Rrëfimi i rrallë i Fatmira Hajdarit: Çfarë më tha Azemi para se të vdiste!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatmira Hajdari, foli për herë të parë pas vrasjes së bashkëshortit dhe babait të tre fëmijëve të saj, Azem Hajdarit, pesë muaj më pas. Në këtë rrëfim  për revistën Klan të datës 28 shkurt 1999, gazetarja Rudina Xhunga e ka pyetur për momentet e fundit të Azem Hajdarit dhe Fatmira ka treguar gjithçka. 18 vjet më pas, dritare.net po e sjell të plotë rrëfimin e zonjës Hajdari, me gjithë detajet dhe emocionet e asaj kohe, kur Tirana u përfshi në një luftë, një vit pasi kishte kaluar ’97 e tmerrshme.

Nga Rudina Xhunga   

Ka mbetur e vetme me tre fëmijë dhe tani jeton vetëm që të rrisë ata. Me djalin tre muajsh shkon në varreza, ku i tregon për të atin. “Më ka mbetur peng që s’e pa, s’e puthi njëherë, s’e mori dot në krahë, s’i vuri emrin që deshte”. Për herë të parë pas vrasjes, gruaja e Azem Hajdarit, rrëfen tragjedinë e saj.

Ndërsa kishin kaluar 10 ditë pas datës së paracaktuar për të lindur, i vogli Hajdari nuk po jepte asnjë shenjë jete. Mjekët bënin analiza, konsultoheshin, por nuk i thoshin asgjë nënës, duke e siguruar se gjithçka shkonte mirë.

“Një mbrëmje u çova nga gjumi dhe nisa të rrotullohesha nëpër shtëpi. Prekja barkun dhe nuk ndjeja asgjë, madje as dhimbje. Të nesërmen shkova për të takuar doktor Halim Kosovën që ishte kujdesur për mua gjatë gjithë shtatzënisë. “Doktor kam vendosur – i thashë. Do lind sot. Me operacion”. Fatmira Hajdari tregon se mjekët pikërisht kësaj i druheshin. Fëmija ishte shumë i madh dhe kjo ia pengonte rrotullimin në bark, ndaj lindja kishte për të qenë e vështirë, shumë e vështirë. Por asgjë nuk ishte më e pamundur për gruan, e cila nuk reagoi as kur të afërmit e rreshtuar para sallës së operacionit i jepnin dorën dhe e përqafonin, sikur do ta shikonin për herë të fundit. Ndërsa të gjithë qanin, ajo ndaloi për një çast, hodhi një vështrim në boshllëk dhe foli sikur t’i fliste të shoqit, vrarë dy muaj më parë: “Unë mund të vdes, por fëmija do të lindë. Kjo ka rëndësi…”

Ora shënonte 12.15 minuta. Sapo kishte kapërcyer mesnata e së martës për të hyrë në të mërkurë 2 dhjetor. Narkoza e zuri ndërsa përsëriste pa pushim “Kiri, Kiri”. Po me emrin e djalit të madh në gojë, i doli narkoza. Si nëpër ëndërr dëgjonte: “Fatmira ke bërë djalë, por çfarë djali! Nuk kemi parë fëmijë më të madh”. Nga korridori vinin britma gëzimi: “Djalë. Lindi Azemi!”

“Unë nuk e pashë fëmijën deri të nesërmen. Isha shumë rëndë. Vetëm të enjten, dy ditë pas lindjes, kur ma sollën dhe ma vunë në gji, hapa për një çast sytë dhe psherëtiva. Për herë të parë, pas kaq kohësh, u ndjeva e çliruar. Zoti më kishte dhuruar një djalë. Kisha plotësuar amanetin e Azemit. Pak e pashë tim bir, pastaj ma morën sërish dhe unë mbylla sytë për të mbetur vetëm me lumturinë time të dhimbshme.”

TANI QË AZEMI MBUSHI 3 MUAJ

Fatmira pothuaj nuk e thërret në emër topolakun, syçelët, që reagon gjithë energji pas çdo lëvizje të së ëmës. Ai i shtrëngohet në gji, ndërsa ajo e përkëdhel duke e quajtur shpirt, zemër, nënë. “Sesi më duket t’i thërras Azem. Megjithatë nuk mund të mos i vija këtë emër. E kishin vendosur të tjerët para meje dhe s’kisha si t’i kundërshtoja. Por e kam shumë të vështirë. Kur të rritet dhe pak, do t’i them Azem i vogël”.

Për beben që lindi 5 kilogram, Fatmira tregon se në maternitet treguan kujdes të jashtëzakonshëm. “Jo vetëm doktor Halimi, i cili më ndoqi gjatë gjithë kohës, por të gjithë mjekët në maternitet më rrethuan mua dhe fëmijën me shumë përkujdesje. I falënderoj të gjithë”. Edhe tani, që Azemi është në shtëpi, nuk mungojnë ledhat dhe përkëdhelitë.

“Sytë e të gjithëve janë tek ai”, thotë nëna. “Kur mbushi 40 ditë, megjithëse ftohtë, e vesha trashë dhe e çova në varreza. Kunatat kundërshtuan pak, se kishin merak për shëndetin, por nuk mund të mos e çoja të takonte të atin. Azemi kishte pritur aq shumë ta njihte fëmijën e tij. Më ka mbetur peng që s’e pa, s’e puthi njëherë, s’e mori dot në krahë, s’i vuri emrin që deshte. Azemi i vogël, shikonte gjithë çudi varrin, fotografinë e babait që iku nga jeta pa ardhur ai. Unë s’i mbajta dot lotët ndërsa flisja me tim shoq atë ditë. I tregoja për djalin tonë dhe s’mundja, por e mblodha veten kur Kiri më kapi prej dore: Mos qaj – më tha. Deshi Zoti dhe e la babin në jetë derisa solli dhe vëllain tonë. Poqe se nuk do donte, do e kishte marrë qysh atëherë kur i bënë atentat në parlament. I dhashë të drejtë tim biri. Mblodha fëmijët dhe të katërt u nisëm të përqafuar për në shtëpi”.

PAS ATENTATIT NË PARLAMENT

Më 18 shtator 1997, Fatmira po shtypte në kompjuterin e zyrës së statistikave në ministrinë e Drejtësisë, ku ajo punonte. Befas Kiri, djali 14 vjeçar që atë ditë shoqëronte të ëmën, ndezi radio Kontakt, nga ku u dëgjua: “Mazreku plagosi Hajdarin në Parlament”. Fatmira kujton që lëshoi një piskamë të tmerrshme dhe ndërsa sytë nuk i shikonin më, zbriti shkallët vërtik dhe iu drejtua të parës makinë që ndeshi poshtë. Bashkë me djalin u nis për në spitalin ushtarak, ku Azemi i mbytur në gjak qëndronte shtrirë në një krevat, i rrethuar nga një turmë njerëzish. “Vuri buzën në gaz sapo më pa. Pastaj më tha, me një zë që mezi i dilte nga gjoksi: Nëse je gruaja e Azem Hajdarit mbaji lotët. Unë s’kam gjë, mos u bëj merak”.

Kohë më pas, kur e mori veten, më tha se donte shumë të kishim dhe një fëmijë tjetër. “Siç e sheh, mua më kanë në shënjestër. Vërtet shpëtova, por ku i dihet më vonë. Të paktën të të lë edhe një fëmijë”, më thoshte shpesh. Në mars mbeta shtatzënë. Pasi pashë ekon, shkova në shtëpi dhe i telefonova Azemit në zyrë. Jam shtatzënë, shqiptova, ndërsa ai e mbylli receptorin dhe sa hap e mbyll sytë arriti në shtëpi. Më përqafoi fort dhe u shtri përtokë duke u puthur me fëmijët, Kirin dhe Rudinën. “Deri tani vendin e parë e keni pasur ju, por do të na vijë një bebe dhe do t’ia lini atij vendin. Megjithatë mos u mërzisni, babi do ju dojë si gjithmonë”, përsëriste Azemi atë ditë dhe vetëm vërtitej në shtëpi i lumtur. S’e kisha parë kurrë më parë aq të kënaqur, madje as kur do lindte fëmija i parë. Atë ditë më tha të mos e shikoja në eko në do ishte djalë, apo vajzë. “Është keq, na erdhi një dhuratë nga Zoti dhe s’ka rëndësi ç’është derisa të dalë dhe të hapë sytë”. Dhe unë kështu bëra, e ndalova mjekun të ma tregonte seksin e fëmijës. Megjithatë dëshiroja shumë të lindja djalë, e sigurt se këtë donte fort Azemi.

Gjatë gjithë shtatzënisë sime, ai kujdesej që të mos shqetësohesha dhe gjithçka të shkonte mirë. Më prekte shpesh barkun dhe përsëriste se nuk kishte durim deri sa të vinte nëntori dhe të lindja. Nëntori erdhi, por iku Azemi. Nuk e priti dot të birin…”

“AZEMIN DO TA VRASIN”

Pas atentatit në Parlament, erdhi Miloti kur Azemit i zunë pritë, bashkë me djalin. Shpëtoi dhe atëherë. Pastaj Tropoja. Iu luta të mos shkonte, se nuk prisja ndonjë të mirë nga vajtja e tij atje. Më tha të mos shqetësohesha: “Ç’do të thonë njerëzit atje, nëse unë kam frikë të shkoj në shtëpinë time – qenë fjalët e fundit”. U nis dhe unë gjithë kohës prisja me  gjak të ngrirë, derisa në mesnatë ra një zile telefoni. “Azemit i bënë atentat”. Është gjallë, ishin të vetmet fjalë që shqiptova. “Po – më thanë”. Kaq dëgjova, mbylla receptorin dhe u mbyta në vaj. Nuk kisha më fuqi të prisja  gjëma, po çmendesha nga aq shumë atentate dhe prita. Atë natë e ndjeva më fortë se kurrë se Azemin do ta vrisnin. Ishte thjeshtë çështje kohe”. Fatmira pohon se edhe Azemi ishte i sigurt për këtë. “Por ai kishte vendosur të vdiste. Po t’i druhej vdekjes do të kishim ikur jashtë të gjithë, por ai nuk donte të largohej nga Shqipëria”. Edhe për një tjetër gjë është e sigurt e veja e Azem Hajdarit. “Shteti i paralajmëruar për vdekjen e deputetit, jo vetëm nuk mori asnjëherë masë për ta mbrojtur, përkundrazi, e bëri gati për të vdekur. E çarmatosi për t’ia u lënë në duar të papërgatitur vrasësve, pasi i hoqi armën dhe rojet e tij, që i shpalli persona në kërkim”.

ÇFARË NDODHI NJË NATË DHE NJË ORË PARA VRASJES

Një natë para vrasjes, më 11 shtator, Fatmira kujton se Azemi erdhi më shpjet se zakonisht në shtëpi. “Vërtitej i shqetësuar dhe gati nuk fliste me askënd. E pyeta çfarë kishte, por nuk më dha përgjigje. Hëngri shpejt dhe u bë gati për të fjetur qysh në orën 20.00. Befas dëgjoj nga dhoma tjetër të fliste në telefon. Po jepte intervistë në radion Kontakt. Hapa radion. Dëgjova që Azemi kishte një zë çuditërisht të qetë. Më janë ngulitur në mendje fjalët e tij: “Deklarata e Lisbonës ishte e poshtër. Të mos e lëmë atë kriminel të zbresë në Rinas”. E kishte për Nanon. Kur mbaroi e pyeta, pasi nuk dija gjë për deklaratën e kryeministrit. Azemi ishte shumë i mërzitur për gjithë ç’kishte thënë Nano për një agjenci të huaj. Kosova ishte ajo çfarë ai kishte më shumë për zemër. Dëgjonte çdo ditë lajmet dhe sapo në televizor tregohej ndonjë vrasje, apo mizori serbe, ai edhe qante. “Mos më daltë shpirti pa shkuar në Kosovë”, thoshte. Por nuk shkoi dot kurrë. Për tre muaj, deri katër ditë para vrasjes, ne kishim mbajtur në shtëpi një familje kosovare prej 13 vetësh. Qëndruan në shtëpinë tonë, si në shtëpinë e tyre dhe unë ndonëse e rënduar nga barra iu shërbeva si njerëzve të mi. Kjo e kënaqte shumë Azemin”.

Të nesërmen, më 12 shtator, ai doli herët nga shtëpia. Fatmira e përcolli te shkallët, kur ai i tha se do të nisej për një miting në Fier. U kthye nga ora 18.00, orë kur telefonoi nga zyra. “Unë atë ditë nuk ndihesha mirë, fëmija jepte shkelma në bark dhe iu luta të dilnim bashkë me dy fëmijët të pinim një kafe në zyrë. Ma dërgoi shoferin dhe zbriti nga zyra për të pirë një kafe dhe limonadë në një lokal përballë PD-së. Atë ditë kisha veshur për herë të parë një fustan të bardhë me pika bojëqielli. Kur Azemi po zbriste shkallët e PD-së duke folur me celular, m’u duk çuditërisht shumë i bukur. Po, po, më është dukur atë ditë më i bukur së kurrë”.

Pasi ndenji pak me familjen, Hajdari pa orën. Ishte 20.10 minuta e të shtunës 12 shtator. Përqafoi fëmijët, puthi gruan, me gjithë romuzet e shokëve në kafe, që duke e ngacmuar i thoshin se gruaja nuk puthet në sy të të tjerëve. “Po shkoj në PD, të pyes doktorin çfarë programi kemi për nesër, do shoh dhe lajmet e “Shijakut” për mitingun e Fierit dhe do vij në shtëpi, se jam i lodhur”, këto qenë fjalët e fundit të Azem Hajdarit me gruan e tij. Mandej Fatmira dhe fëmijët u nisën për në shtëpi, për të pritur atë që nuk erdhi kurrë më.

“NUK DUA T’I NJOH VRASËSIT”

Ndërsa Kiri dhe vajza e vogël Rudina luanin me letra, Fatmira Hajdari shkoi me nxitim të ngrinte telefonin. “Azemit i kanë bërë atentat,” – dëgjoi si nëpër tym frazën që i druhej aq shumë kohët e fundit. Dhe pa mbyllur receptorin nga vinte ende zëri që fliste, hapi radio Kontakt. “Azem Hajdari ndërroi jetë në spitalin ushtarak”, ishte ky lajmi që sapo transmetoi radio.

Një ulërimë e tmerrshme trembi shtëpinë, ndërsa gruaja pa ndjenja u lëshua në krevatet e dhomës së fëmijëve. “Kur erdha në vete dhe shkova të shoh djalin dhe vajzën kuptova se duhet të bëhesha e fortë, ndryshe mund të humbisja edhe djalin. Kiri ndërkaq kishte thyer gjithë ç’i kish kapur syri dhe kur unë u futa në dhomë, ai i binte me grushte xhamave të dritareve. Ndërsa e pashë ashtu të larë në gjak, gëlltita dhimbjen time, mbajta lotët dhe ia rrëmbeva djalin nga duart atyre 4 burrave që e kishin shtrënguar për të mos e lënë të thyente më. “Bir – i thashë, gënjejnë të gjithë. Babi është gjallë”. Për gati 10 minuta, mëmë e bir, vetëm përsërisnin si në jerm: “Babi është gjallë”.

Pasi kaluan pak çaste dhe të dy erdhën në vete, Kiri iu shtrëngua fort të ëmës në kraharor, pastaj nisi t’i përkëdhelte barkun. Erdhi dhe Rudina 11 vjeçare dhe të tre u shkrinë në përqafim dhe vaj. “Mos qaj mami, – dëgjohej zëri në ngashërim i Kirit. – I bën keq bebit. Babi edhe mund të ketë vdekur, por ne do mendojmë për bebin tani”.

Në gjithë ditët që erdhën më pas, Fatmira kujton se fëmijët nuk e lanë për asnjë çast vetëm. Ata i mbanin tërë kohës sytë nga barku i së ëmës, prej ku hidhte shkelma pa pushim një fëmijë shtatëmuajsh që e ndjente se diçka nuk shkonte në shtëpinë ku ai do vinte në jetë pas dy muajsh.

“Kur Azemin e sollën në shtëpi me arkivol, unë u struka pranë tij gjithë natën dhe e vajtova bashkë me fëmijët. Të nesërmen, para se ta varrosnim, u thashë dy fëmijëve: Ju të dy duhet ta mbani mend babin vetëm të gjallë, por unë duhet ta hap arkivolin dhe ta shoh, për herë të fundit. Më jepni leje. Po mami,- ishte përgjigja e të dyve, që dolën nga dera për të më lënë vetëm më Azemin. Kur ngrita kapakun e arkivolit, iu afrova tim shoqi. I putha ballin, i mora dorën. E kishte të çarë nga plagët. Ia shtrëngova pa i folur, derisa më kapi një ngërç kraharorin. Me një dorë mbaja dorën e tij, me dorën tjetër shtrëngoja foshnjën në bark, që më dukej sikur në atë çast do dilte. Kështu më lanë ndjenjat”.

Tani muaj pas vrasjes, Fatmira nuk do të flasë për vrasësit e Azemit. “Do gjenden një ditë. Ata njerëz që e kanë qarë, do ia gjejnë vrasësit. Ata janë shumë. Nuk e dija që Azemi kishte aq shumë miq. Por unë nuk dua as të flas për këtë, as të di kush janë vrasësit. Gjakun e Azemit ia fala Shqipërisë, këtë do të donte dhe ai. Për mua Azemi nuk ka vdekur. Shkoj në studion e tij dhe shfletoj librat që mbante gjithmonë pranë krevatit, shkoj në dhomën e gjumit, i mbaj erë rrobave që vishte dhe rri e pres. Mos hapet dera dhe hyn ai. Se ai nuk ka vdekur”, psherëtin ajo, gati sikur ta besonte që kjo është e vërtetë.

MIQTË E DIKURSHËM

E veja e Azem Hajdarit kujton fare pak gjithë ç’ndodhi ditën e varrimit të të shoqit. “E sjell ndërmend si nëpër mjegull atë rrëmujë të 14 shtatorit. Ishte e hënë dhe pas homazheve në shesh, do niseshim për në varreza. Hyra në makinë me vajzën, ndërsa djali më shpëtoi nga duart se donte të rrinte afër arkivolit. Befas pashë se makina po drejtohej nga bulevardi. Pyeta shoferin, i cili më shpjegoi se do bënin një ndalesë para kryeministrisë. Aty filluan të shtënat. Shtrëngova Rudinën që dridhej nga tmerri, ndërsa unë përsërisja s’është gjë jo. Për një çast makina më ndaloi para presidencës. Aty doja të zbrisja për të marrë djalin, kur pashë që gjithçka ishte mbuluar në tym. Për vete nuk kisha frikë, se unë nuk ndjeja më asgjë, por kisha vetëm merakun e djalit. Shoferi më futi në makinë me zorr, por unë kundërshtoja derisa më sollën djalin. Pastaj u nisëm për në varreza”.

E veja e Hajdarit nuk do të komentojë për rrëmujat që pasuan vdekjen e të shoqit. “Turma shpërtheu nga dhimbja që kishte për vrasjen e Azemit. Ishte diçka që duhej të pritej. Më thanë se kishin qëlluar nga kryeministria kur njerëzit ndaluan me arkivol para ndërtesës. Ata fyen të vdekurin. Nuk duhej ta bënin. Megjithatë unë nuk di tamam ç’ndodhi. Ato moment isha kthye në një dru, as ndjeja, as mendoja gjë”.

Zonja Hajdari përgënjeshtron që në varrimin e Hajdarit ka pasur pak njerëz. “Ishin shumë. Aq shumë sa s’e kuptova mirë ku po varrosej dhe të nesërmen nuk e gjeja dot varrin. Ishin njerëzit tanë dhe të gjithë të PD-së. Ishte dhe Doktori me bashkëshorten, të cilët më pas nuk patën mundësi të vinin në drekën që u shtrua në hotel Arbana. Edhe të tjerë munguan në drekë se ashtu rrodhën ngjarjet, ndërsa Tiranën e pushtoi frika”.

Vetëm një peng ka gruaja e ish-liderit demokrat. “I shikon këta njerëz në fotografi”, thotë ajo. Në mur pranë fotografisë ku familja Hajdari ka dal me Ibrahim Rugovën, është edhe një foto ku Hajdari ka dalë pranë Berishës, Pashkos, Imamit, Zogajt, etj. “Këta njerëz që tani janë në pushtet, nuk gjetën dot mënyrën të vinin për të më ngushëlluar. I kishte miq të gjithë. Kanë ngrënë drekat që kam gatuar unë, kur vinin të takonin Azemin. Nuk erdhi askush prej tyre. Veç Luan Hajdaragës që erdhi të më pyeste nëse doja të lindja jashtë, asnjë tjetër nga pushtetarët e sotëm, miqtë e djeshëm, s’e gjeti me vend të ngushëllonte fëmijët pa baba të njeriut që thonë në televizor, se e paskan pasur mik…”

“DO SHKOJ NJË DITË TA TAKOJ”

E martuar në moshën 16 vjeçare me Azem Hajdarin, ajo ka kaluar gati 17 vjet bashkëshortore. Në fillim kanë jetuar në Tropojë, ku edhe lindën dy fëmijët. Pasi Azemi nisi fakultetin për filozofi, Fatmira mbeti vetëm për pak kohë në Tropojë. Vetëm pas vitit ’90 familja u transferua e gjitha në Tiranë, ku pas shumë peripecish për strehim, u vendos më në fund në një vilë ndërtuar prej gjermanëve ku jeton dhe tani. “Kur bie shi, shtëpia mbushet me legenë për të pritur ujin, ndërsa jam munduar që të riparoj së paku tavanin në dhomën e bebit. Kur fryn erë e fortë mbështetem pas mureve dhe më duket sikur do i mbaj që të mos bien”, thotë ajo, gruaja e njeriut për të cilën tregohej se kishte jo pak pasuri. Tani Fatmira Hajdari është 33 vjeçe. Pret të mbarojë raportin e shtatzënisë për të shkuar sërish në punën e mëparshme. Me atë rrogë mendon se do mbajë në jetë dy fëmijët që ende shkojnë në tetëvjeçare dhe Azemin e vogël që pareshtur kërkon të pijë.

Kur e pyet nëse do ta lejojë Kirin apo dhe të voglin më vonë të ndjekin gjurmët e të atit në politikë, ajo hesht për një çast, pastaj përgjigjet: “Nuk do ndërhyj kurrë në jetën e tyre”. Sa për vete ajo thotë me shumë siguri: “Azemi për mua ishte jeta. Me vdekjen e tij humba jetën time. Tani mendoj vetëm të rris fëmijët. Kur ata të ecin vetë, unë do shkoj të takoj Azemin. Vetëm kaq kërkoj nga Zoti, të takoj sërish tim shoq…”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

22 komente në “Rrëfimi i rrallë i Fatmira Hajdarit: Çfarë më tha Azemi para se të vdiste!”

  1. tr says:

    krimineli polli kriminele….

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-u.t☆ says:


      Ishit bërë për njeri tjetrin
      Ti ishe Kapaku – le të themi
      Por, për të tërë këto 19 vite pa Tenxheren,
      Ti paske qenë më e ndyrë se KArzemi!
      😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎😎

      1. Adriatik says:

        Azem hajdari ishte perfaqesues i popullit arian me sy blue dhe floke biond turkoshqiptar. Edhe gruaja e vet fatmira gjykatese e nderuar e drejtesise turkoshqiptare po rrac ariane qe i ngjan shume suedezeve dhe norvegjezeve.

        1. yp Xhixhi says:

          Qenka si jot eme Pisoglendi mou 😀 😀 😀

  2. Moni says:

    Vdekja e bashkeshortit per kedo eshte e dhimbeshme. Por…. dhe shume por dalin… Perse Azemi e dinte se do ta vrisnin????
    -Perse edhe ti e dije se Azemin do ta vrisnin???
    E kishte mbushur kupen me palacolleqet dhe trafiqet e tij.
    -Ndersa me e keqja je ti moj grua. Ti qe e ke mbushur goten me gjakun e Azemit dhe vazhdon ta pish. Turp.
    Ti e di se sa e donte Berisha Azemin sepse ai ta kishte thene me mijra here. E pra keto ishin fjalet e fundit te Azemit.-Berisha me do te vdekur.- Pse nuk e thua?

  3. Baxhanaku says:

    Nuk e kuptoj cfare njerzish jini ,ti Fatmira e me pas femijet e tu,te nderosh ende, vrasesin e burrit tuaj ,babane e femijeve te tu, i sherbeni ende kesaj bishe gjakatare,kur gjithe shqiptaret tashme e dine fort mire,se kush eshte urdheruesi dhe ideatori i vrasjes se Azemit.Tani po dalin fakte te perditshme ,jo vetem per ju,por edhe per sh vrasje te tjera,te kryera nga krimineli Berisha-ai te vret naten dhe te qan diten,por Azemin e vrau disa here,kur dha shenje qe arkivoli te mos shkonte ne vorreza,por ta shfrytezonte edhe te vdekur per pak pushtet.Bashke njihemi se kam qene shok i Azemit dhe nuk te vij dot ne shtepi ,se aty gjen “mikun” dhe vrasesin e burrit tuaj.Une dhe ti Fatmira e dime shume mire sa e sa e ka urryer Saliu Azemin. Familja dhe ju personalisht refuzojeni kete vrases bashke me ceten e tij,sepse keshtu e nderoni figuren e-tij.Vetem me vettingun do te zbardhet e verteta e vrasjses se Azemit.

  4. malokeria = qeneria says:

    Azem Hajdari jetoi si qen, vdiq si qen, u varros si qen.

    1. Saliu says:

      Ti moj qelbesire grua qe na bere me te “qare” me kujtimet e tua per Azem Mutin,ke parasysh,qe shume nena qe jane veshur me te zeza,se Azemi yt me vrasesin e tij Salin vrane njerez te pafajshem? Per ty dashka te na vij keq,po per ata qer vrau Azemi yt te vjen keq? Per ata qe vrau Saliu ne 97-en,gerdecin,21 janarin,te kujtohet? Ti je pise grua. MIRE BERI SALIU QE E COI NE TE SEMES AZEMIN,POR NUK PO SHKON NE PIDHE TE SHQERES SALIU.Ti je gruaja e nje krimineli,keshtu do mbahesh ment,dhe femijet e tu do behen kriminela si i jati.Por mos u beje merak,se edhe ata ne burg do shkojne,ose do han koqen e plumbit si babaj tyre.

  5. Ceni nga Bostoni says:

    E dhimbshme eshte per cdo njeri te vritet ne kete menyre sidomos per familjen eshte dhimbje e papershkruar por te mos harojme se Azem Hajdari ishte nje i futur i sigurimit te shtetit per te krijuar remuje dhe tensione.Duke qene nje tip krimineli dhe gangsteri ai i beri dem mbi te gjitha Shqiperise dhe e la famijet e tij pa babe.Ai e meritonte plumbin mu ne lule te ballit ashtu si edhe e mori! Kujtojeni, por si nje maskara, hajdut e kriminel injorant!

    1. mzati says:

      kur i boni moral ju plena azem hajdarit..ju qe lavdroni kriminela..te rangut enver hoxhes
      mehmet shehut..gramoz rucit..i.kardarese.d.agollit e ish sigurimsave te regjimit..jeni me verte plena te papame

      1. kuc he dreq says:

        Mzat veshgjat,ahhhh si paske shpetu nga Enveri ti 🙁

  6. Lumi Ottawa says:

    Te tha te pasurohesh duke rjepur ate te cilet halli i perplasi ne gjykaten ku ty te emroj krimineli Berisha. Ti je lavire pasi ke bere kerdine si gjykatese.

  7. Albani says:

    Cupa e Azemit deshiron qe te futet ne strukturat e PD-se dhe ti puthe doren Sali Berishes.
    Azemi ate qe mbolli,korri.
    Kur ben garipin,mafiozin,cubin,trimin qe nuk do tja dije per njeri dhe u hyn ne hak te tjereve,dihet qe ate fund do te keshe.
    Berisha e hoqi si kundershtar,sepse Azemi ishte dhe me I keq se ai,dhe kishte frike se mos ngelej nen hijen e tij.

  8. Sali malok haleja. says:

    Me vjen keq qe babai i tre femijeve nuk eshte ne ke te bote per ti ndihmuar femijet. POR JU LUTEM GAZETA TEMA MOS NA HARXHONI KOHEN ME NJEREZ TE NDYRE SI KJO. E DI SHUM MIRE AJO SE KUSH JA KA VRARE BURRIN DHE VAZHDON E I LEPIN GJITHSHKA ATIJ QE I VRAU BURRIN VETEM PER LEKE.

  9. Qazino says:

    Azemi ishte nje gangster ordiner. Me vjen turp nga vetja kur shikoj permendoren e tij! Por nuk eshte faji i te vdekurit por i kesaj shoqerie shqipetare pasive qe nuk flet te verteten. Turp!

  10. liria says:

    Dhe shkruani kujtime qe duhet te harroheshe si do Agron Tufa per filmat. Po nuk ja vlen se te pakten te kishte qendruar si grua e ndershme, hajde do te ja falnim, por edhe akuzon Berishen, Pashkon, Zogajn “shoket” e Azemit dhe falnderon socialistin Luan Hajdaraga atehere, ndersa me pas u be vete pjese e krimit gjyqesor zonja Fatmira duke vazhduar deri sot. E ç’tu kujtosh ketyre njerzeve! Po ne jemi te detyruar te lexojme çfare na servirin gazetat sot, pastaj ndarjen e bejme ne mendjen tone.

  11. ALBAN DEGA says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  12. Entro says:

    Azemi iku per lesh po ti a do shkosh te burgu I grave?
    Hijet do ju ndjekin pas.

  13. 9 Maj 1945 says:

    Nje pjese e vogel e Azemit jeton te kryetari PD se Lushnjes Myslym Murrizi. Azemi jo vetem do e kishte perdhunuar verbalisht policin sot, por do i kishte futur edhe plumbin. Ishte trimi madh qeni i mostres se vicidolit

  14. krysho ludovik says:

    azemi i tha kesaj sorres po iki te qi nje dashnore nga ato te forumit rinor te pd
    edhe maloku i tropojes hajdar hengri plumbin ne bythe nga malesori shqiptar haklaj
    po meqe halldupet e tiranes qe jane sumepambuke, shpallen hero malokun edhe jo malesorin

  15. Tiransi says:

    Po ti moj Zonje a je ke bere ndonjehere pyetjen vetes se nga te buruan ato miloina dollare ajo shtepi vile e gjithe ai pushtet qe ai zagar burri jot, katundari shpellar, qe vinte nga shpella e arushes dhe qe skishte as breke ne bythe, nga ju erdhen….. aaaa nga zullumi i pushtetit qe ai kishte, se me sa dihet e thuhet, ai idiot kriminel rrugaç, as biznes nuk bente as trashigimi te tjera nuk kishte, me perjashtim te nje rroge te thjeshte deputeti…. po a e kupton ti moj shpellare se nuk mundeni ju te trashni qafen dhe te vazhdoje keshtu per nje kohe te gjate….. sigurisht qe ai morri ate qe meritonte…… plumbin ne balle….. vone e morri duhej ta kishte marre edhe me pare….. dhe tani na tregon perralla me mbret, po pse moj kafshe mjerane te genjen mendja qe ky rrote kari, yt shoq, na solli ne demokracine, po si guxon dhe nepekem dhjetra qindra vite burg te shiptareve i neglizhon dhe perpiqesh te fetishizosh kete rrugaç dhe te na shesesh per hero….. po vete sjellja e tije rrugaçerore tregon se ishte thjeshte nje lumpen njeri….. ik rrace e keqe fare bastarde….. zhduku nga ke ardhur…… nuk mundet qe nje popull vital te drejtohe nga qelbesita si yt shoq…….

Lini një Përgjigje te Ceni nga Bostoni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *