Basha s’tërhiqet, i kundërvihet dhe apelit të Hahn: E vetmja rrugëdalje, qeveria teknike

31 Mars 2017, 11:28Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, u takua me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn.

Gjatë takimit me komisionerin për Zgjerimin, Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se “e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama”.

Po ashtu, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, Basha në takimin me Hahn theksoi se “qeveria teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut”.

Gjithashtu, Basha takoi edhe kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i standardeve për zgjedhjet.

Basha u shpreh se në kushtet aktuale të krimit, drogës dhe parave të narkotrafikut me lidhje qeveritare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, sipas njoftimit të PD u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

‘Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara’, tha Basha. Në të gjitha takimet, kryetari i opozitës ka theksuar se beteja në Tiranë bëhet për standardet dhe vlerat e Europes dhe Bashkimit Europian, ne themel të së cilave janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

2 komente në “Basha s’tërhiqet, i kundërvihet dhe apelit të Hahn: E vetmja rrugëdalje, qeveria teknike”

  1. tomsojeri says:

    More karagjoz i ndyr qe ske din e ske iman more te q….a ,por as kte se meriton mor i paftyr anti shqiptar historik, qe bashk me mendorin tend ja keni kaluar cdo tradhtie me dimensione gjithesie ne kte fush e doni varur mu ne mes te Tiranes, mor qelbesira ,qe spo keni ma faj ju, por shqiptaret qe ju shohin e ju durojn !Genjeni, mashtroni ,shpifni,intrigoni brenda e jasht kufijve ,vidhni e vrisni pa ju skuqur faqja or bandit, pjell e satanait ! Kur do vi ajo dit te villni, cka i keni ber ktyre shqiptarev e ktij Kombi ,kur do vij, qe tju peshtyjm ne surrat e tju xhveshim si ne kohen e inkuizicionit pa pik meshire ashtu si nuk ju dhimbset ky popull i vuajtur te cilin po e shtypni ,e akoma ju duron ! Ftuuuuuuuuuu rrac krimbash haleje ,te neveritshem qe terhiqeni zvarr siper mekateve mal Himalaje !Si ju durojm xhanem si ! E dini cju pret e ndaj spo kurseni paturpesin ne grad te fundit e jeni bashku nen flamurin PD, qe ti shpetoni ndeshkimit ! Po perpeliteni rrugeve , rrugicave e katakombeve, duke thirrur si hiena qe po e mbyt pithoni e sdini kujt e si ti kerkoni ndihm tju shpetoj …..Qofshi mallkuar nder breza ……….

  2. Edi NYC/USA says:

    Moooosssssss more Lulush se do leshë vehten pa imunitetin e deputetit po nuk hyre në zgjedhje. Mos se lë pa mbrojtje e merr në qafë vetveten si dhe KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTARE (KOSS) po nuk hyre në zgjedhje mor lapanjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje