Afera e “CEZ”, zbardhen 51 provat kundër Berishës e Rulit që mund t’i penalizojnë…!

Zbardhen 51 provat kryesore, të cilat komprometojnë rëndë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të paktën të 15 bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë ish-ministrin Genc Ruli dhe drejtorë të rëndësishëm, në procesin abuziv të privatizimit të OSSH, me një kosto prej 415 milionë euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Krahas kallëzimit penal, dëshmitari kyç Romeo Kara, ka çuar në tavolinën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, një dosje prej 600 faqesh me fakte, duke e vënë edhe një herë në provë kreu e akuzës qendrore në Shqipëri. Pjesë e provave, bashkëngjitur kallëzimit penal, të zbardhura nga Shqiptarja.com, përfshihen edhe një letër dhe pesë e-maile mes sekserit Nuel Kalaj, drejtuesve të CEZ dhe anasjelltas, të cilat konfirmojnë jo vetëm privatizim me fitues të paracaktuar, por edhe favorizimet që i janë bërë më pas CEZ në dëm të shtetit shqiptar.

E-maili i parë dhe më interesanti është ai i datës 7 Shtator 2009, i nisur nga sekseri Nuel Kalaj në drejtim të Martin Roman, drejtor i CEZ-Group. Paragrafi i pestë i e-mailit ndër të tjera përmban: “… duke folur sinqerisht, mua personalisht më vjen keq të shoh së pas një pune katër vjeçare për CEZ-in…”, duke dëshmuar se negociatat për privatizimin kanë nisur që nga viti 2005 dhe jo në 2008 kur pretendon qeveria “Berisha”.

Në datën 28 janar 2010, ora 12:40, ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon  nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, një e-mail, ku ndër të tjera i thotë: “…me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së kryeministrit”, duke implikuar Shkëlzen Berishën.

Më datën 17 Nëntor 2011, ora 3:37 Jozef Hejsek i ka nisur Nuel Kalajt një e-mail ku shkruan: “Këtë mbrëmje kemi qenë këshilluar se sot është dita e duhur për të dorëzuar njoftimin tonë për rastin e garancisë të pjesshme të riskut, duke reflektuar vendimin e ERE-s lidhur me studimin e borxhit të keq të Deloittes…”, duke konfirmuar ndërhyrjen e Kalajt tek njerëzit e Berishës për të favorizuar CEZ me njohjen e rritjes së nivelit të borxhit të keq.

Shkeljet e privatizimit
Sipas kallëzimit të bërë në prokurori nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, kushtet e tenderit me VKM u negociuan pasi CEZ-i u shpall fitues i privatizimit të OSSH-së. Një tjetër shkelje flagrante kjo që ngarkon me përgjegjësi veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Energjisë në atë kohë, Genc Ruli. Fjala është për procesin e negocimit, të zhvilluar pas datës 29.09.2008 datë në të cilën u bë dorëzimi i ofertave.

Provat e tjera
Pjesë e dosjes janë edhe procesverbale të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, kur janë marrë vendime për privatizimin, vendime qeverie të shkelura, shkresa ministrash për favorizimin e paligjshëm të CEZ, urdhra ministrash, pasqyra financiare, vendime të ERE, negociatat mes palëve shkruan shqiptarja.com. Referuar dosjes, Nuel Kalaj rezulton njeriu kyç që ka mundësuar procesin e privativit të OSSH. Si personazh i besuar si për ish-kryeministrin Berisha, ashtu edhe për përfaqësuesit e CEZ, Kalaj ka luajtur rol kryesorë edhe në periudhën pas privatizimit, kryesisht në veprimet e autoriteteve shqiptare për favorizimin e çekëve.

Lista me 51 provat në dosjen penale për privatizimin e OSSH
01. Letër nga Clifford Chance drejtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014

02. E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.

03. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.

04. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”.

05. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie-priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.

06. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “Ëorld Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;

1. Artikull i gazetës Zhurnal me titull “Lvovsky: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar për Albpetrol presim rezultatet”, date 18.12.2012;

2. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;

3. Ligji Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”;

4. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 487 datë 16.04.2008 “Për kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “OSSH” Sh.A;

5. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 835 datë 11.06.2008 “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit, të shoqërisë “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”;

6. Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e Zv.Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”;

7. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

8. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;

9. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e Zv. Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e titullit të pronësisë”.

10. Shkresa Nr. 6466 Prot, datë 08.07.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Për përshpejtimin e procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të OSSH” Sh.A”.

11. Shkresa Nr. 12/1 Prot, datë 11.01.2008 e Entit Rregullator të Energjisë me lëndë: “Skjarim mbi zgjedhjen e modelit të privatizimit”.

12. Shkresa Nr. 1210 Prot, datë 02.02.2008 e Ministrit ë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Mbi disa vendime në lidhje me privatizimin e OSSH” Sh. A.

13. Vendim Nr. 2, datë 12.02.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

14. Urdhër Nr. 500, datë 01.07.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për ndarjen e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet KESH Sh. A dhe OSSH Sh. A dhe marrëdhëniet tranzitore ndërmjet dy shoqërive”.

15. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1108 datë 30.07.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat kalojnë në pronësi të “OSSH”.

16. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 628, datë 03.10.2007 “Për miratimin e modelit shqiptar të tregut të energjisë elektrike”.

17. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 338, datë 19.03.2008 “Për miratimin e modelit të tregut të energjisë elektrike”;

18. Ligji Nr. 8306, datë 14.03.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve më rëndësi të veçantë”;

19. Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

20. Ligji Nr. 9889, datë 20.03.2008 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të Shoqërisë anonime “OSSH”;

21. Drafti i Marrëveshjes për Shitjen e Aksioneve (Gide Loyrette nouel A.A.R.P.I), datë 01.08.2008.

22. Pasqyrat financiare të “OSSH” Sh. A të vitit 2007.

23. Pasqyrat financiare të “OSSH” Sh. A të audituara, të vitit 2008.

24. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 218, datë 06.03.2009 “Për disa shtesa në Vendimin Nr. 862 datë 20.12.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Shoqërisë OSSH” Sh. A të ndryshuar;

25. Shkresa Nr. 180 Prot, datë 08.01.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Komente në lidhje me Due Diligence dhe opsionet strategjike për privatizimin e shpërndarjes së KESH Sh. A”.

26. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privatizimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE 18-19 Nëntor 2008.

27. Minuta takimi, Komisioni i negocimit për privatizimin e OSSH Sh.A, datë 24.11.2008.

28. Minuta takimi, Komisioni i negocimit për privatizimin e OSSH Sh.A, datë 24.11.2008.

29. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privatizimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE, datë 10 Dhjetor 2008.

30. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privatizimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE, datë 11 Dhjetor 2008.

31. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privatizimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE, datë 7 Janar 2009.

32. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privatizimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE, datë 8 Janar 2009.

33. Minutat e takimit të Asamblesë së Aksionerëve të OSSH Sh.A, datë 18.06.2010.

34. Pasqyrat financiare të “OSSH” Sh. A, të audituara, të vitit 2009.

35. Vendim i Entit Rregullator të Energjisë, Nr. 107, datë 09.09.2008 “Për disa ndryshime në Deklaratën Rregullatore të miratuar me Vendimin Nr. 94, datë
14.08.2008 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 87, datë 06.08.2008 “Për miratimin e deklaratës rregullatore në kuadër të zbatimit të metodologjive të llogaritjes së tarifave të energjisë”

36. Aneksi Nr. 11 i Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve;

37. Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”;

38. Vendim Nr. 6, datë 07.07.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

39. Vendim Nr. 3, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

40. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 329, datë 12.07.1999 “Për procedurat e tenderit për zgjedhjen e investitorëve strategjikë dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara nga shteti në shoqëritë tregtare të sektorëve me rëndësi të veçantë”;

41. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 621, datë 25.09.1998 “Për krijimin e Komitetit të Konsulencës dhe të transparencës për privatizimin e sektorëve më rëndësi të veçantë të ekonomisë”;

42. Urdhër Nr. 329, datë 13.05.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e Shoqërisë OSSH Sh. A;

43. Vendim Nr. 1, datë 13.05.2008 i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

44. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”;

45. Urdhër Nr. 319, datë 06.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për zmadhimin e kapitalit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes” Sh. A;

46. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1170, datë 13.08.2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH” Sh. A që u ofrohet investitorëve strategjikë”;

47. Minutat e Takimit, Takimi i përbashkët i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës dhe Komisionit të Negocimit për privatizimin e OSSH Sh. A, datë 26.02.2009;

48. Vendim i Entit Rregullator të Energjisë Nr. 75 datë 26.06.2008 “Për përcaktimin e çmimit të shitjes me shumicë të energjisë elektrike”;

49. Vendim i Entit Rregullator të Energjisë Nr. 7 datë 26.01.2009 “Mbi shtyrjen e afatit të zbatimit të tarifave të shërbimit dhe çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë të energjisë elektrike”;

50. Marrëveshja e Shitjes së Aksioneve e nënshkruar, datë 11.03.2009.

51. Plani i biznesit te OSSh-se, publikuar në fletoren zyrtare 60/1 date 14/05/2009.

Disa fakte rreth privatizimit 

Banka Botërore dhe Komisioni Europian kane konstatuar se procesi i privatizimit ka qenë i nxituar.

Mos përgatitja e legjislacionit të duhur për këtë lloj privatizimi.

Vendimet e qeverise janë rrezuar nga një komision negocimi.

Nuk ishte zgjidhur problematika e titujve te pronësisë midis OSSH-se dhe KESH-it.

Nuk ishin zgjidhur marrëdhëniet e detyrimeve ndërmjet KESH-it dhe OSSH-së.
Nuk u vendos një çmim dysheme për këtë procedurë privatizimi.

Favorizimi në mënyrë të jashtëligjshme, që i është bërë CEZ-it me njohjen e nivelit të Borxhit të Keq nga 4 nivelin  në 14 %.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për Privatizimin e OSSH-së, delegon në mënyrë të jashtëligjshme kompetencat e tij tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare pranë METE-s si edhe tek konsulentët e IFC-së.

Legjislacioni i kohës në të cilën u krye privatizimi i OSSH ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.

U negociuan kushtet e tenderit tw miratuar me VKM, pasi CEZ-i u shpall fitues.

U zhvlerësuan me pa të drejtë dhe në dëm të Shtetit Shqiptar asetet e OSSH.

Nuk është zbatuar parashikimi ligjor lidhur me trajtimin e 24% aksioneve të OSSH-së të cilat i mbeteshin në pronësi Shtetit Shqiptar, pas privatizimit të 76% të aksioneve nga CEZ-i.

Nuk është zbatuar parashikimi ligjor lidhur me përdorimin e të ardhurave nga ky privatizim. (Shqiptarja.com)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *