Shkatërrohet celula xhihadiste në Itali, arrestohen 4 kosovarë

30 Mars 2017, 09:16Rajoni TEMA

Një operacion i policisë dhe karabinierëve italianë, i zhvilluar gjatë natës, ka përfunduar me asgjësimin e një celule xhihadiste në Venecia dhe në pranga kanë përfunduar tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafie dhe Antiterrorizëm. Përveç arrestimeve, janë kryer edhe 12 kontrolle, 10 prej tyre në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.

Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.

3 komente në “Shkatërrohet celula xhihadiste në Itali, arrestohen 4 kosovarë”

  1. Arifi says:

    Bythqira ! Na qelbet !

  2. AC|DC says:

    Kosovo-shqipo-turko-arabet te bejne kete pune???!!!!

  3. Na bashkoj kenga popullore says:

    Thjesht sajim i sherbimeve sekrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje