Shpëtim Gjika-Sinan Idrizit: Duhet t’i nxjerr të dy sytë e mi që të përzgjodha ty!

30 Mars 2017, 20:43Sport TEMA

Shpëtim Gjika ka replikuar me administratorin e klubit të Flamurtarit Sinan Idrizin.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ish kryebashkiaku i Vlorës, ka akuzuar Idrizin se ka lënë lojtarët e skuadrës që prej muajit janar pa rroga.

Gjika nuk nguron të shfaqë hapur dhe pendesën që e la në dorën e Sinan Idrizit klubin e Flamurtarit.

Postimi i plotë i Shpëtim Gjikës.

Pershendetje te dashur miq dhe “armiq” te Flamurtarit!
Ka nje kohe relativisht te gjate, kur Flamurtari po perpelitet ne agoni!
Agoni sportive dhe financiare!
Gjate gjithe kesaj kohe, jam kritikuar, anatemuar dhe bombarduar me shpifje dhe akuza!
Per te mos renduar situaten dhe per te mos ngjallur polemika, kam heshtur dhe do te vazhdoj te hesht, derisa kampionati te japi verdiktin ne fushen e lojes per qendrimin ne Superlige te Flamurtarit!
Deri atehere ftoj kedo, te behet pjese konstruktive per shendoshjen e situates ne ekip!
E ftoj Administratorin te uli tonet, te qetesohet dhe te c’tensionoje situaten me ekipin, stafin, tifozet dhe drejtuesit e Federates!
Kemi kohe plot, pasi te shpetoje Flamurtari, ti bejme “gjyqin” njeri-tjetrit!
Do kemi kohe plot ti themi faktet dhe te vertetat e kesaj situate!
Deri atehere, me shprese dhe besimplote qe Flamurtari do mbetet ne eliten e futbollit shqiptar, do them vetem kaq per momentin:
Arsyeja e vertete e situates aktuale te ekipit nuk jane “borxhet e papaguara”, por mungesa e pagesave dhe likujdimit financiar te lojtareve te ekipit prej muajit janar e ne vazhdim!
Ti administrator duhet te nxjerresh nje sy qe une dhe keshilli bashkiak te zgjodhem ne krye te Flamurtarit, ndersa une, duhet ti nxjerr te dy syte e mi qe perzgjodha ty!
Mgjse e verteta eshte qe per Flamurtarin jane perzgjedhur ne ate kohe dy kompanite e tjera (Murati dhe Nerveja), ti vetem si perfaqesues i tyre!
Ty te perzgjodhem per te “ndertuar ” stadiumin e ri modern, paketen “Vlora Sport”, dhe Akademine e klubin e Flamurtarit si ato te Groningenit!!
Premtime qe shpresoj ti mbash ne te ardhmen!
Fitore te shtunen Flamurtarit ⚽⚽⚽!
Suksese Flamurtarit ne vazhdimesi ⚽⚽⚽!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje