën e parë kemi qënë kundër kandidaturës. E konsiderojmë si çështje e PS jo e jona. Nuk jemio pjesë e këtij procesi në zgjedhjet e Kavajës.

Jeni në koalicion me PS?

Jemi në koalicion, jemi të përgjegjshëm si partnerë. Dhe kjo do të thotë që të pyetesh dhe të të pyesin.

Deklarata e Brahos për PDIU…?

Eshtë një reflektim i vonuar i Brahos, nga i cili distancohemi. Pasi ne nuk e kushtëzojnë partneritetin dhe bashkëpunimin me PS nga fakti se sa faktorë përfshihen. Nuk mohojmë rolin e çdo partie politike, ashtu sikurse konsiderojmë një kauzë të drejtë çështjen kombëtare të Çamërisë.

Koalicioni do bëhet me 1 prill…?

Koialicioni, të vijë një prilli dhe do vendosim.

Kryemadhi ka deklaruar se LSI fiton 40 deputetë…?

Për çështjen e numrave nuk është problem i LSI, pyetni Kryemadhin për numrat. LSI ka problem procesin zgjedhor, zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të barabarta dhe të ndershme. Dhe angazhimi ynë është dialogu politik.

Kë do mbështesni në Kavajë…?

Ne nuk jemi pjesë e procesit. Prandaj pluralizmi i i bukur…

Po Tahiri deklaroi në Kavajë…?

Nuk u referohem deklaratave të PD dhe të Saimirit. Po ti referoheshim Saimirit, ai para gjashtë muajsh tha se nuk duhej përfshirë ushtria në luftën kundër kanabisit, por qeveria reflektoi dhe e përfshiu ushtrinë në këtë aksion të rëndësishëm.

Do ndëshkohet Braho…?

Nuk ndëshkohet askush. Qëndrimet personale janë personale, ata politike janë të forumeve dhe më të rëndësishme.

Po bojkoti i PD…?

Edhe në të mirë të koalicionit është krijimi i garancive për zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të barabarta dhe të fitojë më i miri. Qytetarët duhet të ftohen jo për të votuar thjeshtë por për të zgjedhur. Dhe të zgjedhin me përgjegjësi.

5 komente në “REAGIMI/ Deklarata e fortë e Saimir Tahirit: LSI po sulmon PS-në duke i shkelur syrin PD-së, nëse do të largohet nga koalicioni…. I përgjigjet Luan Rama”

  1. ela says:

    Bravo Saimir, keshtu e duan troc , ai qe eshte mesu me henger mener m……. do haje tere jeten dhe Iliri e ka ngrene qe me floririn dhe nuk ka cfare te bej se e vene perpara.Ai eshte bur dhe politikan pa taban dhe pa moral politike dhe moral njerezor.Fshihet pas kurvave qe ka aty ketu futen dhe buuuu……. at e Lsi ,Luan rama,petrit ,ylli manjani, etj.Luan rama eshte si qen qen qe do te haje ne Ministrine e rendit.mos u merzit erdhi 18 qershori monika thote 40 deputet, i ka 40 hajdute po jo 40 deputet nuk i bene kurre

  2. sajmir lere retoriken tende,po shikoni kandidaturen qe keni vendosur ne kavaje…si s’keni turp qe nxirrni ne pah ashiqare bashkepunimin me mafian…qe jeni kapur koke e kembe me ate lloj kantidatute??7ne jam socialist dhe nuk do votoj per ate lloj kryetar bashkie.si une ka aq shume socialiste qe nuk do votojne dhe do ta merrni vesh ate dite kur te votohet…populli kavajes e di shume mire se çfare perfaqeson familja “daja” …Ata jane ata qe moren partine socialiste peng dhe duan tani te gjithe qytetin….turp…..po vazhduat keshtu…do humbisni te gjithe shqiperine..dhe lulka e di shume mire kete e ndoshta ndaj rri ne çader

  3. pro says:

    ..nuk jam fans i juaji,por pergjigja eshte e duhura.

  4. Kris says:

    Z. Mero ju lutem botojeni komentin! Une nuk do ta keshilloja portalin e qingjave te PD Citynews! Keshillat jo c’do here jane te vlefshme! Bile thone qe “neqoftese nuk do qe nje mik te te vije prape ne shtepi fillo e jepi keshilla”! PS mund te jete ujku! LSI eshte “cakalli” qe po ben kerdine por qe opozita eshte qingji kjo ndodh vetem ne mendje te coroditura ! Jo majtas e as djathtas! Mendje te semura, si Citynews, mund te mendojne qe Saliu dhe Luli dhe PD deputetet e saj jane “qingja”! Cfare nuk mban kjo bote?! P.S. Patosi flet keshtu se nuk eshte ne listen e deputeteve! Po kerkon pune ne KlanTV me Blendin.

  5. beni says:

    Shko p;;;dhu o leone kush flet per zgjedhje te lira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje