Alfred Lela: Ja kush është polici që u fye nga kreu i PD-së. Lulzim Basha, tërhiq “muslimët”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Video ku kreu i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi fyente dhe ofendonte rëndë një punonjës policie, pse ky i fundit e kishte ndaluar për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjet.

Aq sa Murrizi është detyruar që të fshijë videon të cilën në mënyrë të trashë e kishte postuar vetë në rrjet.

Murrizi është kritikuar edhe nga njerëz pranë PD-së, për gjestin e tij.

Gazetari i djathtë Alfred Lela ka bërë një shkrim për ngjarjen, ku tregon se kush është polici i sulmuar.

Një video e hedhur në rrjet nga vetë autori i saj, Muslim Murrizi, kryetari i PD së Lushnjës, është vetëdemaskuese. Në të, Murrizi shfaqet duke e fyer dhe abuzuar hapur policin rrugor, të cilin unë e njoh dhe e di për djalë të mirë e korrekt. Ai quhet Agron Voga dhe është nga Fushë- Kruja.

Por, nuk ka rëndësi fakti se kush e njeh dhe si, një polic: Ai njeri me uniformë është të gjithë policët e Shqipërisë.

Ai është njëri prej atyre që rrinë gjithë ditën në pluhur, vapë apo shi; thithin në mushkëri dioksid karboni, dhe u duhet të durojnë edhe abuzimet e ‘muslimëve’ të kësaj shoqërie arrogante.

Dukej e rehatshme makina e Muslimit, nga druri i përpunuar ngjyrëarre që i mbështillte timonin.

Sa ç’dukej në parehati polici me emrin Agron, të cilin duke e njohur, e di se një gjak i vinte e një i shkonte dhe uniforma e pengonte që të ‘prezantohej’ siç duhej me Muslimin.

Ka shumë policë që durojnë abuzime rrugëve të Shqipërisë, nga të ngjashmit e Muslimit: Kryetarë partish dhe drejtorë partish, zëvendës ministrash dhe dashnore ministrash.

Nuk e meritojnë. Ata janë nëpunës të këtij shteti, edhe kur shteti kthehet në pushtet abuziv.

Myslim Murrizi, ndoshta ka qenë i provokuar, por ne nuk e dimë këtë, sepse në videon që ai vetë ka xhiruar, është ai në shkelje dhe askush tjetër.

Ai duhet t’i kërkojë falje policit Agron dhe të ngrejë zërin kundër shefave të tij që mund të jenë të drogës, të hurit e të litarit.

Por, nuk është e ndershme që inatin me sistemin, ministrin apo qeverinë t’a nxjerrësh me policin e parë rrugor që është duke bërë punën.

Lulzim Basha, që i ka mbledhur njerëzit në shesh për Republikën e re, edhe si ish- ministër i Brendshëm, edhe i këtij polici e të gjithë policëve, duhet të bëjë një gjest e ‘të tërheqë Muslimin’, që ne ta kuptojmë se Republika është e re dhe ‘muslimët’ e vjetër”, shkruan Lela.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

32 komente në “Alfred Lela: Ja kush është polici që u fye nga kreu i PD-së. Lulzim Basha, tërhiq “muslimët””

  1. Qytetar says:

    Na mbushe mendjen o Alfred Lela.Ju jini te gjithe murriz ndaj zhdukuni bashk me republiken e re te murrizve.Bajga

    1. may says:

      Po ti Alfred mendon se Basha dhe Berisha dine te bejne Republike te re, apo bashke me ty ? KURRE keta dy njerez nuk mund te bejne mire per kete vend dhe popull, faktet jane shume, krime vrasje mbas shpine te njerezve te tyre te PD-se, vjedhje parash te tatimpaguesve, berje pale me antishqiptaret matane kufijve tane, shkelje kushtetute, fjalor rrugacerie qe nxjerrin cdo dite nga cadra qe pretendojne ta bejne republike te re ? Ne vend tjeter te Europes apo edhe ne disa vende te Afrikes ku ka drejtesi, keta dy sharlatane do te ishin ne burg sot jo te Cadra , Dine keta te kerkojne falje dhe per ke per policet e mire te ketij vendi, qe u bene te mire me Rilindjen,

  2. albi says:

    Jo mer Lele jo, mos e mbyll duke shkruar se ky Myslimi e paska inatin me qeverine dhe ja paska nxjerre policit. Thuaji gjerat troc sic jane, se syte ne balle e veshet ne vend i kane te gjithe. Ky Myslimi eshte nje derr si shume derra te tjere qe PD jo vetem i mbledh, por dhe i kultivon. Jane shtylla kurrizore e PD dhe jane shtresa e njerezve qe ne PD kane gjetur “realizimin e vetvetes”. E di qe si zakonisht justifikimi jot do jete qe te tille njerez ka dhe ne palen tjeter, po ja qe relativizimi nuk pi uje, sepse keta te PD na dalin dore per dore ne siperfaqe….

  3. koha jone says:

    Basha, duhet me pare te terhiqet vete ,per fjalorin e tij te ulet ,pas tij dhe shume si ky monstra e Lushnjes,qe eshte mesuar nga rrumpalla e Berushes

  4. Kanina e Ismailit says:

    AGRON VOGA ,TE UROJE SHENDET DHE TE MIRA NE JETE PER PROFESJONALIZMIN TEND NE DETYREN QE USHTRON.AGRON MOS HARRO SE KE MBAS VETES SHQIPTARET E NDERSHEM DHE ATA QE JA DUAN TE MIREN ATDHEUT TE TYRE!..NDIHEMI KRENARE ME NJEREZ SI TY I NDERUAR AGRON..

  5. ola says:

    Shyqyr qe the nje gje te sakt o Alfred po ne si shoqeri ta kemi vene emrin si ufo ne paraqitje,si duket eshte pasyrim i shpirtit

  6. jon says:

    ju jeni mut e shurre mor lela,luli,rruli,….nuk behet rep.re me bajga te thata,25-vjet……

  7. a says:

    Murriz kafsha duhet te provoje te sillet njehere keshtu ne te parin vend europian qe te jete dhe e shikon sa i vlen lekura,ja ven tyten e revoles ne balle polici dhe e plas aty ku te shesi dhe breket per te dale…plehra.plehra.plehra..turp per postin qe mban dhe per njerezit qe perfaqson

  8. Hajdarii says:

    O Murrizo posi shkon dhe nxjerr Mu… n qe bere ne internet, nuk te dija qaj deficent.
    Hahahaha sa here qe te shoh fytyren tani me vjen per te qeshur.

  9. Rrushi says:

    Kjo eshte policia qe krijoi SAimir Tahiri bravoooooo jo vetem Myslymit por te gjitheve si Myslymi duhet te marrin ate qe meritojne e te thyhet miti i te paprekshmit.

  10. Kris says:

    Te ishte ketu ne Amerike ky i PD-se dhe do ta shikonte se sa i vlente lekura!

  11. Dajti USA says:

    Ky Lela nuk ka ndryshim nga Murrizi, i vetmi ndryshim eshte se i thote gjerat qete(me helme)kurse ky hajvani i Lushnjes bertet.Shikojeni ku e nxjer koken neperka me emrin Lela,Murrizi thote hajvani me dy kembe i Saliut mund te jete provokuar…

  12. Ollga Toronto says:

    Ky Murrizi me emrin Alfred Lela na cane mender bythen cdo jave duke mbrojtur Saliun dhe Murrizet e tij…

  13. Tironsi says:

    Dhe laluc edhe Myslym, idiot me oferte !
    Po ça ti besh policit qe e kane edukuar te sillet si njeri kur ka unoforme, se e kishte pa Myslymi b*then e viçit nga kishte dale!
    Rrace e poshter Myslymash qe vetem me dajak marrin vesh! Ptuuuu!

  14. Myslymi sic ka emrin eshte nje mysliman i cadres qe nuk po vjedh dot si me pare kur ishte ne fuqi pd komuniste. Djali fshatar i cermes i biri traktoristit qe pretendon se ka formuar pd para cakohesh ankohesh se i eshte ngren haku dhe ishte shmangur nga sigurimsat qe i serviloseshin salehut dhe lulushit
    Dhe kohet e fundit kamare si pushka jevgut duke share qeverin dhe sidomos Ngjelen qe mbron me fanatizem vetingun
    Me sa duket ka ngrene edhe ky ndonje garuzhde me sup te prishur
    Lela qe na eshte edhe amerikan duhet tu shpjegoj cadristave se cdo ti ndodhte dikushit ne amerke po te sillej si ky fshatar qe ska per tu gdhendur ndonjeher. Dhe fatkeqesia eshte se te gjithe cadristat jane ne nivelin e myslimeve. Krahasoni fjalorin e salehut me te myslimave.

  15. Alban 2017- says:

    Shkrimi shume i holle per tu kuptuar nga Muslymat dhe nga Murrizat z gazetar. Fatkeqesisht Iliria e Agronit eshte bere Albanistani i Muslymave dhe Sali-ve.

  16. ermali says:

    Me të tillë PLERASH si MYSLI MURRIZI Lushnjës është PD e BANDITËVE =Sali dhe Lulzim Basha !?

  17. racionali says:

    Alfred,Myslymi nuk beri gje tjeter me teper se cberi deputetja Albina Deda.Keta te PD-se jane te gjithe njelloj,pasi marrin zemer nga Kryekrimineli Berisha -Bisha -Basha.Po te njejten tha Berisha dje, njelloj si Myslymi ,po te njejten tha Basha para dy javeve tek cadra e rakise,po te njejten beni edhe ju qe perpiqeni te amnistoni kriminelet.Kur sot ne obobozite shikoni se cfare bejne ,po ne kryeministri me garden ………!!!!???? Ke mbaruar dhe ne Amerike ti lela – lela – lela – lela jeni te gjithe per tu futur te gjithe ne nje kazan.Edhe dicka tjeter Al – fredo tek (filmi Kumbari) mos ta degjoj me ate zgjedhjet ne Diber, duke aluduar se u blene !!!???? Po ne qytetet metropole Tirane – Durres -Korce – Elbasan – Shkoder – Vlore – Fier – Berat ……….cfare thua u blene !!!????? Po si mund te blihet nje popull more legen.Po me parullen e PD- se Vizion 2000, po me leket e Sudes , Vefes ….leket e pastra ,si thua u blene apo nuk u blene !!!??? Nuk guxon ti permendesh nje here emrin Kryekriminelit Berisha Al – Fredo.Jeni thjesht qelbesirat e kazanit.Ed Rama do tju veje perpara , legena

  18. agim says:

    bravo, aresyetim i goditur
    agim

  19. Bogova USA says:

    Keta Murrizet si Lela,Shkullaket,Ballinjt,Gjekmarkagjonet,Cupet,Peket,Canet,Fevzinjt,etj,veprojne cdo dite si kryemurrizi Sali Krimineli,vetem mashtrojne,dhe sa me shume genjeshtra te thone aqe me shume firon partia e bashibozhukeve me emrin PD.

  20. Zigur says:

    Ikni o parti e felliqesirave, kope plaçkitesish, rrace kafshesh, shpellaresh e talebanesh

  21. Lennard says:

    Z.Lela mos e shiko ceket Problemin.Myslim Zagari ka kopjue Sale Serbin dhe Lul-Hajdutin ne menyren e te shprehurit dhe perfaqeson Cadren ne Bulevard.

  22. BRUKSELI says:

    PO TE ISHA UNE NE VEND TE POLIC AGRONIT MUTLYMI I LUL SAL HALE VICIDOLIT DO KISHTE TE TRETAT SOT.PO PO E SAL HALJA E LYL PEDEJA DO ISHIN ME ARKIVOLIN E MUTLUMIT PARA KRYE MINISTRISE.(TEMA TE LUTEM¨POSTOJE KOMENTIN).

  23. pronari says:

    Eshte humbje kohe te diskutosh per lopcarin Myslim.Ku e gjeti kulturen Limo derdimeni duke ndenjur me lopen apo duke i cuar pula e vica neper shtepite e pushtetareve per te zene nje karrige. Dhe cuditerisht tani i duket vetja si udheheqes shteti.Aq i marre eshte sa regjistron veten e tij duke shkelur ligjet. Shkoni ne fshatin Sulezotaj te njiheni nga afer me historite e lopcarit Muslim.

  24. 9 Maj 1945 says:

    Murrizet jane Sali Hajdaret dhe Azem Berishet e Lulezim Palokes. Rrace e poshter qe tolerohen nga komandanti i legjionit te nderit Edvin Kristaq Rama qe ben trimin me fukarenjte e ketij vendi dhe i ben fresk cadres se SHQUPit

  25. Dritani USA says:

    Lyli dhe murrizet e tij kujtojne se pushteti merret me kercenime dhe sharje,kete pune bejne dhe murrizet e analizave neper studiot televizive,keta mjerane kujtojne se duke kercenuar dhe mashtruar do bejne popullin per vete,rasat jo vetem i poshter por dhe budallenje.

  26. fredi guri says:

    parti enver jemi gati kudoher

  27. Mondi says:

    A.Lela,ja ke fut kot plako,jam dashamires i yti.Ca pune ka polici qe komunikon me nje qytetar,kur e kap me nje shkelje i vendos gjoben dhe iken ne heshtje me nje sjellje te ftohte.Polici yne ndoshta jo i mirearsimuar dhe pa etike se i mungon kultura e komunikimit fillon te ben filizofi kur te ndalon sikur flet me cunat e Lacit,Shijakut apo te Tepelenes,mua me bezdis kjo se e kuptoj me te paren qe ky polici ngaterron fiziken me kimine dhe gjuhen me psikologjine si polici juaj,Lela.

  28. Ollga Toronto says:

    Alfred Lela eshte nje Murriz ne llojin e vet,ai cdo dite mbrone dhe edukon Murrizet,detyre qe ja ka ngarkuar kryemurrizi Sali Krimineli.

  29. Asus says:

    Shkrimi Alfred Leles eshte mjaft qytetar. AI eshte per respektimin e ligjit dhe njerezve te ligjit nga kushdo. Per me teper, qe i ka kerkuar Bashes te mbaj qendrim ndaj Murrizit e kjo eshte per tu pershendetur. Eshte nga te paktet raste ne PD qe dikush shpreh publikisht mendimin personal kunder nje anetari te partise se vet duke Ju drejtuar dhe kryetarit te partise. Si qytetar e vlersoje dhe e mbeshtese..

  30. Jimi says:

    Mire moj Lule “republiken e re” e morrem vesh, por nuk po gjejme dote republiken e vjeter?

  31. Arben says:

    Nuk e do njeri ne Lushnje kete murriz fshatarin se eshte injorant .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *